PDR drejt shkrirjes, PDK nė pritje tė Kodit
27.08.2008 12:11 Politike - Burimi: Shekulli Politike
Ndėrsa republikanėt shprehen pėr koalicion tė pėrbėrė, PDR e PDK nė pritje tė ofertave
TIRANĖ- Ndėrsa republikanėt shprehen tė gatshėm pėr njė koalicion tė pėrbėrė, reformatorėt e shohin nė njė prizėm tjetėr bashkėpunimin me PD-nė. Kjo pėr arsyen se nė muajin Shtator, atėherė kur pritet tė fillojnė edhe negociatat intensive me drejtues tė PD-sė, drejtuesit e lartė tė PDR-sė, Genc Pollo dhe Tritan Shehu pritet qė tė pėrfshihen sėrish nė strukturat e Partisė Demokratike. Edhe pse drejtues tė kėsaj partie shprehen se ky ėshtė njė rikthim i logjikshėm, faktet flasin krejt ndryshe. Pamundėsia pėr tė pasur njė elektorat pėrfaqėsues pėr t’i bėrė ballė edhe ndryshimit tė sistemit tė ri zgjedhor, ka bėrė tė mundur qė pėrfaqėsues tė kėsaj partie tė shohin me seriozitet ftesėn e PD-sė, ose mė saktė tė kryeministrit Sali Berisha pėr t’u pėrfshirė nė strukturat e Partisė Demokratike. Ndėrkohė,krah tyre, vite mė parė u largua edhe demokristiani, Nard Ndoka, i cili dy ditė mė parė deklaroi se nė PD nuk ka ndryshuar asgjė pėr tė cilėn ata u larguan vite mė parė dhe se kjo parti nė sajė tė politikave tė saj kishte arritur tė krijonte mė shumė viktima sesa politikanė. Megjithatė, demokristianėt nuk japin njė pėrgjigje konkrete mbi qėndrimin qė do tė mbajnė nė lidhje me PD-nė, kjo edhe pėr shkak tė qėndrimit qė PD do tė mbajė ndaj tyre. Kryetari i PDK-sė, Nard Ndoka, deklaroi dje se qėndrimi i partisė qė ai drejton do tė varet nga Kodi i ri Zgjedhor dhe negociatat me Partinė Demokratike. Ndėrsa nuk janė pozicionuar ende me qėndrimet e tyre PAA dhe PBDNJ, dy parti tė cilat u pėrfshinė nė koalicionin qeverisės nė sajė tė njė marrėveshje tė nėnshkruar tre vite mė parė me PD-nė.
lajme.parajsa.com


































