Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Zina Sollaku mban peng Ministrine e Drejtesise

Zina Sollaku mban peng Ministrine e Drejtesise

Tirane - Gruaja e ish-prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, po i fshihet shkeljeve te konstatuara nga ana e inspektoratit te Ministrise se Drejtesise. Mesohet se kjo e fundit ka marre leje te gjate dhe nuk dihet se kur do te kthehet. Nga ana tjeter, ajo nuk ka dorezuar ende pretendimet e saja ne lidhje me relacionin e derguar nga ministria per te gjitha shkeljet e kryera, duke u bere edhe pengese qe Ministria e Drejtesise te dergoje per mase... »»


PR kundėr Berishės: Po shkelet marrėveshja

15.05.2008 19:44 Politike - Burimi: Shekulli Politike

 

Republikani Sabri Godo ka kėrkuar qė PD tė marrė masa ndaj qėndrimeve tė disa deputetėve, nė tė kundėrt, do shohin pozicionin nė koalicion

TIRANĖ- Pas 3 vjet qeverisjeje, Partia Demokratike ka raportet mė tė vėshtira me partitė aleate. Deputetėt demokratė po shkarkojnė tė emėruarit lokalė tė partive tė vogla, ndėrsa situata ėshtė problematike edhe nė qendėr, pėr shkak tė pėrfaqėsimit nė qeverisje. Kjo pėrplasje brenda maxhorancės ndodh vetėm njė vit para se vendi tė hyjė zyrtarisht nė zgjedhjet parlamentare. Republikanėt e demokristianėt, dy partitė e djathta qė pretendohet se kanė pėrfaqėsimin mė tė madh nė Kuvend pas PD-sė, po kalojnė raportet mė kritike me PD-nė. Kėshtu, pas demokristianėve, janė republikanėt ata qė ankohen se ka filluar njė fushatė shkarkimesh ndaj njerėzve tė tyre, nga disa deputetė tė Partisė Demokratike."Ajo qė pėrbėn shqetėsim pėr ne, ėshtė se disa individė nė PD duket sikur nė vend qė tė ecim drejt bashkėpunimit me PR, shkojnė nė tė kundėrtėn e saj dhe mbase kanė edhe tendencė ta mėnjanojnė disi nga koalicioni. Nė 6 maj ėshtė pushuar pa asnjė arsye Pajtim Driza, drejtori i Shėrbimit Shėndetėsor nė Qarkun e Dibrės, pa i thėnė asnjė motiv. Unė pashė edhe urdhrin e Ministrit, thotė vetėm qė shkarkohet. Duke insistuar edhe mė tej, na thonė se kjo ėshtė njė kėrkesė e deputetit tė PD-sė, ashtu si na thonė se ėshtė kėrkesė e deputetit tė PD-sė nė Kukės, njė kėrkesė kėmbėngulėse pėr tė shkarkuar Drejtorin e Bujqėsisė sė Qarkut, qė i pėrket PR-sė",- tha dje Presidenti i Asamblesė Republikane, Sabri Godo. Pikėrisht pėr kėtė arsye, republikanėt i kėrkojnė Partisė Demokratike qė tė zbatoje marrėveshjen e nėnshkruar mes dy partive. "Ankimi im shkon nė dy drejtime, e para, se PD asnjėherė nuk e ēoi deri nė fund zotimin e saj nė bazė tė marrėveshjes qė bėmė pas zgjedhjeve pėr ndarjen e posteve, jo vetėm nė nivel qeveritar, por edhe nė administratėn lokale. Jo vetėm kėtė, por fillon edhe largimi i njerėzve nė mėnyrė tė pamotivuar. Nuk ndihemi mirė duke marrė sinjale tė tilla, qė nuk flasin pėr njė bashkėpunim tė mėtejshėm brenda koalicionit, por pėr disa nxitje qė vijnė nga individė tė ndryshėm qė veprojnė me iniciativėn e tyre",- tha ai. Republikani Godo ka kėrkuar qė PD tė mbajė qėndrim, pasi, sipas tij, nuk mundet qė "disa deputetė tė sillen si guvernatorė nė zonat ku janė zgjedhur, duke emėruar dhe shkarkuar atė qė duan ata". Ai ka kujtuar se Partia Demokratike duhet tė pėrgjigjet edhe pėr njė post ministror ndaj PR-sė, kur Berisha tė vendose pėr ribėrjen e qeverisė. Nė tė kundėrt, Godo paralajmėron se edhe PR do tė shikojė pozicionin e saj nė raport me koalicionin. "Do veprojmė sipas ecurisė sė gjėrave. Nė qoftė se do thellohen mė tej kėto gjėra, do shikojmė edhe ne punėn tonė",- shtoi ai.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare