Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


PD-PS, qėndrime tė kundėrta mbi pėr zhvillimet nė vend

18.08.2008 18:04 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Demokratėt dhe socialistėt replikojnė nė distancė

Gerti Bogdani

Partia Demokratike ka reaguar menjėherė ndaj deklaratave tė Partisė Socialiste, forca kryesore tė opozitės sė majtė parlamentare. Demokratėt shohin tek kundėrshtarėt e tyre politikė njė grupim, i cili ndjen fobi ndaj tė gjitha arritjeve tė Qeverisė dhe zhvillimit tė madh qė ka pėsuar vendi nė kėto tre vite tė qeverisjes sė vendit nga mazhoranca e djathtė. Pėr zėdhėnėsin e PD-sė, Gerti Bogdani, deklaratat e lėshuara nga PS-ja, shpallin pikėrisht fobitė e kreut tė kėsaj partie, Edi Rama. “Nga selia e Partisė Socialiste vjen deklarata e radhės, e cila nxjerr nė pah fobitė e kryetarit tė saj ndaj kompjuterėve dhe teknologjisė sė informacionit. Duket qartė se tre janė fobi tė forta tė z. Rama, rruga Durrės-Kukės-Morinė, rritja e rrogave dhe pensioneve dhe pa diskutim mosha dixhitale”, deklaroi Bogdani. Partia Demokratike nėnvizon pėrmes zėdhėnėsit tė saj se Partia Socialiste po pozicionohet keqazi me qėndrimet e saj publike. “Deklarata kundra moshės dixhitale dhe avancimit tė saj nė Shqipėri, shprehet se optimizmi ėshtė demagogji. Edhe pse kjo ėshtė njė kundėrshti logjike nė vetvete, optimizmi i kėsaj qeverie ėshtė pa diskutim shumė mė pozitiv se fryma negative qė rrezaton selia roze”, tha ai. Pėr Bogdanin qeveria e djathtė e mazhorancės sė dalė nga zgjedhjet parlamentare tė korrikut 2005, ka mundėsuar njė rritje tė pėrdoruesve tė internetit nė vend. Pėr PD-nė, nė kohėn kur vendi qeverisej nga socialistėt dhe aleatėt e saj tė majtė, vendi renditej i fundit nė pėrdoruesit e internetit. “Shqipėria nė vitin 2005 renditej e fundit nė botė pėr sa i pėrket pėrdorimit tė internetit, me rreth 4.7%. Sot ajo ėshtė mbi 15% dhe shėnon vendin e parė nė botė pėr sa i pėrket ritmit tė rritjes sė pėrdorimit tė internetit”, tha Bogdani. Ai nėnvizoi se aktualisht nė vendin tonė po aplikohet me sukses dhe po pėrhapet me shpejtėsi shėrbimet pėrmes internetit. “Kabinetet e informatikės nė shkolla, regjistrimi elektronik i bizneseve, taksat on-line, regjistri i penaliteteve on-line, po pėrhapet me sukses prokurimi elektronik dhe sė fundmi gjendja civile elektronike nėpėrmjet arritjes mė tė re, certifikatave dixhitale”, deklaroi zėdhėnėsi demokrat.

Erion Braēe

Nėnkryetari i grupit parlamentar tė Partisė Socialiste, Erjon Braēe, shprehet tejet i prerė nė lidhje me paratė shtesė, qė Qeveria do t’i japė sipas tij kompanisė qė ndėrton rrugėn Rrėshen-Kalimash. Ai ka kėrkuar qė organi i Prokurorisė t’i shkojė deri nė fund hetimit tė rrugės Durrės-Kukės, procedurat pėr ndėrtimin e tė cilės ai i vlerėsoi si korrupsionin mė tė madh nė vend. Pėr numrin dy tė grupit kuvendor socialist, njė gjė e tillė pėrbėn njė tjetėr aksion korruptiv tė ndėrmarrė nga Qeveria e Kryeministrit Sali Berisha. “Qeveria i ka dhėnė firmės “Bechtel Enka” njė fond shtesė prej 120 milionė euro pėr rrugėn, si fond kompensimi pėr inflacionin”, ka deklaruar Braēe. Ai tha se ndėrkohė qė Qeveria kompensoi pėr inflacionin firmėn “Bechtel Enka”, nuk po bėn tė njėjtėn gjė me asnjė firmė tjetėr shqiptare, qė ėshtė pėrfshirė nė vepra tė mėdha. Ai nėnvizoi se kjo rritje ēmimi pėr ndėrtimin e kėtij aksi rrugor do tė marrė paratė qė po dalin dhe do tė dalin nga privatizimet e kompanive tė mėdha shtetėrore. “Rritja e dyshimtė e vlerės sė rrugės Rrėshen-Kalimash, nė fakt po hanė njėra pas tjetrės dhe veprat mė tė mėdha publike, tė mirat mė tė mėdha publike tė nxjerra nė shitje nga ana e Qeverisė sė Sali Berishės, mė parė Albtelekomi dhe tani sė fundmi ARMO, INSIG, etj. Para tė privatizimeve tė tė cilave natyrisht qė do tė shkojnė pėr financimin e kėsaj shtese tė kontratės”, deklaroi nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė. Braēe tha se gjithēka ėshtė bėrė me shkelje tė rėnda tė ligjit kombėtar dhe ndėrkombėtar. Braēe tha se me kėtė shtesė, kostoja e rrugės shkon nė 640 milionė euro, ndėrkohė qė me 120 milionė euro mund tė bėheshin 4 rrugė tė reja. “Mund tė ishin ndėrtuar kėto autostrada: Shkodėr-Hani i Hotit me vlerė 24 milionė euro, Rruga e Arbrit me vlerėn e re prej 160 milionė eurosh, duhet tė ishin shtuar dy vija kalimi nė segmentin Fushė Krujė-Shkodėr me vlerė 80 milionė euro, do tė ishte ndėrtuar rruga Levan-Vlorė me vlerė 45 milionė euro, dhe do tė ishte ndėrtuar rruga Levan –Tepelenė me vlerė 70 milionė euro. Tė gjitha bashkė me vlerė 378 milionė euro. Thuajse po aq sa shtesa mbi ēmim tė kontratės sė parė, 418 milionė euro”, deklaroi Braēe. Autostrada Durrės-Kukės-Morinė, arteria qė do tė lidhė Kosovėn me Shqipėrinė, ėshtė vlerėsuar si projekti mė madhor nė zhvillimin infrastrukturor tė vendit. Mazhoranca dhe opozita kanė vlerėsuar rėndėsinė e kėsaj rruge. Por opozita qė prej fillimit tė kryerjes sė procedurave ka hedhur dyshime pėr afera korruptive.

Debate politike

Analiza e Kryeministrit Sali Berisha pėr zhvillimet dhe ecurinė e qeverisjes sė vendit pėr shtatė muajt e parė tė vendit pėrbėn dhe lajmin e fundit, tek i cili politika gjeti njė tjetėr moment ku tė pėrplasė brirėt. Nė njė konferencė pėr shtyp shefi i ekzekutivit shqiptar parashtroi gjithė arritjet e Qeverisė sė tij nė kėtė periudhė kohe, si nė infrastrukturė, zhvillim ekonomik, rritje tė numrit tė bizneseve, politikėn e jashtme etj. Por, ja qė pėr opozitėn shqiptare fjalėt e Kryeministrit Berisha ishin thjesht dhe vetėm demagogji qė nuk pinė mė ujė pėr qytetarėt shqiptarė. Tashmė politika, pas pushimeve tė verės gjeti njė tjetėr pikė ku tė zhvillojė replikat.

Reagon Partia Socialiste

Qeveria e Berishės ka dėshtuar nė tė gjithė fushat

Partia Socialiste vlerėson si dėshtim total qeverisjen e vendit dhe tė paqenė rezultatet e parashtruara nga Kryeministri Sali Berisha nė analizėn e tij pėr shtatė muajt e para tė kėtij viti. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, nė komentet e bėra pėr gjithēka, tha shefi i ekzekutivit, theksoi se tabloja ėshtė krejt ndryshe nga ē’paraqitet. Pėr Leskaj organizmat ndėrkombėtare tregojnė se ritmet janė shumė tė ngadalta. “Nė bilancin qeverisės u fol pėr bum nė investime, kur investimet si 6-mujor janė realizuar vetėm 26.5% tė programit vjetor. Por, nė investimet e huaja direkte, sipas raportit tė Institutit tė Studimeve Ndėrkombėtare tė Vjenės (2007-2008), Shqipėria zė pothuaj vendin e fundit nė CEE. “Foli pėr biznese, nė fakt raportohen se janė regjistruar 13 mijė biznese, po rezultojnė vetėm 2 mijė tė punėsuar, sipas institucioneve raportuese. I bie 11 mijė biznese tė jenė pa asnjė punonjės (as pronari). Ky ėshtė modeli i Gėrdecit dhe “suksesi” i luftės ndaj informalitetit”, deklaroi ajo. Numri njė i deputetėve tė PS-sė u shpreh se nė harkun kohor tė njė viti edhe rezultatet nė luftėn ndaj korrupsionit, krimit tė organizuar e trafiqeve nė Shqipėri janė pėrkeqėsuar. Sipas saj, Qeveria ka dėshtuar nė luftėn kundėr korrupsionit dhe ka krijuar atė model biznesi si modeli i Gėrdecit. Duke u ndalur nė ngjarjen e Gėrdecit duke thėnė se po shihet me shqetėsim zbardhja e kėsaj tragjedie. “Nga burime diplomatike po rritet shqetėsimi pėr hapa mbrapa, qė lidhen me zbardhjen e ngjarjes sė Gėrdecit dhe me pėrpjekjet e mazhorancės pėr tė vėnė nėn kontroll institucionet e pavarura”, tha Leskaj.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare