Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

Bollano-Berishės: Mandatin tjetėr investo nė Himarė

Ēėshtja e pronave dhe kėrkesat e shoqatės "Omonia" pėr gjuhėn greke nuk kanė qenė pjesė e bisedės mes kryeministrit dhe kryebashkiakut tė Himarės. »»


PDS: Nuk pranojmė arnimet e kabinetit

19.07.2008 18:30 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Duēkallari kėrkon largimin e qeverisė “Berisha”

Partia Demokracia Sociale u shpreh dje se qeveria e kryesuar nga Kryeministri Sali Berisha duhet tė largohet, pasi ka dėshtuar nė tė gjitha drejtimet. Sekretari politik i PDS-sė Artur Duēkallari theksoi se me pėrpjekjet e fundit pėr tė retushuar qeverinė e tij tė dėshtuar Berisha po kėrkon dhe synon tė manipulojė dhe t’u hedhė sėrish hi syve shqiptarėve, vetėm njė vit larg zgjedhjeve parlamentare. “Tė bezdisur nga paaftėsia e ministrave tė Berishės, shqiptarėt kėrkojnė sot largimin e kėsaj qeverie dhe jo lėvizje emrash pėr tė kėnaqur orekset politike dhe ekonomike tė lobeve tė ndryshme brenda PD-sė apo maxhorancės, qė me sa duket kanė kohė qė po kėrkojnė tė dalin nga diktati kryeministror”, - tha Duēkallari. Sipas tij, PDS-ja vlerėson se vetėm katėr muaj pas tragjedisė mė tė rėndė nėn sundimin e kėsaj qeverie asaj tė Gėrdecit, ky makijazh qeveritar ėshtė njė sforco e dėshtuar. “Duam t’i kujtojmė kėtij kryeministri se nė Gėrdec humbėn 26 jetė njerėzish tė pafajshėm dhe pėrgjegjėse pėr kėtė ėshtė qeveria e tij. Premtimet dhe pėrbetimet e tij elektorale pėr luftė me zero tolerancė ndaj korrupsionit apo dhe heqjes dorė vullnetarisht nga imuniteti nga ana e deputetėve tė maxhorancės sė tij pėrballė akuzave tė prokurorisė kanė rezultuar se pėr tė s’pėrbėjnė gjė tjetėr veē njė pjesė e monologut tė tij tė vjetėr demagogjik”, - tha ai. Mė tej sekretari politik i PDS-sė theksoi se konstatojnė me keqardhje se koalicioni qeveritar i kėsaj maxhorance sot ėshtė kthyer nė njė aleancė pėr tė shfrytėzuar pushtetin dhe jo pėr tė ndėrtuar shtetin. “Fati i njė ministri qė largohet dhe i njė tjetri qė vjen, apo rokadat mes tyre pėr tė kėnaqur tekat e ndonjė partneri brenda koalicionit, apo forcuar pozitat klanore dhe siguruar linjat monopoliste tė kryeministrit, pėr shqiptarėt nuk ndryshojnė mė asgjė”, - tha Duēkallari.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare