PDR: Kufizimi i imunitetit, tė nisė puna konkretisht
12.05.2008 21:02 Politike - Burimi: SHQIP Politike
Heqja e imunitetit tė deputetėve ėshtė kthyer nė njė temė kryesore nė debatin politik. Nė deklaratat mediatike, si drejtuesit e lartė tė PD-sė, ashtu edhe tė PS-sė, kanė pranuar se heqja e imunitetit ėshtė njė hap pozitiv dhe duhet tė realizohet sa mė shpejt. Ky debat po zgjat pėr muaj me radhė, por asnjė forcė politike nuk po merr iniciativėn pėr heqjen e imunitetit tė deputetėve. Aleatėt e PD-sė dhe konkretisht reformatorėt, nėpėrmjet kryetarit tė grupit parlamentar, Tritan Shehu, kanė kėrkuar dje se duhet tu jepen fund debateve politike dhe tė nisė puna konkretisht. "Tani duhet tė shohim hapat konkretė qė do tė ndėrmerren nė realizimin e kėsaj nisme", ėshtė shprehur Tritan Shehu. Duke theksuar se "deputet e PDR-sė kanė firmosur edhe draftin qė ėshtė propozuar pėr kėtė qėllim, sepse realisht, pas gjithė kėtij diskutimi qė ėshtė bėrė, ka ardhur momenti qė tė merren hapa konkretė nė kėtė drejtim". Sipas tij, njė pengesė e fortė deri tani ka qenė PS-ja dhe grupi parlamentar i saj. Duke vlerėsuar deklaratėn e bėrė dy ditė mė parė nga kryetari i PS-sė, Rama, i cili ishte nė mbėshtetje tė nismės sė PD-sė pėr ēėshtjen e kufizimit tė imuniteteve, deputeti i PDR-sė ka vlerėsuar se "kjo tregon qė pozita dhe opozita bashkėpunojnė pėr atė qė konsiderohet me njė rėndėsi tė madhe dhe nė interes tė pėrbashkėt pėr vendin". Gjithashtu, deklarata e kryetarit tė PS-sė, Rama, pėr kufizimin e imunitetit tė deputetėve, ėshtė vlerėsuar edhe nga deputeti i PD-sė, Ferdinant Xhaferri. Ky i fundit ka vlerėsuar bashkėpunimin e dy forcave kryesore politike pėr kėtė ēėshtje. "Arritjet nė procesin e integrimit nė NATO dhe BE kanė ndikuar qė politika shqiptare tė jetė mė evropiane", ėshtė shprehur Xhaferri. Duke u ndalur te problemi i korrupsionit, Xhaferri ka theksuar se "korrupsioni ngelet ende njė problem dhe nė kėtė kontekst vlen pėr tu vlerėsuar deklarata e opozitės nė mbėshtetje ndaj nismės pėr heqjen e imunitetit, si njė masė qė do tė ndikojė nė rėnien e perceptimit tė korrupsionit te qytetarėt".
lajme.parajsa.com
































