Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Meta: Zgjedhjet, perballe PD-PS

07.09.2008 00:03 Politike - Burimi: Koha Jone Politike


E Diele, 07 Shtator 2008

TIRANE - Meta sulmon ashper kreun socialist, Rama ne gjashte vjetorin e krijimit te LSI. Me tone te larta, kreu i partise dyte opozitare nuk ka munguar te shprehet se ne zgjedhjet e ardhshme qe do te zhvillohen ne qershor te vitit 2009 ai jo vetem do te dale vetem, por do te pozicionohet perballe dy partive te medha, PD e PS. "Me nje pafytyresi bajate dhe ne menyre qesharake, kryetari i PS, duke u perpjekur te fshihet pas fustanit te Mimit, perdor te njejten retorike armiqesore ndaj LSI-se, si ne 2005-en, vetem e vetem se LSI ka deklaruar se, perderisa nje force politike, si PS prish marreveshjen, prish koalicionin, LSI do te konkurroje jo vetem perballe Sali Berishes, ne radhe te pare, por edhe kujtdo tjeter permes nje Koalicioni te ri, sikurse eshte "E majta per Integrim", ka deklaruar Meta. Duke paralajmeruar ne kete menyre se tashme fushata e tij elektorale do te jete e perqendruar perballe dy lidereve te dy partive te medha Berisha e Rama. Ai nuk ka munguar te akuzoje Ramen se eshte bere partner me Berishen per te perfituar padrejtesisht nga sistemi zgjedhor, duke shitur principet dhe moralin, por njekohesisht edhe duke prishur marreveshjen e 5 partive opozitare, te nenshkruar ne pranveren e vitit 2006, e cila si ceshtje te pare kishte pikerisht bashkepunimin e opozites per Reformen Zgjedhore. Nderkohe ai ka nenvizuar faktin se LSI nuk pranoi te behej pjese e kesaj shpikjeje te koalicioneve te perbera dhe pazareve me presje dhjetore, gje qe ka sjelle dhe nervozizmin e ketij dueti. Por sulmet e Metes nuk kane reshtur ne drejtim te kreut socialist Rama, duke paralajmeruar ne kete menyre se tabela e madhe e "qitjes" ne kete fushate do te jete pikerisht ai. Kreu i LSI akuzoi liderin socialist se ka qene ai qe ka shkaktuar dhe humbjen e zgjedhjeve te PS ne korrik te vitit 2005. Sipas tij, LSI doli hapur dhe mori votat e veta ne nje konkurrim te drejtperdrejte, nderkohe qe ka qene Rama ai qe duke qene brenda PS i humbi asaj disa mandate deputetesh. "Ti u solle ne menyre me te pandershme me PS, sepse jo vetem tinezisht nxite shume grupime, gjoja te pavarura, por qe po dalin qe jane te varura koke e kembe nga bashkia e Tiranes sot, kunder qeverise Nano, jo per te luftuar korrupsionin e asaj qeverie, por thjesht per te sjelle humbjen e asaj partie, largimin e atij kryetari dhe per te kapur me pas Partine Socialiste, ashtu sikurse ndodhi", ka deklaruar Meta. Sipas tij, Edi Rama, beri qe te humbase ish-sekretari socialist i PS, Dibra nderkohe qe rivali i tij tashme eshte ne strukturat drejtuese te PS. Por nga ana tjeter, Meta i ka kujtuar Rames dhe shkurtin e vitit 2007, ku sipas tij, u desh shume pune per ta nxjerre nga vrima ku ishte fshehur dhe per ta shpetuar nga ekzili ne Paris.




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare