Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Njeriu “hije” i Berishės, trafikant ndėrkombėtar armėsh

17.08.2008 00:03 Politike - Burimi: TemA Politike

Nga Tema

Nė redaksinė e gazetės “TemA” kanė ardhur shumė kėrkesa pėr ribotimin e shkrimit investigativ mbi Damir Fazlliē, sekser i qeverisė shqiptare, i pėrzier nė afera tė dyshimta financiare, trafik armėsh dhe me lidhje tė forta me njerėzit e botės sė krimit nė Ballkan. Pėr gjithė tė interesuarit redaksia po e riboton tė plotė gjithė kėtė dosje. Falėnderojmė lexuesit pėr interesin e madh



Trafiku i armėve qė kulmoi me shpėrthimin nė bazėn “fantazmė” tė Gėrdecit, ka lėnė disa gjurmė domethėnėse nė Bosnjė-Hercegovinė. Gazeta “TemA” ka mundur tė konsultojė burime tė mirinformuara, tė cilat kanė bėrė me dije se Bosnjė-Hercegovina ka qenė realisht streha dhe kėrthiza e gjithė operacioneve tė trafikimit tė armėve me bazė

Shqipėrinė. Disa muaj para dekonspirimit tė kėtij trafiku (si pasojė e shpėrthimit nė Gėrdec), disa agjenci tė inteligjencės kanė raportuar se ngarkesat me bazė Shqipėrinė nė pjesėn dėrrmuese tė tyre porositeshin nga Bosnjė-Hercegovina, ndėrsa

destinacionet kanė qenė kryesisht pėr nė vendet e Lindjes sė Mesme dhe tė Azisė. Nė trekėndėshin Shqipėri-Bosnjė-Destinacion, shėrbimet e huaja tė inteligjencės kanė spikatur praninė dhe kontaktet e vazhdueshme tė shtetasit boshnjak Damir

Fazlliē me aktorėt kryesorė kėtij trafiku. Qė prej vitit 2003, Fazlliē ka qenė njė ndėr biznesmenėt mė influentė nė Partinė Demokratike. “TemA” ka mėsuar se nė muajt nėntor-dhjetor 2007, njė personazh i shumėpėrfolur nė Shqipėri pėr trafikimin e armėve ėshtė shoqėruar nga autoritetet boshnjake nė komisariat fill pas njė kontakti qė ai kishte patur pak minuta mė parė mė shtetasin Fazlliē. “Autoritetet

boshnjake i ndaluan makinėn dhe e shoqėruan nė komisariat. Arsyeja qė iu paraqit atij pėr ndalimin ishte vulgare dhe 30-vjeēari u shoqėrua zyrtarisht pėr

mosrespektim tė sinjalistikės rrugore. Gjatė marrjes nė pyetje nė komisariat, ai u pyet nė lidhje me vizitat e shpeshta nė Bosnjė dhe pėr arsyet e kėtyre vizitave.

Vetėm pak ēaste para ndalimit dhe shoqėrimit tė tij, 30-vjeēari shqiptar kishte patur njė kontakt me shtetasin boshnjak Damir Fazlliē. Natyrisht qė autoritetet boshnjake kishin tė dhėna se dy personat kishin plane “tregtare” me njėri-tjetrin dhe shoqėrimi nė polici i shtetasit shqiptar ishte njė mesazh mė shumė sesa njė marrje nė pyetje”, - ka thėnė njė burim i lidhur me zhvillimet nė fjalė pėr “TemA”.


Implikimi i Fazlliē


Nė Shqipėri ėshtė folur dhe shkruar shumė pak (thuajse fare) pėr rolin dhe angazhimin e boshnjakut Fazlliē nė krah tė kryeministrit Berisha. Fazlliē u bė shumė aktiv nga mesi i vitit 2005 nė Shqipėri, ndėrsa u njoh me kreu e PD, Berisha, nė Uashington, ndėrsa ky i fundit shkoi tė lidhte marrėveshjen me kompaninė e lobingut BG&R. Roli i Fazlliē nė PD dhe nė marrėdhėnie me Berishėn mori njė tjetėr dimension, kur Fazlliē pas fitores sė PD filloi tė negociojė nė emėr tė pushtetit tė ri disa kontrata, ku pėrfshihen infrastruktura, energjia dhe Telekomi. Vetė Fazlliē ka qenė i angazhuar me kėtė firmė si pasojė e njohjes sė tij tė hershme me pėrfaqėsuesin ekzekutiv pėr Evropėn Juglindore (tė kompanisė BG&R). Fazlliē mė pas luajti njė rol misterioz nė prishjen e marrėveshjes sė BG&R me qeverinė e Kosovės lidhur me lobingun pėr pavarėsinė dhe kalimin e kėsaj kontrate me palėn serbe nė shenjė presioni. Ai u bė shkak pėr njė ēarje tė madhe brenda BG&R. Krahu ekzekutiv i Leni Grifer mbėshteti Fazlliē dhe iu afrua palės serbe pėr lobim, kurse njė pjesė e stafit tė BG&R qė kishin punuar me PD nė Shqipėri u larguan, pasi nuk pranuan qė nė tė njėjtin rajon tė punonin me tė dy palėt, dhe me serbėt, dhe me shqiptarėt. Nė kėtė histori Damir u lidh fort me Lulėzim Bashėn. Ai ishte njeriu qė e pėrkrahu nė emėr tė qeverisė shqiptare, hapi bashkė me kunatin e tij njė zyrė konsulence tė paregjistruar nė Tiranė dhe u bė sekseri kryesor i kontratave tė Ministrisė sė Transportit dhe Telekomunikacionit. Roli i Fazlliē si “ambasador” i lobingut pėr Partinė Demokratike u konfirmua, sidomos kur ai mundėsoi ardhjen e amerikanit Tom Ridge nė vitin 2006 nė Shqipėri si kėshilltar tė kryeministrit Berisha. Kjo lėvizje krijoi shumė sensacion nė atė kohė, pasi zoti Ridge mė parė kishte punuar si Sekretar i Sigurisė Kombėtare pranė presidentit amerikan, George Bush, fill pas sulmeve tė 11 shtatorit. Nga tė dhėnat e mbledhura rezulton se zoti Fazlliē ruan ende njė miqėsi tė fortė me kryeministrin Berisha, ndėrsa tė njėjtėn miqėsi ndajnė dhe dy fėmijėt e kryeministrit me z. Fazlliē. Fazlliē po ashtu ka luajtur njė rol misterioz nė zgjedhjet lokale nė Tiranė, nė vitin 2007. Lulėzim Basha, njeriu qė mbėshteste Fazlliē, ishte po ashtu i angazhuar seriozisht t’i shkaktonte humbje Sokol Olldashit, njeriut qė e shikonte si rival brenda PD dhe qė nė minutat e fundit i hapi udhė kandidimit tė tij pėr bashki, duke ruajtur veten nga njė garė qė mund tė dilte i humbur. Fazlliē qėndroi formalisht neutral, pasi shikonte qė Berisha e mbėshteste Olldashin, por nėn kėshillat e Bashės arriti tė prodhojė disa skema qė tė dėmtonin Olldashin. Disa njerėz afėr tij ēuan nė gazetėn “Shekulli” njė raport fals mbi lidhjet e Olldashit me grupe kriminale nė Shijak, qė ishte kryekėput njė shpifje dhe Fazlliē nuk i raportoi Berishės pėr kėtė. I njėjti njeri i afėrt i Fazlliē, i cili nė atė kohė ishte dhe kėshilltar i Berishės, provokoi disa shkrime te “Gazeta Shqiptare” dhe “Panorama”, nė tė cilat citoheshin sondazhe tė pabėra rreth gjendjes sė kandidatėve nė Tiranė. Fazlliē e vrojtonte kėtė luftė dhe mbėshteste idenė qė Bashės i duhej pastruar rruga drejt pushtetit, duke sabotuar fushatėn e Olldashit. Berisha, i paqartė pėr rolin e Fazlliē dhe i impresionuar nga disa truke propagandistike tė tij, i dha atij pushtet dhe konfidencė tė plotė nė gjithė pazaret e pushtetit, deri te tregtia e armėve.


Dėshmia e biznesmenit


Pėrveē “gjurmėve” qė ka lėnė nė kontaktimet e krerėve shqiptarė tė trafikut tė armėve nė Bosnjė, Fazlliē ėshtė bėrė objekt edhe i njė dėshmie publike tė njė biznesmeni serb (bosi i firmės “RUDNAP”), ku jo rastėsisht duket se pėrmendet dhe emri i mikut tė tij amerikan, Tom Ridge. Rreth gjashtė muaj mė parė, biznesmeni serb, Vojin Lazareviē, ka dėshmuar pėr njė televizion boshnjak lidhur me atė qė u etiketua si darka sekrete. Kjo dėshmi e Lazareviēit ka bėrė xhiron e botės pas hedhjes sė saj nė internet (nė adresėn: www.youtube.com/watch?v=uSGMOaNQ_Tk). Lazareviē ka pohuar se ka qenė nė shoqėrinė e pronarit tė restorantit, Farudin Radonica, kryeministrit federal tė Bosnjė-Hercegovinės, Nexhat Brankoviē, shefit tė policisė sekrete tė Bosnjės Almir Dzhuvo, lobistit amerikan, Tom Ridge dhe shtetasit boshnjak, Damir Fazlliē. I pyetur nga gazetarja e televizionit lidhur me kėtė takim, biznesmeni Lazareviē ka pohuar se nė kėtė darkė “u diskutua pėr mundėsinė e tregtimit tė armėve dhe pėr rishitjen e energjisė elektrike pėr Bosnjė-Hercegovinėn”, ndėrsa ka theksuar se sektori energjitik ėshtė fusha kryesore e operimit tė kompanisė sė tij. Dėshmia e biznesmenit Lazareviē pėrbėn njė komponent tė rėndėsishėm lidhur me fushėveprimin dhe aktivitetin e z. Fazlliē, ndėrsa statusi i kompanisė qė ai drejton duket se i jep njė dimension edhe mė serioz dėshmisė sė tij. Pozita gjeofinanciare e grupit “RUDNAP” ėshtė njė nga mė tė fuqishmet nė rajon. Lazareviē ėshtė bosi i kėsaj kompanie, e cila ka asete prej qindra miliona dollarėsh thuajse nė tė gjitha kontinentet. “RUDNAP” ka korrur fitime shumė tė mėdha qė prej viteve ‘90, ndėrsa pėrveē investimeve nė energjitikė, tregtinė e metaleve dhe real-estate, kjo firmė ka luajtur rolin e saj edhe nė tregtinė e armėve. Njė raport i ‘Amnesty International’ ka pėrmendur angazhimin e kėsaj firme nė dėrgimin e njė ngarkese me lėndė tė lėngshme ushtarake drejt Iranit nė vitin 1993. Por kjo firmė ėshtė listuar edhe nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė vitin 1999 si pjesė e kompanive qė do tė trajtoheshin me embargo si pasojė e rolit tė saj nė furnizimin dhe ndihmėn qė jepte ndaj qeverisė serbe gjatė konfliktit nė Kosovė.


Roli i Damir Fazlliē nė privatizimet strategjike nė Shqipėri


Pasi krijoi “mbėshtetjen e duhur ndėrkombėtare” pėr qeverinė e kryeministrit Berisha, Damir Fazlliē u bė shumė aktiv nė disa nga privatizimet dhe tenderat mė

tė mėdhenj tė Shqipėrisė nė tre vitet e fundit. Operacioni i tij i parė si “negociator” i kontratave ka qenė ndėrhyrja nė rinegocimin e shitjes sė kompanisė

shtetėrore “Albtelekom”. “TemA” ka mėsuar se Fazlliē ka qenė shumė aktiv nė rinegocimin e kėsaj kontrate me turqit, ndėrsa vetė kryeministri Berisha emėroi djalin e tij, Shkėlzenin, nė Drejtorinė Juridike tė “Albtelekom”-it, gjatė kohės sė tratativave. Por njė tjetėr ndėrhyrje po kaq e fuqishme e Damir Fazlliē ka qenė dhe bashkėpunimi i tij me ministrin Basha gjatė tenderimit dhe prokurimit pėr ndėrtimin e rrugės Rrėshen-Kalimash. Edhe nė kėtė marrėveshje Fazlliē ėshtė treguar aktiv dhe ka qenė aktiv. Gjatė gjithė kėsaj periudhe Fazlliē ka qėndruar nė Shqipėri, ndėrsa nga mesi i vitit 2007, ai filloi tė vinte gjithnjė e mė pak, ndonėse marrėdhėniet me “klikėn” shqiptare vazhdojnė tė jenė “tė ngrohta” edhe sot e kėsaj dite.



Miku boshnjak i Berishės, i lidhur me klanin e Zemunit


Damir Fazlliē, njeriu qė vitet e fundit ka qenė njė bashkėpunėtor i ngushtė i kryeministrit shqiptar dhe autor i ardhjes sė firmės lobiste BG&R dhe kėshilltarit amerikan, Tom Ridge, rezulton me njė dosje shumė voluminoze tė bashkėpunimeve tė tij me personazhe tė njohur tė botės sė krimit. Mediat mė serioze tė Bosnjė-Hercegovinės kanė raportuar lidhur me aktivitetin nė vite tė zotit Fazlliē, ndėrsa ai spikat nė njė lidhje shumė serioze me bazė Beogradin. Sipas mediave boshnjake, “Dani” dhe “Slobodna Bosnia”, Fazlliē sė bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes tė Bosnjės, Hasan Ēengiē, janė marrė nė pyetje pas tė dhėnave se ata mund tė kishin fshehur vrasėsin (Milorad Ulemek, “Legija”) e kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiē. “Autoritetet serbe i kėrkuan zyrtarėve boshnjakė qė tė merrnin nė pyetje Hasan Ēengiē dhe Damir Fazlliē lidhur me dijeninė qė ata mund tė kishin pėr vendndodhjen e komandant Legijės. Autoritetet serbe kishin tė dhėna se Legija fshihej nė Bosnjė pas atentatit qė ai i organizoi kryeministrit serb, ndėrsa shtetasit boshnjak, Damir Fazlliē, iu gjetėn nė telefon numri i komandantit tė kėrkuar, Legija, por edhe numri i vetė kryeministrit tė vrarė”, - raportonin gazetat boshnjake nė vitin 2003.


Klani i Zemunit


Autoritetet serbe ishin tė sigurta se Fazlliē mund tė kishte gisht nė fshehjen e komandantit “Legija”, duke qenė se ai kishte njė marrėdhėnie shumė tė ngushtė me tė. “Kur Fazlliē mendoi tė ndėrhynte nė privatizimin e njė fabrike duhani nė Serbi, bosi serb i cigareve nė Ballkan, Stanko Subotiē, i acaroi shumė marrėdhėniet me Fazlliē. I frikėsuar Fazlliē i kėrkoi ndihmė komandantit “Legija”, i cili ndėrhyri dhe e zgjidhi problemin mes tyre”, -shkruanin asokohe gazetat boshnjake, tė cilat iu referoheshin burimeve policore. Nė vitin 2003 shefi i policisė sekrete tė Bosnjės, Almir Dzhuvo, nė njė raport konfidencial (qė mė pas u botua nė mediat boshnjake), pretendonte se Fazlliē kishte lidhje tė fuqishme me klanin e Zemunit (rrethi i biznesmenėve dhe ushtarakėve qė rrethonin Millosheviēin), ndėrsa katėr vite mė vonė (2007), duket se Fazlliē i zgjidhi problemet e veta, pasi biznesmeni serb, Vojin Lazareviē, konfirmoi takimin qė kishte bėrė me Fazlliē, si dhe me shefin e policisė sekrete dhe personazhe tė tjerė, ku ishte folur pėr armėt dhe investimet nė energjitikė.


E kaluara e “sekserit tė Ballkanit”, Damir Fazlliē


Damir Fazlliē ėshtė lindur nė vitin 1975 nė Vishegrad. Sipas gazetės “Slobodna Bosnia”, nė vitet ‘90 ai emigroi me familjen nė Londėr, ku u vu nė kontakt mė pas edhe me Xhorxh Barsbi-n, njė agjent londinez i MI6-ės, i cili mė pas u vendos nė Ambasadėn e Mbretėrisė sė Bashkuar nė Beograd. Sipas kėsaj gazete, Fazlliē i shfrytėzoi lidhjet e tij angleze pėr tė fituar miqėsinė e njerėzve tė pushtetshėm nė Beograd si Vuk Jeremiē apo Boris Tadiē. “Njė prej arritjeve tė tij tė para si njė pėrkthyes nė moshė tė re, ishte shitja e Telekomit serb dhe e kompanisė “NATWEST”, ndėrsa negociatat u kryesuan nga ish-Sekretari anglez pėr Marrėdhėniet me Jashtė, Dagllas Hėrd. Aktualisht, Fazlliē ėshtė nė Bosnjė-Hercegovinė dhe ėshtė lidhur fuqishėm si ndėrmjetės pėr tregtinė e armėve”, - shkruante “Slobodna Bosnia” nė vitin 2005. Mė tej kjo gazetė ka paraqitur edhe tė dhėna tė tjera lidhur me njė numėr tė madh operacionesh financiare, ku Fazlliē ka lėnė gjurmėt e tij. Tregtia e armėve dhe privatizimet duket se kanė qenė “pjata e preferuar” e Fazlliē, ndėrsa “Slobodna Bosnia” shkruan se, “sipas disa burimeve ai ėshtė njė ndėr njerėzit mė tė korruptuar me mė shumė lidhje dhe nga mė intrigantėt nė Ballkan”. Kjo gazetė thekson dhe aktin se Damir Fazlliē ka njė lidhje tė trashėguar miqėsie familjare me Jovica Stanisiē. “Fazlliē kishte “rekomandime tė mira” nga Stanisiē si pasojė e miqėsisė sė hershme mes Stanisiē dhe sė ėmės sė Fazlliē, Jovanka”, - shkruan “Slobodna Bosnia”, e cila edhe njėherė nxjerr nė pah lidhjet e fuqishme tė Damir Fazlliē me klanin e Millosheviēit, duke qenė se Stanisiē ishte numri 2 i pushtetit tė kohės sė Millosheviēit.



Damir Fazlliē, i dyshuar pėr mashtrime financiare


M. Ēubro*

“Nezavisne Novine”


Sarajevė - Prokuroria kantonale e Sarajevės po zhvillon dy hetime kundėr Damir Fazlliē, pronarit tė firmės “European Finance” dhe konsulentit financiar, me dyshimin pėr mashtrime financiare dhe shpėrdorim. Kėtė e ka konfirmuar Branko Shlivar, kryeprokurori kantonal.

“E kemi nė pėrpunim lėndėn qė ka tė bėjė me Damir Fazlliē, ndėrkaq bėhet fjalė pėr rastet e firmės “AC European Finance” dhe “Capital Investment Menagment Corporation”. Duke pasur parasysh se nė rastin e kėtyre firmave bėhet fjalė pėr firma fiktive, hetimet i kemi hapur kundėr dy personave fizikė, pėrkatėsisht shtetas tė Bosnjės dhe shtetasve tė Britanisė sė Madhe, pėr shkak tė veprės penale tė mashtrimit”, - thuhet nė deklaratėn me shkrim tė kryeprokurorit kantonal.

Sipas rezultateve tė deritanishme tė hetimeve, Damir Fazlliē nė emėr tė “European Finance” nga Sarajeva ka marrė nga Enti Federal pėr Punėsim qė nė vitin 1999, 25.000 KM (Konvertibilna Marka ėshtė monedha e Bosnjės, 1 euro = KM 1.95583), ndihmė pėr ndėrtimin e hotelit “Rogner” nė Sarajevė.

“Ky hotel duhej tė ndėrtohej nga njė kompani austriake, kurse Damir Fazlliē nė cilėsinė e konsulentit duhej tė merrte pjesė nė tė gjitha punimet. Fazlliē duhej tė ndihmonte pėr punėsimin nė kėtė hotel tė 100 punėtorėve. Hoteli nuk u ndėrtua asnjėherė, punėtorėt nuk u punėsuan, kurse Enti Federal i Punėsimit 25.000 KM i shndėrroi nė njė hua pa kthim pėr Damir Fazlliē”, - thuhet nė raportin e prokurorisė kantonale tė Sarajevės.

Nė rastin tjetėr, Fazlliē, nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė kompanisė amerikane “Capital Investment Menagment Corporation”, kishte marrė 250.000 dollarė amerikanė nga Fabrika e Duhanit nė Sarajevė pėr shėrbime konsulente nė pėrgatitjen e tenderit pėr shitje tė kėsaj fabrike.

“Fabrika e Duhanit nė Sarajevė dy herė i ka paguar kėsaj firme 250.000 dollarė amerikanė, por shėrbimet e porositura nuk janė kryer asnjėherė e as qė ėshtė lidhur kontratė. Fabrika e Duhanit nė Sarajevė qė nė vitin 2002 ka parashtruar padi pėr kthimin e tė hollave”, - thuhet nė raportin e hetimit tė prokurorisė kantonale tė Sarajevės.

Nė kuadėr tė kėtij hetimi, prokuroria e Sarajevės po verifikon edhe lidhjet e Damir Fazlliē me Hrvoje Petraē, njė biznesmen nga Kroacia, i dėnuar pėr pengmarrje, i dyshuar pėr lidhje me tė akuzuarin e Hagės, Ante Gotovina.

Mediat kroate publikuan para dhjetė ditėsh pjesė nga ditari privat i Hrvoje Petraē, nė tė cilin pėrmenden bashkėpunimet e tij me Damir Fazlliē. Sipas tė dhėnave tė gjykatės kantonale nė Sarajevė, Petraē dhe Fazlliē kanė formuar njė firmė tė pėrbashkėt “Sarajevė P&F Trade”, e cila pas disa muajsh ekzistence ishte shuar. Gjatė ditėve tė shkuara u pėrpoqėm tė bisedonim edhe me Damir Fazlliē, por firmat, pronar ose pėrfaqėsues i tė cilave ai ėshtė, nuk kanė numra tė regjistruar telefonash, ashtu si edhe vetė Fazlliē. Nė banesėn e tij nė lagjen Vishnjik tė Sarajevės, qė ėshtė selia e firmės “European Finance”, por edhe vendbanim i Damir Fazlliē, gjatė ditėve tė shkuara nuk ka pasur njeri.

* “Nezavisne Novine”, “E pėrditshmja e Pavarur”, ėshtė njė gazetė me qendėr nė Banja Lluka tė Bosnjės



Tė gjitha fshehtėsitė e ditarit tė Petraēit


Lista e zezė e borxhlinjve dhe armiqve tė bosit tė madh


Prokuroria, gjykata e Zhupanisė sė Zagrebit dhe Ministria e Punėve tė Brendshme kanė nė pronėsi shėnimet private tė Hrvoje Petraēit nga ditari i vitit 2003. Opinioni ėshtė njohur vetėm me njė pjesė tė pėrmbajtjes sė kėtij ditari, shėnimet ku pėrmendet emri i Sinisha Jezhovitės – rrėmbyes i tė miturit Tomisllav Zagoraē. Petraēi para gjykatėsit Turliē ka deklaruar se pėrveē vėllezėrve Matekoviē, personalisht nuk ka njohur asnjėrin nga rrėmbyesit e as qė ka dėgjuar pėr ta. Por nė shėnimet e 6 marsit 2003, tė shkruara me njė dorėshkrim vėshtirė tė lexueshėm, Petraē e pėrmend emrin e Sinisha Jezhovitės, i cili u arrestua njė vit mė pas e pastaj u dėnua si anėtar i grupit rrėmbyes. Ditari, nė tė cilin Petraē ka shkruar emra tė besueshėm, takimet e biznesit dhe planet, ėshtė kthyer kundėr vetė atij.


Regjistri i borxhlinjve


Por, nga pėrmbajtja e gjithė ditarit, tė cilin gazetari i “Globus”-it pati rastin ta shikojė nė detaje, vėrehet se rrėmbimi i tė miturit Tomisllav Zagoraē ėshtė vetėm pjesa e vogėl e veprimtarisė sė Petraēit, ndoshta pjesa mė e rėndomtė. Shėnimet e tjera, qindra tė tilla, ngjajnė si titujt e kronikės sė zezė rajonale.

Ditari i Petraēit nuk duket si njė bllok shėnimesh i njė afaristi, por shumė mė tepėr si axhenda e njė krimineli ndėrkombėtar, sepse nė tė, pėrveē disa emrave tė akuzuar pėr krime lufte dhe shėnimeve nė lidhje me takimet me persona nga qarqe tė narkobiznesit vendas e tė jashtėm, gjendet edhe regjistri i “borxhlinjve” dhe i fajtorėve, mes tė cilėve janė edhe shumė emra tė jetės afariste dhe bankare kroate, pėr tė cilėt pas disa aferave tė pazgjidhura e tė njohura pohohet se iu janė nėnshtruar shantazheve dhe presioneve tė krimit tė organizuar.

Kėshtu, ndėr tė tjera, nė fillim tė janarit 2003, Petraē nė ditarin e vet ka shkruar edhe procesverbalin nga takimi me narko-bosin Jonuz Dervishi, gjoja sipėrmarrės nė fushėn e ndėrtimeve nga Rjeka, tė arrestuar nė shtator 2006 nė njė aksion antimafioz, i cili pėr javė tė tėra mbushi faqet e gazetave kroate. Dervishi akuzohet pėr kėrcėnim dhe pėr pengim tė dėshmitarėve, ndėrsa nė bandėn qė kishin krijuar tetė kriminelė, gjendej edhe njė avokat i njohur, njė polic dhe pėrfaqėsuesi i fabrikės sė njohur. Nė konferencėn pėr gazetarė, tė organizuar nga Ministria e Brendshme me rastin e arrestimit tė Dervishit, u pėrmend se grupi i tij akuzohej dhe pėr vepra tė tjera tė rėnda tė dėnueshme nga sfera e krimit tė organizuar ndėrkombėtar: trafikimi i automjeteve dhe i drogės, tregtia ilegale e qenieve njerėzore etj.

Me bastisjen e banesės sė Dervishit u gjet dokumentacioni qė vėrteton pjesėrisht kėtė.


Tregtarėt e armėve


Petraēi nė bllokun e shėnimeve shkruan dhe pėr Florim Malokun, tė quajtur Floki, tė cilin Kėshilli i Trupit hetues kroat e akuzon pėr trafikimin e cigareve dhe narkotikėve nė ish-Jugosllavi. Maloku ka qenė mik dhe partner i Lulzim Krasniqit tė vrarė, e Petraēi nė bllokun e shėnimeve tė tij, mė 15 janar 2003, e pėrshkruan nėn siglėn “Bat-Philip Morris -shpėrndarja nėpėr kafe”.

Krahas emrit tė Malokut, Petraēi shkruan edhe emrin e Bedri Selmanit, ndėrmarrės ndėrtimor nga Spliti, i njohur me aferėn e fundit tė humbjes sė njė shume tė madhe parash, tė cilat nė parkingun e Shtėpisė sė Mallrave nė Split i kishte gjetur kalimtarja e rastit dhe ia kishte dorėzuar policisė. Selmani menjėherė iu paraqit policisė si pronari i vėrtetė i “ēantės sė humbur me njė shumė tė madhe me parį tė gatshme”.

Tė shtunėn, mė 24 shtator, Petraē shkruan nė bllokun e tij pėr Damir Fazlliē dhe fabrikėn “Copita Invest Group”.

Damir Fazlliē ėshtė ndėrmjetės kontrovers nga Bosnja e Hercegovina, tė cilin trupi hetues i Bosnjės e akuzon pėr mashtrime tė shumta, pjesėmarrje nė korrupsion dhe nė politikė, si dhe hedh dyshime dhe pėr pėrfshirje nė trafikimin e cigareve e tė mallrave tė tarifės sė lartė, si dhe e lidh me tregtarė ndėrkombėtarė tė armėve si Hasan Ēengiē dhe Nedim Shulak. Shulak ėshtė i njohur tek opinioni kroat me transkriptet e famshme tė Petraēit, ku pėrmendet si ndėrmjetės i Petraēit nė tregtimin e armėve me shtetet arabe. Nė mediat e Bosnjės, emri i Fazlliē lidhet me qarqet e kontrabandės beogradase, pėrmendet se ka dėshtuar nė pjesėmarrjen pėr privatizimin e fabrikės sė duhanit tė Sarajevės si ndėrmjetės nė emėr tė blerėsit beogradas e theksohet edhe se Fazlliē ėshtė kushėri nga ana e nėnės i Jovica Stanisiē, shefit famėkeq tė Shėrbimit Sekret tė Millosheviēit. Fazlliē ka nė Beograd edhe pėrfaqėsinė pėr shitjen e cigareve e me urdhėr tė policisė serbe gjatė aksionit antimafioz “Shpata” ėshtė marrė nė pyetje nga Interpoli i Sarajevės nė Bosnjė lidhur me rrethanat e vrasjes sė kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiē.

Sipas dokumentacionit qė ka “Globus”, Petraē, nė arrati qė nga viti 2004, nė vitin 2004 ka ngritur fabrikėn e pėrbashkėt tė eksport- importit me Damir Fazlliē. Nėnshkrues tė marrėveshjes pėr formimin e fabrikės janė Alica Petraē e Damir Fazlliē. Selinė e kanė nė Sarajevė.


Lidhja boshnjake


Nė bllokun e shėnimeve tė Hrvoje Petraē janė edhe dy emrat nga qarqet e kriminalitetit boshnjak. Nė shėnimet e datės 8 shkurt, Petraē shkruan emrat e Bakiē Alispahiē dhe Naser Oriē. Krahas Alispahiē, ai shkruan shėnimin “Kur?”, e krahas emrit tė Oriēit shtron pyetjen “Kush i ėshtė sulur?”.

Me qenė se Petraē nuk ėshtė hetues policor, as hetues i Gjykatės sė Hagės na mbetet tė pyesim se pse nė shėnimet e tij gjendet Bakir Alispahiē, shef famėkeq i Shėrbimit Sekret boshnjak AID, dikur i akuzuar pėr krime lufte kundėr kroatėve nė fshatin Grabovica, pėr formimin e “Sheva”-s – Aradhėn e vdekjes, e cila nė Sarajevė udhėhiqte ekzekutimet e organizuara tė civilėve serbė, pastaj pėr themelimin e “Pogoriricas” – kamp ushtarak nė afėrsi tė Tuzlės, i cili me vite ka shėrbyer pėr stėrvitjen e muxhahedinėve.

Nė dėshminė e vet nė Gjykatėn e Hagės pėr kėto krime dhe pėr bashkėpunim me muxhahedinėt e kishte akuzuar madje edhe Sefer Haliloviē, udhėheqės ushtarak i armatės sė BH.

Ėshtė vėshtirė tė zgjidhet enigma, pse Petraē ishte brengosur, pse dikush “kishte sulmuar Naser Oriē”, ish-eprorin e armatės sė BH nė Srebrenicė, tė cilin mediat boshnjake e paraqesin si hero tė mbrojtjes sė kėtij qyteti tragjik, por edhe e akuzojnė pėr lidhjet e pasluftės me narko-nėntokėn nė Serbi, Sanxhak dhe Kosovė…

Oriēin dhe Alispahiēin i lidh sė bashku edhe skandali me rastin e arrestimit e kontrabandistit tė BH, Mirsad Skrijel, i cili nė vitin 2006 u arrestua nė stacionin e autobusėve nė Maglaj me 1 kg heroinė e nė telefonin celular tė tė cilit u gjetėn numrat e mafiozit tė Sarajevės, Ismet Bajramoviē- Ēela, dhe tė Bakir Alispahiē dhe tė fabrikės “Harkom”, pronė e Naser Oriē.



Operacioni “HAYEDID”, Gėrdeci monitorohej pėr trafik ndėrkombėtar municionesh


Autoritetet izraelite mund tė jenė detyruar tė bėjnė blerje tė sforcuar tė disa “katjushkave” nga Shqipėria, pėr shkak se trafikimi i tyre kishte dalė jashtė kontrolli dhe po iu shitej shteteve armike tė Izraelit. Izraelitėt u detyruan tė paguanin mė shtrenjtė pėr blerjen e tyre, me qėllim qė tė ndėrhynin nė kohė pėr tė parandaluar shitjen e tyre nė grupime apo njerėz qė mund t’i pėrdornin ato kundėr Izraelit. Historia e rėndė e kėtij trafiku lidhet me tė njėjtat personazhe qė qėndrojnė pas tragjedisė sė Gėrdecit. Fishekėt e ēunakut 22-vjeēar Efraim Diveroli duket se janė vetėm njė “rikoshetė” e papėrfillshme nė sfondin e njė trafiku ndėrkombėtar municionesh tė zhvilluar pėr muaj me radhė me bazė Gėrdecin.

Disa agjenci tė inteligjencės kanė raportuar se ngarkesat me bazė Shqipėrinė nė pjesėn dėrrmuese tė tyre porositeshin nga Bosnjė-Hercegovina, ndėrsa destinacionet kanė qenė kryesisht pėr nė vendet e Lindjes sė Mesme dhe tė Azisė. Nė gjithė kėto histori nuk ka rast ku nuk del emri i shtetasit boshnjak, Damir Fazlliē, si dhe lidhjet e tij me aktorėt kryesorė kėtij trafiku.

Gazeta investigative boshnjake “Slobodna Bosnia” i ka bėrė tre vite mė parė njė “skaner” gjithė aktivitetit tė Fazlliē. Sipas kėsaj gazete, “Fazlliē hyri pėr herė tė parė nė biznesin e armėve nėpėrmjet kompanisė “Uniworld” me seli nė Limasol, Qipro. Kjo shoqėri ishte regjistruar nė emėr tė Vladan Deliē, i cili njėherė e njė kohė punonte pėr kompaninė “GENEX”. Nė kohėn e sulmeve tė NATO-s mbi Serbi nė vitin 1999, Fazlliē sė bashku me njė grup ish-punonjėsish tė “GENEX” morėn pjesė nė furnizimin me armė tė Republikės Federale tė Jugosllavisė. Armėt niseshin nga Rusia dhe vinin nėpėrmjet kompanisė “Matrex”. Armėt nė fjalė ishin “antiraketė”, tė cilat i duheshin shumė asokohe Millosheviēit pėr tė mbrojtur vendin e tij. Disa vite mė parė Fazlliē u bė pėrfaqėsuesi ekskluziv pėr firmėn “GENEX” nė Bosnjė-Hercegovinė”, - shkruante “Slobodna Bosnia” nė vitin 2005. Gazeta investigative “Slobodna Bosnia” raportonte nė vitin 2005, se Damir Fazlliē ėshtė aksioner i kompanisė “Jef Corporation”, e cila ėshtė njė kompani e regjistruar nė “Virgin Island” dhe me njė filial nė Kiev. “Njė ndėr lėvizjet e tij mė tė bujshme ishte nė vitin 2002, kur ai u pėrpoq t’i shiste armė ruse shtetit sirian. Kjo ngarkesė prej 22 milionė dollarėsh me armatime u sekuestrua nė Beograd me urdhėr tė autoriteteve amerikane”, - shkruan “Slobodna Bosnia”.

Gazeta “TemA” ka mundur tė konsultojė disa personazhe kompetentė shqiptarė dhe tė huaj, tė cilėt kanė patur dijeni lidhur me lėvizjet dhe paralajmėrimet e njėsive tė inteligjencės tė disa shteteve lidhur me eksportimin e municioneve nga Shqipėria me bazė Gėrdecin. “TemA” ka mundur tė mėsojė se Ministria shqiptare e Mbrojtjes pėr rreth tetė muaj para shpėrthimit ka rritur nė mėnyrė tė paprecedent fluksin e ngarkesave, ndėrsa rezulton se ky fluks ka dalė jashtė kontrollit duke ēuar armė nė “duar tė pasigurta”. Mė konkretisht, bėhet fjalė pėr alarmin qė pėrfshiu shėrbimet e inteligjencės sė shtetit tė Izraelit, ndėrsa burime tė besueshme dhe pranė kėtyre zhvillimeve bėjnė me dije se izraelitėt ndėrmorėn njė operacion monitorimi dhe vėzhgimi pėr ngarkesat e tranzituara nga “Gėrdeci” dhe tė eksportuara nga Rinasi, operacioni i monitorim-kontrollit u quajt: “HAYEDID”.


Mik i Izraelit


Emėrtimi “HAYEDID” nuk ka qenė dhe aq i rastėsishėm. Nė hebraisht kjo fjalė nėnkupton njė mik shumė tė ngushtė (thuajse njė familjar) tė izraelitėve, por qė nuk ka origjinė ose kombėsi hebraike. Por edhe miqtė e ngushtė bėjnė gabimet e tyre! “TemA” ka mėsuar se pėr disa muaj me radhė shėrbimet e inteligjencės sė Izraelit kanė kuptuar se shitjet e municioneve me bazė Gėrdecin po ēonin armė nė grupe apo qarqe influence qė cenonin integritetin territorial tė kėtij shteti, i cili prej dekadash vuan dhe pėrballon armiqėsinė e betuar tė fqinjėve tė tij. Megjithatė, rezulton se trafiku i municioneve me bazė Gėrdecin, ndonėse cenonte interesat kombėtare tė kėtij shteti, edhe tė tjera shtete kanė patur dijeni, madje edhe “kujdes” pėr fluksin e madh tė eksporteve ilegale tė municioneve nga Shqipėria


Blije i pari


Nė gazetėn “Korrieri” tė datės 1 korrik 2008, u botua artikulli me titull: “Kush ėshtė blerėsi izraelit i 3200 “katjushkave”. Ky lajm “kaloi” lehtė, por nė mėnyrė absolute kjo e dhėnė duket se pėrbėn informacionin mė tė rėndėsishėm tė publikuar nė media lidhur me misionin e vėrtetė tė fabrikės sė Gėrdecit. Artikulli publikoi lajmin se “nė shkurt tė kėtij viti, firma “Elmo-Tech LTD” (e cila nga disa kėrkime paraprake nė internet rezulton tė jetė me qendėr nė Tel Aviv tė Izraelit), ka blerė nga ndėrmarrja “MEICO” rreth 3200 copė predha tė kalibrit 107 mm, tė quajtura ndryshe “Katjushka”. Kjo shitje deri mė sot nuk ėshtė mbėshtetur mbi bazėn e asnjė lloj kontrate, por vetėm mbi njė faturė tė gjetur rastėsisht nga prokurorėt nė zyrėn e Ylli Pinarit. Faturė qė me sa duket u ka “ngelur nė dorė” prokurorėve shqiptarė. Megjithatė, “TemA” mėsoi se kjo shitje pėrbėn njė tregues cilėsor lidhur me trafikun e pashembullt qė po zhvillohej nga Shqipėria, me destinacione qė mund tė cenonin interesat e shteteve mike. “Blerja e realizuar nga firma “Elmo-Tech” ėshtė njė blerje e imponuar. Izraelitėt u detyruan tė paguanin mė shtrenjtė pėr blerjen e tyre, me qėllim qė tė ndėrhynin nė kohė pėr tė parandaluar shitjen e tyre nė grupime apo njerėz qė mund t’i pėrdornin ato kundėr Izraelit. Kjo ishte e vetmja mėnyrė. Etja pėr fitim do tė detyronte palėn shqiptare tė prishte pazaret qė kishte lidhur diku tjetėr (dhe qė izraelitėt e dinin), duke bėrė qė ata tė pranonin ofertėn e re. Municionet e blera u nisėn nga Rinasi dhe ngritja e avionit shėnuan dhe pėrfundimin me sukses tė operacionit “HAYEDID”, - i ka thėnė gazetės “TemA” njė burim i informuar.


Kėrthiza e trafikut


Prokuroria shqiptare ka zbuluar se tė gjithė personat e arrestuar apo tė pėrmendur pėr trafikun e armėve nė Shqipėri kanė njė tė pėrbashkėt qė zor se mund tė pėrbėjė njė koincidencė fatkeqe. Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, madje dhe njerėz tė afėrt me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, kanė kryer njė numėr tė konsiderueshėm vizitash nė Bosnjė-Hercegovinė. Nga ana tjetėr, “TemA” ka mėsuar se prej disa muajsh kėto lėvizje janė mbajtur nėn vėzhgim nga shėrbimet inteligjente tė vendeve fqinje (dhe jo vetėm), ndėrsa mbikėqyrja e vizitave nė Bosnjė u bė edhe mė e pėrqendruar, pasi autoritetet turke bllokuan nė vitin 2007 rreth 60 kontejnerė me municione qė ishin nisur pėr nė Armeni. “Nė fillim u mendua se thjesht turqit kishin parandaluar kalimin nga brezi i tyre territorial tė njė sasie armatimesh tė porositura nga njė shtet qė ka probleme me Turqinė. Ēėshtja u bė vėrtetė serioze, kur autoritetet mė tė larta armene mohuan ekzistencėn e njė kontrate me shtetin shqiptar pėr importimin e kėtyre municioneve (sikurse pretendoi ish-drejtuesi i “MEICO”, Pinari). Ne u interesuam seriozisht qė pala shqiptare tė nxirrte nė dritė tė diellit kontratėn, por kjo nuk ndodhi kurrė. Nė kėto kushte ishte normale qė shumė faktorė tė rajonit, por edhe tė tjerė tė alarmoheshin, pasi po lėviznin dhe po trafikoheshin sasi shumė tė mėdha armatimesh jashtė ēdo lloj rregulli. Kėto sasi ishin shumė tė mėdha dhe menaxhimi i tyre nga njė grup personash qė nuk pėrfaqėsonte interesa tė mirėfillta shtetėrore ishte njė fakt shqetėsues”, - i ka thėnė burimi gazetės “TemA”, ndėrsa ka shtuar se investigimi i mėtejshėm i linjės sė kėtij trafiku zbuloi se armėt qė do tė shkonin nė Armeni ishin porositur pas “ndėrhyrjes” si negociatorė tė disa personazheve tė lidhur prej vitesh me trafikun nė Bosnjė. Mes tyre shquan Damir Fazlliē.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare