PS, nismė ligjore pėr dėmshpėrblimin e fermerėve
07.09.2008 12:01 Politike - Burimi: Shekulli Politike
Grupi socialist ka vėnė nė dispozicion dy numra telefoni ku dhe mund tė bėhet denoncimi i rasteve tė reja tė parcelave me misėr shterp
Angazhimi i Partisė Socialiste nė mbrojtje tė fermerėve tė dėmtuar nga skandali i misrit shterp nuk do tė mbetet thjesht nė kuadrin e deklaratave. Selia rozė ka bėrė tė ditur dje nėpėrmjet deputetit Taulant Balla ndėrmarrjen e njė nisme tė posaēme ligjore me qėllim zhdėmtimin financiar tė tė gjithė atyre fermerėve qė janė prekur nga pasojat e kėtij skandali. Partia Socialiste do kėrkojė nė kuvend miratimin e njė ligji me anė tė tė cilit tė detyrojė qeverinė tė dėmshpėrblejė fermerėt e dėmtuar nga fara e misrit. Dua tė siguroj, se Grupi parlamentar i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė do tė ndėrmarrė tė gjitha iniciativat ligjore qė do tė garantojnė dėmshpėrblimin e tė gjitha familjeve fshatare tė dėmtuara, - tha Balla. Ndėrkohė PS ka akuzuar qeverinė si fajtore pėr kėtė situatė dhe e cilėson si tė patolerueshme faktin qė asnjė institucion nuk ka marrė asnjė masė pėr evidentimin e dėmit tė shkaktuar. Sipas Ballės qeveria ėshtė pėrgjegjėse pasi ka lejuar shpėrndarjen e kėsaj fare nė tregun shqiptar. Kjo situatė ėshtė shkaktuar nga mungesa e veprimit dhe kontrollit tė institucioneve shtetėrore, ėshtė shkaktuar pėr shkak tė korrupsionit aktiv tė individėve me pushtet politik, qė nga pronari i kompanisė, tek ministri e deri tek kryeministri- shtoi mė tej Balla. Ndėrkohė pėr tė krijuar njė panoramė mė tė qartė tė vatrave tė prekura nga ky skandal Partia Socialiste vuri nė dispozicion dy numra telefoni 042 223 408 dhe 0683400044, ku fermerėt mund tė denoncojnė ēdo rast tė ri tė ngastrave tė mbjella me misėr qė s’prodhon. Nė mungesė tė plotė tė ndėrgjegjėsimit dhe tė reagimit tė institucioneve shtetėrore, Partia Socialiste e Shqipėrisė njofton tė gjitha familjet fshatare, tė dėmtuara nga kjo katastrofė e misrit pa kokrra, duke filluar nga dita e sotme kemi vendosur nė dispozicion dy numra telefoni: 042 223 408 dhe 0683400044, ku i kėrkojmė tė gjithė tė dėmtuarve tė deklarojnė sasinė e tokės sė mbjellė me kėtė farė misri. Mbi bazėn e tė dhėnave tė mbledhura nga deklarimet e vetė fshatarėve, specialistėt tanė, do tė pėrllogarisin dėmin e shkaktuar nė total si dhe dėmshpėrblimin qė i takon ēdo familjeje, - deklaroj deputeti socialist.
lajme.parajsa.com


































