"PS-PD, ujdi pėr reformėn zgjedhore"
20.08.2008 14:02 Politike - Burimi: SHQIP Politike
Lėvizja Socialiste pėr Integrim akuzoi se PD dhe PS po e trajtojnė reformėn zgjedhore si njė biznes nė interes tė tyre. Zėvendėskryetari i kėsaj partie, Pėllumb Xhufi, shprehu dje shqetėsim pėr udhėn pa krye, nė tė cilėn politika e vjetėr dhe e korruptuar ka futur procesin e reformės zgjedhore. LSI thekson se zgjedhjet e lira dhe tė ndershme, dhe nė funksion tė tyre, reforma zgjedhore, janė prova e zjarrit pėr politikėn shqiptare. "Qė do tė tregojė nėse ajo ėshtė e interesuar dhe e motivuar pėr ti vendosur demokracinė dhe institucionet shqiptare mbi njė themel tė shėndoshė. Dhe themeli e demokracisė dhe i institucioneve janė pikėrisht zgjedhjet, qė duhet tė jenė tė lira e tė ndershme", argumentoi Xhufi. LSI paralajmėron se, pėr faj kryesisht tė Qeverisė, Shqipėria do tė marrė njė tjetėr notė negative nė vlerėsimet e BE e tė partnerėve tė tjerė ndėrkombėtarė, pėr sa i pėrket sfidės sė pėrhershme tė zgjedhjeve, qė qėndron si shpata e Demokleut mbi tė ardhmen evropiane tė vendit. "Reforma zgjedhore, qė nė tėrėsinė e saj duhej tė kishte pėrfunduar pėrpara samitit tė NATO-s nė Bukuresht, po zvarritet nė mėnyrė tė papėrgjegjshme", u shpreh Xhufi. Duke shtuar se pėr faj tė qeverisė, por edhe tė nėnkontratorėve tė saj, ne po i afrohemi fundit tė vitit pa regjistėr elektronik, pa karta identiteti, pa kod zgjedhor dhe me ndryshime tė tilla nė Kushtetutė e nė sistemin zgjedhor, qė paralajmėrojnė jo stabilitet, por destabilitet tė politikės e tė institucioneve. "Mbi tė gjitha, ajo ka rėnė nė inercinė e zgjedhjeve tė dėshtuara tė 2005 e 2007. Procesi i reformės po trajtohet si njė biznes pėrjashtues, si njė operacion marrje e dhėnie mes po atyre shpėrdoruesve dhe matrapazėve tė votės sė shqiptarėve, qė jemi mėsuar tė shohim nė ēdo takim elektoral", nėnvizoi Xhufi. Numri dy i LSI-sė konstaton se vetėm njė qasje e tillė e pandershme, shpjegon faktin qė thirrjet e pėrsėritura, qė LSI i ka drejtuar lidershipit tė Partisė Socialiste pėr tė organizuar njė debat tė hapur mbi ēėshtjet mė thelbėsore tė Kodit Elektoral, kanė ndeshur nė njė heshtje prej nėnkontraktorėsh tė kapur. LSI nė vazhdimėsi ka paralajmėruar dhe premton se do tė vazhdojė tė insistojė, se procesi zgjedhor ėshtė kapur nga politika e vjetėr dhe e korruptuar dhe se ai po kushtėzohet nga interesa okulte grupesh okulte, qė ashtu si nė zaptimin e trojeve, gjejnė gjuhė tė pėrbashkėt edhe nė zaptimin e pushteteve dhe tė institucioneve. "Ne kujtojmė, se Qeveria dhe bashkėkontraktori (nė fakt, nėnkontraktori) i tyre i reformės zgjedhore, nuk kanė mėsuar asgjė nga ndryshimet kushtetuese tė 21 prillit, qė i vunė ata pėrballė kritikės mbarėpopullore dhe ndėrkombėtare", vijoi Xhufi. Sipas tė cilit, nė mungesė tė plotė tė transparencės, ata po ujdisin sė bashku nenet e kodit elektoral, si gjithnjė jashtė institucioneve dhe jashtė vėmendjes sė publikut. LSI pretendon se nė kėtė formė po pengohet puna nė komisionin pėrkatės tė Reformės Zgjedhore, ku gjithēka ka ngelur te diskutimi i 12 neneve. "Nė logjikėn e tyre, partive tė tjera politike dhe Komisionit tė Reformės nuk i mbetet tjetėr veē tė shprehin objeksionet dhe protestėn e tyre, sepse vendimin pėrfundimtar do ta marrin ata: kjo gjė ėshtė rregulluar paraprakisht nga bashkėkontraktorėt e reformės nė rregulloren e komisionit tė reformės", argumentoi Xhufi.
lajme.parajsa.com


































