Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Ministria e Jashtme: Moska tė rishikojė vendimin

29.08.2008 12:07 Politike - Burimi: Shekulli Politike

Ministria e Jashtme i bashkohet qėndrimit tė vendeve tė tjera lidhur me njohjen e Abkhazisė dhe Osetise sė Jugut

TIRANĖ- Ministria e Punėve tė Jashtme ka dėnuar dje pėrmes njė deklarate zyrtare vendimin e Rusisė pėr njohjen e pavarėsisė tė dy rajoneve tė Gjeorgjisė, Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut. Nė deklaratėn e saj, Ministria e Jashtme e konsideron kėtė hap ”tė pajustifikueshėm, tė papranueshėm dhe nė kundėrshtim tė plotė me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe me rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, tė votuara edhe nga vetė Rusia”. Pikėrisht pėr kėtė arsye, Ministria e Punėve tė Jashtme argumenton se nuk mund te hiqet asnjė paralele midis Kosovės dhe rajoneve tė Gjeorgjisė, Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut. ”Argumente tė panumėrta historike, shkencore e juridike dėshmojnė se rasti i Kosovės ėshtė unik dhe zgjidhja e zbatuar pėr tė ėshtė unike. Si i tillė, ai nuk shėrben e as nuk mund tė shėrbejė si model pėr zgjidhjen e konflikteve tė tjera as nė rajon, as jashtė tij”, - thuhet nė deklaratėn e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme. Diplomacia shqiptare shpreh mbėshtetjen e plotė pėr integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisė dhe i bashkohet thirrjes drejtuar Moskės zyrtare qė nė mbėshtetje tė tė drejtės ndėrkombėtare dhe parimeve themelore tė sigurisė europiane, tė rishikojė vendimin e saj pėr njohjen e Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut, pasi vetėm kėshtu i kontribuohet paqes dhe stabilitetit nė rajon e mė gjerė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare