Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Nard Ndoka: PD po degradon nė stalinizėm

27.08.2008 12:11 Politike - Burimi: Shekulli Politike

Kryetari i PDK-sė flet pėr marrėdhėniet e PD-sė me aleatėt, rikonfigurimin e sė djathtės dhe pėr tė rikthyerit nė PD

Z. Ndoka qė prej mbledhjes sė fundit tė Kėshillit Kombėtar, PDK ka vendosur qė tė jetė parti e qendrės sė djathtė, megjithatė ende nuk ka njė qėndrim konkret qė prej largimit tė saj nga qeveria, nėse vazhdon ose jo tė jetė pjesė e koalicionit qeverisės....

Partia Demokristiane ėshtė parti e qendrės sė djathtė, madje e vetmja parti realisht e tillė nė spektrin politik shqiptar. Bazuar kjo nė qėndrimet tona, ndaj pronės, ndaj tregut, ndaj taksave, ndaj tė drejtave tė njeriut, ndaj rehabilitimit dhe dėmshpėrblimit tė ish tė dėnuarve politikė, ndaj dėnimit tė krimeve tė kryera nga komunizmi, ndaj hapjes sė dosjeve etj, etj. Qėndrimi ynė nė mazhorancė ose jo nuk ka tė bėjė vetėm me pjesėmarrjen direkte nė qeveri. Ka mėnyra nga mė tė ndryshmet qė njė parti mund ta bėjnė pjesė nė njė mazhorancė. Rezervat qė ne kemi nė funksionimin e mazhorancės sė sotme, defektet e saj, pasojat, ne i kemi publike dhe do tė vazhdojmė t’i bėjmė. Qėndrimi i grupit parlamentar tė PDK-sė nė kuvend ka qenė kritik nė shumicėn e rasteve, ku PD-ja ka vepruar nė mėnyrė tė njėanshme dhe gabim sipas gjykimit tonė, ēfarė nuk i ka pėlqyer lidershipit tė PD-sė! Ne do vazhdojmė tė jemi pjesė e kėsaj mazhorance, duke kėrkuar rregulla tė qarta nė koalicion dhe diskutime paraprake pėr nisma tė rėndėsishme politike dhe parlamentare. Gjithmonė me shpresėn se lidershipi i PD-sė do tė ēlirohet nga ankthi i Gėrdecit dhe metodat diversioniste qė ajo ka pėrdorur ndaj demokristianeve. Ne besojmė se ėshtė nė tė mirėn e kėsaj mazhorance tė bashkėpunojė me PDK-nė, tė pėrfitojė prej vlerave tė saj, tė reflektojė ndaj standardeve politike qė kjo parti i ka pjesė tė qenėsishme tė programit dhe veprimtarisė sė saj tė pėrditshme. Njė mazhorancė me vlera demokristiane do t’i hapte rrugėn ndėrtimit tė Shqipėrisė europiane dhe natyrshėm edhe integrimin e saj tė shpejtė nė familjen e popujve europianė. Por me sa duket njė pjesė e kėsaj mazhorance, tė paktėn pėrkohėsisht, u ka shpallur luftė vlerave kristiane. Kjo pėr ne ėshtė e papranueshme dhe pėr shqiptarėt ėshtė e dėmshme, madje e rrezikshme.

Z. Ndoka po flitet prej kohėsh pėr disa formula pėr rikonfigurimin e sė djathtės, konkretisht pėr shkrirje tė disa partive, krijimin e njė konfederate dhe sė fundmi edhe pėr njė koalicion tė pėrbėrė. Nė cilėn prej kėtyre hipotezave tė hedhura e sheh veten PDK?

PD-ja ka pėrdorur njė strategji tė qartė pėr dobėsimin e aleatėve tė vet gjate kėtyre viteve dhe me shumicėn e tyre e ka arritur njė gjė tė tillė. PDR-ja po shkrihet fare dhe shumė pak do tė shkojnė me PD-ne, PAA e Xhuvelit nga kalimi i ”ylberit” nga kampi i majtė nė tė djathtė tashmė rrezikon, partitė historike Legalitetin dhe Ballin i ka pėrēarė e shpėrbėrė me kohė, PR-ja ka qenė njė parti pothuajse e unifikuar me PD-ne, dhe Gėrdeci i ka ngjizur mė shumė. PDK-ja ėshtė e vetmja parti nga kampi i djathtė qė i rezistoi tė gjitha shantazheve dhe diversioneve tė bėra nga lidershipi i PD-se nė mėnyrė konstante gjatė kėtyre viteve. Tashme PD-ja prishi edhe marrėveshjen nė mėnyrė tė njėanshme duke dalė nė mėnyrė tė dukshme zbuluar para faktorit tė brendshėm dhe atij ndėrkombėtar. Kėto mekanizma tipike komuniste do tė kthehen nė bumerang pėr vetė PD-nė, pasi demokristianet po ndėrgjegjėsohen ēdo ditė e mė tepėr pėr prapaskenat qė ka pėrdorur PD-ja ndėr vite pėr tė dėmtuar alternativėn kristiane nė Shqipėri. Mjerimi i tyre politik tashme dihet. Ne jemi tė pėrgatitur pėr ēdo situatė nė marrėdhėniet me PD-nė, ashtu siē ende besojmė se do tė ketė njė ndryshim kursi nga lidershipi i PD-sė.Ne besojmė se PD, do tė fillojė tė vėshtrojė djathtas, tė nderojė djathtas, duke hequr dorė nga majtizmi i trashėguar qė herė-herė degradon deri nė stalinizėm. Nė kėtė parti ka elementė tė rinj, individė qė kanė kontribute pėr demokracinė, individė qė nuk mund tė mbahen peng nga klanet majtiste qė vitet e fundit e shtuan pushtetin e tyre nė kėtė parti, madje imponuan edhe devijimin e kursit tė saj politik nė shumė raste. PDK-ja ėshtė e hapur dhe e qartė nė vizionin e vet politik, nė dimė dhe mund tė falim nėse dikushreflekton. Shumė politikanė tė PD-sė mė kanė shprehur keqardhjen qė PDK-ja ėshtė jashtė qeverisjes, siē ma kanė shprehur edhe qindra e qindra demokratė nė tė gjithė Shqipėrinė.

Po flitet jo pak pėr mundėsinė e rikthimit tė Genc Pollos, Tritan Shehut apo edhe Neritan Cekės nė PD, figura kėto mjaft tė kontestuara dikur nga kryeministri Sali Berisha por edhe drejtues tė tjerė tė PD-sė. A keni ndonjė koment pėr kėtė lėvizje, nisur nga fakti se ju keni qenė njė ndėr tė larguarit bashkė me Pollon e disa tė tjerė nga strukturat e Partisė Demokratike?

Unė personalisht vėrej se nė PD nuk ka ndryshuar pothuajse asgjė nė demokratizimin e jetės sė saj politike. Ka pasur shumė pėrpjekje pėr demokratizimin e jetės sė brendshme tė kėsaj partie, por deri mė sot tė gjitha kanė dėshtuar. Kjo parti asnjėherė nuk arriti tė organizohej si njė institucion i mirėfilltė, ku anėtarėt janė tė barabartė nė tė drejta dhe nė mundėsi. Konkurrenca politike brenda kėsaj partie ka qene dhe vazhdon tė jetė e pamundur, ndėrkohė qė tė zgjedhurit vijnė nga listat e seleksionuara nga lart dhe pozicioni i tyre nė parti varet nga shkalla e besueshmėrisė dhe servilizmit tė tyre ndaj kryetarit tė partisė. Ndaj dhe nė kėtė parti nuk krijohen politikanė, por vetėm viktima.

Njė parti qė funksionon nė mėnyre tė tillė ėshtė e papranueshme pėr principet e mia politike. Ndėrkaq, unė jam kryetari i njė partie tjetėr, i partisė Demokristiane qė funksionon mbi parime krejt tė tjera, ku ēdo anėtar ndjehet i barabartė nė mundėsi dhe shanse dhe pikėrisht pėr kėtė ndjehet edhe i respektuar dhe i vlerėsuar. Pra, PDK ėshtė njė parti me njė alternative europiane e cila ka rezultuar e suksesshme nė shumė vende dhe mund tė themi me plot gojėn se demokristianėt dhe kristiandemokratėt kanė ndėrtuar Europėn e sotme. Kjo parti ėshtė krejt ndryshe nga partitė e tjera, nė Shqipėri, tė cilat vazhdojnė me programe hibride, tė kopjuara keq, sipas stilit tė vjetėr shqiptar.

Kthimi i disa politikanėve nė PD me tė vėrtetė ėshtė zgjedhje e tyre personale, por qė nuk e fsheh dot dėshtimin e tyre politik. Kjo me kujton anektodėn e vjetėr shumė domethėnėse tė qershive..., as kjo nuk ėshtė lagur, as kjo.., nė njė kohė qė tė gjitha ishin tė menderosura nga vetė ai...

A mendoni se mė kėtė qeveri tė riformatuar tashmė, mazhoranca mund tė fitojė zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Tepėr e dyshimtė, pasi nuk pati riformatim por pėrjashtim duke shkelur marrėveshjet politike dhe principet demokratike.

A duhet tė jetė sėrish kryeministri Sali Berisha figura kryesore qė duhet tė drejtojė fushatėn e ardhshme zgjedhore nė emėr tė koalicionit tė djathtė, me qėllim sigurimin enjė mandati tė dytė qeverisės?

Kjo do tė varėt nga koalicioni qė do tė krijohet pėrpara zgjedhjeve. Askush nuk ėshtė i pėrjetshėm si lider. E djathta ėshtė nė proces ringritjeje dhe unė besoj se vetėm ringritja e njė tė djathte tė vėrtetė i jep fund tranzicionit nė Shqipėri. Populli shqiptar nuk ėshtė popull i majtė, siē pretendojnė disa politikanė tė majtė qė lozin nėn flamuj tė djathtė. Shqiptarėt kanė vuajtur shtypjen e komunizmit, kanė rezistuar dhe janė persekutuar, e kanė pranuar regjimin nga halli, por asnjėherė nuk e kanė dashur, pėrveēse njė kaste tė vogėl tė kriminalizuar qė i shėrbente regjimit dhe pėrfitonte prej tij. Tė mos harrojmė se nė Shqipėri edhe partia komuniste nuk u krijua dot nga shqiptarėt, kaq e huaj ishte kjo ide pėr ta, sa u detyruan jugosllavet tė vinin e ta krijonin, e madje tė emėronin edhe sekretarin e parė e komandantin e pėrgjithshėm. Shqiptari ėshtė i djathtė se respekton pronėn private, e konsideron atė tė shenjtė, beson te tregu i lirė, respekton vlerat njerėzore, beson te Zoti dhe ndjehet krenar pėr identitetin e tij shqiptar dhe europian. Pikėrisht pėr kėtė unė them se e djathta ka njė tė ardhme tė sigurt politike dhe ka pėrgjegjėsinė pėr ndėrtimin e Shqipėrisė europiane.

PD po degradon nė stalinizėm

PD vepronme aleatėt si Parti Komuniste

PD s’krijon politikanė por viktima

Pozicioni i PDK-sė nė koalicionin qeverisės

Qėndrimi ynė nė mazhorancė ose jo nuk ka te bėjė vetėm me pjesėmarrjen direkte nė qeveri. Ka mėnyra nga mė tė ndryshmet qė njė parti mund ta bėjnė pjesė nė njė mazhorancė. Rezervat qė ne kemi nė funksionimin e mazhorancės sė sotme, defektet e saj, pasojat, ne i kemi publike dhe do tė vazhdojmė t’i bėjmė.

Qėndrimi i PD-sė ndaj aleatėve

PD-ja ka pėrdorur njė strategji tė qartė pėr dobėsimin e aleatėve tė vet gjate kėtyre viteve dhe me shumicėn e tyre e ka arritur njė gjė tė tillė. PDR-ja po shkrihet fare dhe shumė pak do tė shkojnė me PD-ne, PAA e Xhuvelit nga kalimi i ”ylberit” nga kampi i majtė nė tė djathtė tashmė rrezikon, partitė historike Legalitetin dhe Ballin i ka pėrēarė e shpėrbėrė me kohė, PR-ja ka qenė njė parti pothuajse e unifikuar me PD-nė, dhe Gėrdeci i ka ngjizur mė shumė

Pėr tė ardhmen e PD-sė

Ne besojmė se PD, do tė fillojė tė vėshtrojė djathtas, tė nderojė djathtas, duke hequr dorė nga majtizmi i trashėguar qė herė-herė degradon deri nė stalinizėm. Nė kėtė parti ka elementė tė rinj, individė qė kanė kontribute pėr demokracinė, individė qė nuk mund tė mbahen peng nga klanet majtiste qė vitet e fundit e shtuan pushtetin e tyre nė kėtė parti, madje imponuan edhe devijimin e kursit tė saj politik nė shumė raste.

Pėr demokratizimin e PD-sė

Unė personalisht vėrej se nė PD nuk ka ndryshuar pothuajse asgjė nė demokratizimin e jetės sė saj politike. Ka pasur shumė pėrpjekje pėr demokratizimin e jetės sė brendshme tė kėsaj partie, por deri mė sot tė gjitha kanė dėshtuar. Kjo parti asnjėherė nuk arriti tė organizohej si njė institucion i mirėfilltė, ku anėtarėt janė tė barabartė nė tė drejta dhe nė mundėsi. Konkurrenca politike brenda kėsaj partie ka qenė dhe vazhdon tė jetė e pamundur, ndėrkohė qė tė zgjedhurit vijnė nga listat e seleksionuara nga lart dhe pozicioni i tyre nė parti varet nga shkalla e besueshmėrisė dhe servilizmit tė tyre ndaj kryetarit tė partisė. Ndaj dhe nė kėtė parti nuk krijohen politikanė, por vetėm viktima.

Pėr kthimin e Pollos nė PD

Kthimi i disa politikanėve nė PD me tė vėrtetė ėshtė zgjedhje e tyre personale, por qė nuk e fsheh dot dėshtimin e tyre politik. Kjo mė kujton anektodėn e vjetėr shumė domethėnėse tė qershive..., as kjo nuk ėshtė lagur, as kjo.., nė njė kohe qė tė gjitha ishin tė menderosura nga vetė ai...

Titujt:

PD po degradon nė stalinizėm

PD vepronme aleatėt si Parti Komuniste

PD s’krijon politikanė por viktima



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare