Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


PS: Shifra fiktive per bizneset

18.08.2008 12:02 Politike - Burimi: Koha Jone Politike


E Hene, 18 Gusht 2008

TIRANE- Partia Socialiste vazhdon akuzat per kryeministrin Berisha pas analizes qe i beri dy dite me pare punes se qeverise ne 7 muajt e pare te ketij viti. Sipas kryetares se grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj qeveria ka deshtuar ne te gjitha zerat; si ne luften kunder korrupsionit ashtu edhe ne infrastrukture apo ekonomi. Kjo sipas saj deshmohet edhe nga raportet e shumta negative te nderkombetareve ne keto muaj. Nga ana tjeter kryetarja e grupit parlamentar te Partise Socialiste theksoi se kreu i qeverise Berisha perdori edhe shifra fiktive per bizneset ne vend dhe per numrin e te punesuarve ne to. "Foli per biznese, ne fakt raportohen se jane regjistruar 13 mije biznese, po rezultojne vetem 2 mije te punesuar, sipas institucioneve raportuese. I bie 11 mije biznese te jene pa asnje punonjes (as pronari). Ky eshte modeli i Gerdecit dhe "suksesi" i luftes ndaj informalitetit", tha Leskaj perpara gazetareve. Mbi keto argumente socialistet perforcojne zerin se qeveria e drejtuar nga Berisha ka marre tatepjeten e nuk mund te drejtoje me vendin qe sipas selise roze po shkon drejt shkaterrimit. Nderkohe qe kreu i Grupit te PS nuk ka munguar te permende dhe mangesite e kesaj qeverisjeje ne sherbime. "Qeveria nuk ka harxhuar asnje lek ne 7 muaj per kompensimin e energjise. Pensioni real eshte sot 4.9% me i ulet se ne vitin 2005, per shkak te cmimeve te mallrave dhe sherbimeve. Lista e rimbursimit te barnave eshte me e varfer se ajo e vitit 2005. Mbi 25% e familjeve ne fshat nuk arrijne te prodhojne as per konsum vetiak. Shqiptaret paguajne sot kosto me te larte per arsim e sherbime", tha kryetarja e grupit PS, Leskaj. Njeheresh ajo tha se kreu i qeverise Berisha duhet te kete parasysh se tragjedia e Gerdecit ishte edhe prodhimi i korrupsionit dhe krimit ne vend. Kryetarja e grupit socialist, Leskaj theksoi se qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha vetem ne harkun kohor prej nje viti ka qene e kontestuar per luften ndaj korrupsionit nga 6 raporte nderkombetare. "Me gjithe perpjekjen per ta kthyer korrupsionin ne histori suksesi, nuk mund te mohoje te pakten 6 raporte nderkombetare, qe vine te perkeqesuara, lidhur me luften ndaj korrupsionit, krimit te organizuar e trafiqeve (nga Departamenti Amerikan i Shtetit, CIA, IDR - USAID, Transparenca Nderkombetare)", deklaroi ne fjalen e saj kryetarja e grupit parlamentare te PS-se. Per te, diplomatet amerikane po rrisin ne menyre te vazhdueshme edhe shqetesimin e tyre per mos zbardhjen e tragjedise se Gerdecit dhe nga ana tjeter luften qe po ben mazhoranca per te marre ne dore pushtetin e institucioneve te pavarura si Prokuroria e Pergjithshme. Sipas Leskajt, kreu i qeverise Berisha foli edhe per nje bum investimesh, kur nga ana tjeter sipas raporteve nderkombetare per ekonomine tregohet se Shqiperia ze vendin e fundit ne rajon persa i perket edhe investimeve te huaja direkte. "Ne Investimet e Huaja Direkte, sipas raportit te Institutit te Studimeve Nderkombetare te Vjenes, Shqiperia (viti 2007 - 2008) ze pothuaj vendin e fundit ne CEE. Ka mbi 10 here me pak se Bullgaria apo Rumania, po disa here me pak edhe se Serbia apo Bosnje Hercegovina", theksoi Leskaj ne nje deklarate per mediat.

Fatjona Mejdini






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare