Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Omonia: Greqishtja, zyrtare si gjuha shqipe nė Maqedoni

19.08.2008 12:02 Politike - Burimi: Panorama Politike

• Shoqata “Omonia” kėrkon nga parlamenti shqiptar qė tė shpallė gjuhėn greke, si gjuhėn e dytė zyrtare nė vend. 

ADI SHKEMBI

Vendimi ėshtė marrė nė mbledhjen qė Kėshilli i Pėrgjithshėm i kėsaj shoqate ka zhvilluar mė 9 gusht nė Sarandė. Sipas njė njoftimi pėr shtyp thuhet se, nėn shembullin e parlamentit tė Shkupit, i cili sanksionoi gjuhėn shqipe si gjuhėn e dytė zyrtare nė Maqedoni, duhet tė veprojė edhe parlamenti shqiptar. “Duke iu referuar vendimit tė fundit tė Parlamentit tė Shkupit, pėr tė njohur si gjuhė zyrtare ato tė komuniteteve etnike, Kėshilli i Pėrgjithshėm i “Omonia”-s, fton qeverinė shqiptare qė tė pėrmbushė detyrimin e saj, qė rrjedh nga konventat ndėrkombėtare qė ka nėnshkruar si palė, por edhe pėr pėrdorimin e gjuhės tė minoritetit etnik grek e Shqipėri nė dokumentet zyrtare, ashtu siē theksohet nė konventėn nė Kuadėr tė Kėshillit tė Evropės pėr minoritetet greke”, thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė Shoqatės, pas mbledhjes sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm. Gjithashtu nė mbledhjen e 9 gushtit, e cila ėshtė bėrė publike vetėm ditėt e fundit, ėshtė diskutuar edhe pėr ēėshtjen e pronave, e cila ėshtė kthyer nė njė problem shqetėsues veēanėrisht nė Himarė kohėt e fundit. Nė mbledhjen e drejtuar nga kryetari i shoqatės Vasil Bollano, njėherėsh edhe kryetar i Bashkisė sė Himarės dhe njė nga njerėzit mė tė pėrfolur lidhur me kėtė ēėshtje, thuhet se nuk ka pėr tu bėrė asnjė lėshim. “Me ndjenjė pėrgjegjėsie u diskutuan problemet qė lidhen me ēėshtjen e pronave, duke i kushtuar rėndėsi tė veēantė procesit tė kalimit tė pronave shtetėrore nėn juridiksionin e komunave. Nė diskutim, ėshtė theksuar nė mėnyrė tė veēantė se “Omonia”, nuk ka pėr tė bėrė asnjė lėshim pėr sa i pėrket pronave dhe do tė bėjė pėrpjekje maksimale pranė organeve shtetėrore, nėpėr gjykatat e tė gjitha shkallėve, kudo qė tė gjykohet e nevojshme”, thuhet mė tej nė komunikatėn pėr shtyp. Ndėrkohė, njė tjetėr synim i mbledhjes sė 9 gushtit nė Sarandė i shoqatės “Omonia” ishte pikėrisht uniteti i helenizimit tė Vorio-Epirit. “Rikonfirmimi i shoqatės sė kryetarėve tė Komunave tė MEG u theksua se, duhet tė mbarojė brenda shtatorit, ndėrsa duhet zgjeruar me anėtarė tė tjerė, qė vijnė nga shkalla e tretė e pushtetit lokal. Duke diskutuar pėr procesin e zgjerimit tė “Omonia”-s dhe pėr pėrhapjen e saj, vlerėsimi i anėtarėve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm ishte se, zgjerimi nuk ėshtė shprehje momentale, por njė shenjė mė shumė pėr tė sjellė nė skenė ide dhe propozime pėr rritjen e rolit tė organizatės dhe pėr pėrmbushjen e misionit tė saj pėr unitetin e helenizimit vorioepiriot nė njė pėrpjekje tė pėrbashkėt mbi objektiva tė pėrbashkėta dhe diakronike”, theksohet mė tej nė njoftimin pėr shtyp tė shoqatės “Omonia”.

Vendimet e “Omonia”-s nė mbledhjen e 9 gushtit

Gati 10 ditė nga mbledhja e 9 gushtit nė Sarandė, shoqata “Omonia” ka bėrė tė ditura vendimet e marra nga Kėshilli i Pėrgjithshėm i saj. Nėpėrmjet njė faksi tė ardhur nė gazetė bėhet e ditur se tre ēėshtjet kryesore tė diskutuara nė mbledhjen e kėtij muaji kanė qenė pikėrisht kėrkesa drejtuar qeverisė shqiptare pėr tė zyrtarizuar gjuhėn greke si gjuhė tė dytė nė vend, ēėshtja e pronave si dhe ajo e helenizimit tė Vorio-Epirit. Ndėrkohė, i kontaktuar dje me telefon kryetari i shoqatės “Omonia”, njėherėsh edhe kryetar i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano nuk ka pranuar tė japė asnjė detaj mė shumė lidhur me kėtė ēėshtje. “Tė gjitha janė tė sqaruara nė atė komunikatė, pėr mė tepėr mund tė kontaktoni me zyrėn e shtypit tė shoqatės nė Sarandė”, iu pėrgjigj Bollano interesimit tė gazetės pėr kėtė mbledhje. Megjithėse nė krye tė komunikatės pėr shtyp ėshtė e vendosur data 13 gusht, ajo ėshtė bėrė publike vetėm dy ditė mė parė.


“S’njohim ligjet shqiptare pėr pronat”
Pėrkrahėsit e Vasil Bollanos nuk do njohin ligjet shqiptare pėr pronat dhe nuk do t’i zbatojnė ato. Kėshtu janė shprehur njėzėri pjesėmarrėsit nė takimin e thirrur nga kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, nė bashkėpunim me shoqatat politike tė minoritetit grek. Edhe pse nuk pati konfrontime dhe pėrplasje pėrkrahėsish nga dy takimet, falė dhe masave tė marra nga policia, tensioni shoqėroi gjatė gjithė ditės, kur u mbajtėn protestat, qytezėn e vogėl jugore. Segmente tė caktuara brenda takimit kėrkuan me ngulm qė diskutimi nė kėtė takim tė zhvillohej vetėm nė greqisht. Njė anėtar i “Omonia”-s, student nė Athinė, nisi tė flasė nė greqisht dhe kjo u prit me entuziazėm, por ndėrhyrja qė diskutimi tė bėhej nė shqip solli reaksione mė tė mėdha, qė kulmuan me thirrjet nė greqisht “Hiqni duart nga Himara”. Ėshtė dashur ndėrhyrja e pėrsėritur e kryetarit tė Bashkisė sė Himarės, qė salla tė qetėsohej dhe diskutimet tė vazhdonin nėn njė klimė disi mė tė qetė. I pranishėm nė kėtė takim ishte dhe kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule dhe drejtues tė lartė tė OMONIA-s. Nė fjalėn e tij Bollano theksoi se: “Qėllimi ynė ėshtė qė tė diskutojmė e tė merremi vesh tė gjithė, pasi ky s’ėshtė njė takim vetėm i Himarės, apo vetėm i shoqatės ‘Bregdeti’ apo ‘Omonia’-s, ky ėshtė njė takim i gjithė zonave tė bregdetit dhe pėr kėtė duhet tė merremi vesh tė gjithė. Nė Himarė janė shkatėrruar pemtaritė, ullinjtė, agrumet etj., e pėr kėtė jemi bashkėpėrgjegjės tė gjithė. Ne duhet tė gjejmė strategjinė qė do tė na kthejnė pronat e do tė zgjidhė kėtė ēėshtje qė na mundon prej 15 vjetėsh. Janė disa lloj akuzash qė kalojnė pėr ēėshtjen e pronave nė Himarė, siē ėshtė rasti i Porto Palermos, qė ne do i vemi deri nė fund”.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare