PS: Proporcional rajonal pa prag
15.05.2008 19:42 Politike - Burimi: Koha Jone Politike

E Enjte, 15 Maj 2008
Socialistet kane vendosur te propozojne nje model proporcionali rajonal, pa prag elektoral. I ngjashem me sistemin spanjoll, ky sistem, i cili eshte fiksuar nga socialistet dhe qe pritet te hidhet zyrtarisht per diskutim ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, do te kete nje prag zero. Nje perpjekje e tille nga ana e partise me te madhe opozitare vjen ne kushtet kur nuk kane reshtur sulmet nga aleatet e saj, por dhe nga forcat e djathta ne total kunder dy partive te medha, nen akuzat se po perpiqen me te gjitha menyrat qe te nxjerrin jashte loje partite e vogla. Burime brenda selise roze bejne te ditur deri me tani jane shqyrtuar te gjitha variantet dhe me i mundshmi mbetet per t'u shqyrtuar ky variant. Nderkohe qe, perllogaritja e deputeteve, sipas perqindjes qe kane marre partite, mbetet nje problem me vete, te cilin socialistet, nepermjet formules se parashikuar dhe qe do ta paraqesin ne Komisionin e Ligjeve, kur te filloje diskutimi per Kodin Zgjedhor, mendojne se do t'i japin nje zgjidhje efikase edhe kesaj ceshtjeje. Keshtu, duke marre ne kete rast, rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te vitit 2005, ne Qarkun e Shkodres, kane marre si etalon kater partite e para, PD me 51,30 per qind, PS me 36,85 per qind, LSI me 4,68 per qind dhe LZHK me 2,37 per qind, pasi partite e tjera kane nje rezultat te paperfillshem, eshte bere dhe perllogaritja e shperndarjes se deputeteve sipas perqindjeve te marra. Ajo qe bie me shume ne sy eshte se ne rastin e nje rezultati te tille ne Shkoder, nga 11 deputete qe ka si qark, 7 deputete merren nga partia e pare, qe eshte PD dhe 4 deputete nga partia e dyte qe eshte PS. Nderkohe qe, partite e tjera nuk marrin asnje deputet, duke nxjerre ne kete rast te pavlere heqjen e pragut elektoral. I cili mund te kete vlere vetem ne zonat e medha urbane, dhe me konkretisht vetem ne Tirane mund te perfitonin nga pragu elektoral i hequr. Nderkohe qe, ne qarqet, ku nje parti qe te hyje ne Parlament duhet te marre minimalisht 6 deri ne 7 per qind te votave, shume nga partite e vogla, packa se pragu elektoral mund te hiqet, nuk kane asnje shans per te marre ndonje deputet dhe ne kete menyre pushojne se qeni te perfaqesuara ne Parlamentin shqiptar.
J.Marena
Vasili-LSI: Ky sistem nuk prodhon prag elektoral te percaktuar
Sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili, teper skeptik ne lidhje me kete levizje te socialisteve. Per te, eshte vete sistemi proporcional rajonal i imponuar nga dy partite e medha ai qe nxjerr jashte loje nje prag solid elektoral. "Vete sistemi parashikon pa prag elektoral te percaktuar. Secili rajon prodhon nje prag elektoral autonom te tij. Ne rast se nje parti merr 7 per qind, nderkohe qe pragu fiktiv arrin ne 8 per qind atehere deputetet qe i takojne kesaj partie i shkojne dy te medhave dhe kjo eshte nje vjedhje e hapur qe behet nga dy partite e medha. Keshtu rajonet nuk nxjerrin sa mbeshtetje kane realisht partite ne elektoratin shqiptar", ka qene deklarata e djeshme e Vasilit. Sipas tij, perjashtuar tre partite e medha, PD-PS e LSI, partite e tjera penalizohen me kete sistem zgjedhor.
Duckallari-PDS: Proporcional me korrektim kombetar 1%
"Me kete sistem, pragu minimal nuk zbret poshte 8 perqindeshit, si ta heqesh e si te vendosesh ate. Pragu minimal eshte numri i votave qe nje subjekt ose koalicion duhet te kete per te marre nje deputet. Ky sistem e heq vete pragun fiks, pra e ka te papercaktuar". Kjo ka qene deklarata e sekretarit politik te PDS, Artur Duckallari, me te cilin ka percjelle propozimin qe PS pritet te hedhe ne Komisionin e Ligjeve. Nderkohe, ai propozon nje proporcional rajonal, sipas variantit holandez, me korrektim kombetar prej 1 per qind. Nderkohe, ai propozon dhe nje variant tjeter, ate te zgjedhjes se 100 deputeteve me proporcional rajonal, dhe 40 deputeteve te tjere te ndahen mes partive te vogla me proporcional kombetar te korrektuar. Nderkohe qe ka akuzuar PD-PS se po bejne nje "dushk" te ri.
Islami: Ja formula e ndarjes sipas qarqeve
"Numri mund te jete ne shkalle kombetare, le te themi 2 milione e 100 mije, nje shume e perafert, pjesetuar me numrin 140, do te jape nje kuote, qe e ka pjesetimin ne kete rast qe po flasim eshte 20 mije", sqaron Islami, numrin e perafert te zgjedhesve, qe do te hedhin votat per nje deputet. "Le te marrim rastin e Qarkut te Shkodres, qe mund te ishte rreth 270 mije votues, pjesetim per 20 mije votues, do te ishte nje shifer rreth 13,5 per qind. Kjo behet qe ne secilin qark te kete nje shifer, ku do te kete nje pjese te plote dhe presjen dhjetore, qe vjen nga pjesetimi me kuoten e numrit te votuesve me kuoten qe llogaritet ne shkalle kombetare", tha Islami. Sipas formules se shpjeguar, perllogaritja behet ne kushtet kur cdo qarku i atribuohet pjesa e plote dhe nese shuma e tyre qe eshte llogaritur 140 dhe nese shuma e mbetur eshte 134 edhe 6 mandate per secilin qark, keto mandatet e mbetura iu atribuohen mbi bazen e presjes dhjetore me te madhe.
Shmangia e komisionit te reformes zgjedhore
Propozimet e te gjitha partive politike pritet te paraqiten ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, duke shmangur ne kete menyre Komisionin e Reformes Zgjedhore. Nje menyre e tille procedimi u zgjodh nga partite e medha per te eliminuar ndonje veto te pakendshme te partive te vogla, qe kundershtojne sistemin.
lajme.parajsa.com
































