Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Milo-Ceka, bisedime pėr Polin e Tretė

27.08.2008 12:04 Politike - Burimi: Panorama Politike

• E majta vazhdon intensivisht takimet e saj nė lidhje me koalicionet e ardhshme parazgjedhore. 

Aristir Lumezi

Dje kreu i PDS-sė, Paskal Milo dhe kryealeancisti Neritan Ceka, nė njė takim informal kanė ndarė pikėpamjet nė lidhje me pozicionimin e tyre pas pėrfundimit tė Kodit tė ri Zgjedhor. Gjatė takimit mėsohet se bashkėbiseduesit kanė paraqitur opsionet e tyre rreth koalicioneve tė ardhshme, tė cilat nė varėsi dhe tė vullnetit politik pėr bashkėpunim nga partitė e mėdha, do tė pėrcaktojnė vendosjen e partive. Pas ftesės sė bėrė edhe kryetarit tė PSD-sė, Skėnder Gjinushi, Milo pritet tė ndajė sot opsionet e tij nė lidhje me bashkėpunimin e ardhshėm opozitar, por dhe mundėsinė e njė poli tė tretė. Kreu i PDS-sė shoqėrohej dje nė takimin me Cekėn nga sekretari politik i kėsaj partie, Artur Duēkallari, ndėrsa kryealeancisti kishte nė krah tė tij nėnkryetarin, Arben Demeti. Mėsohet se Ceka ka vlerėsuar suksesin e deritanishėm tė koalicionit “E majta pėr Integrim”, i cili doli fitues nė zgjedhjet e pjesshme tė Kasharit pėr kryetarin e komunės, duke lėnė pas kandidatin e Partisė Socialiste. Por ai nuk ka mohuar edhe ofertėn qė e djathta dhe vetė Kryeministri Berisha i ka bėrė atij pėr t’iu bashkuar kėtij grupimi. Por kryealeancisti nuk pėrjashton dhe mundėsinė e pozicionimit tė PAD-sė nė njė pol tė tretė, i cili do tė pėrbėhet nga tė gjitha partitė e majta, pėrveē PS-sė. Tė gjitha opsionet pėr kryealeancistin janė tė hapura, pėrveē bashkėpunimit me Partinė Socialiste. “Marrėveshja me PS-nė ėshtė pothuajse e pamundur nė momentet kur nė krye tė saj ėshtė njė njeri qė nuk mban fjalėn. Qė shkel atė qė ka firmosur, jo atė qė do tė thotė. Nuk na mbetet ne tė ruajmė moralin nė politikė. Politika ėshtė e hapur. Pėrvoja e fundit e Kasharit tregoi se politika ka interes pėr njė pol tė tretė. Ēdo gjė do varet nga Kodi. Ndoshta Kodi na lejon tė dalim edhe vetėm. Pėrvoja e deritanishme me LSI-nė ka qenė e mirė. Por gjithēka do varet nga negociatat”, tha Ceka. Kreu i PAD-sė duke komentuar dhe mundėsinė e bashkimit tė tij me tė PD-nė, u shpreh se pėr njė ide tė tillė ėshtė ende herėt. “Ende nuk ka zgjedhur formėn e bashkėpunimit me ish-partinė, nėse nevoja pėr ekzistencė do tė diktojė shkrirje ose konfederatė. Nuk jemi futur nė kėto ujėra. Natyrisht qė Pollo ėshtė shumė i avancuar duke riformuar PD-nė e ‘91-‘92, nuk jemi futur fare nė kėto ujėra. Nuk jemi futur as nė planet e konfederatave as tė majta, as tė djathta. Ėshtė njė ēėshtje qė i takon kohės dhe qė do ngrihet pas 2009-ės, ku do verifikohen qoftė partitė e mėdha, qoftė ato qė janė ekzistuese sot”, u shpreh Ceka. Ndėrkohė, ideatori i kėtij takimi, Paskal Milo, mbėshteti idenė e tij tė shprehur dhe mė parė pėr tė pėrcaktuar pozicionimin e partisė sė tij pas pėrfundimit tė Kodit Zgjedhor. “Kemi tė njėjtin mendim se koalicionet do tė vendosen pas miratimit tė Kodit Zgjedhor. Jemi tė hapur tė bashkėpunojmė me tė gjithė ata qė na konsiderojnė partnerė dhe qė duan tė bashkėpunojnė me ne me njė frymė tė re dhe tė ndershme”, u shpreh Milo. Kreu i PDS-sė nuk ka mohuar partneritetin e suksesshėm me LSI-nė dhe mundėsinė e bashkėpunimit me tė dhe nė tė ardhmen mbi bazėn e njė marrėveshje tė shkruar. “Vazhdojmė ta konsiderojmė LSI-nė njė partner serioz dhe jemi tė gatshėm tė bashkėpunojmė nė interes tė PDS-sė, por asnjė koalicion nuk mund tė ekzistojė pa njė marrėveshje tė shkruar”, tha Milo.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare