Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Partia Socialiste: Qeveria t’u kėrkojė falje fermerėve

19.07.2008 18:30 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Nėnsekretari i Programit nė Partinė Socialiste Ervin Bushati i bėri thirrje dje qeverisė qė t’u kėrkojė falje femerėve dhe qytetarėve pėr mungesėn e produkteve shqiptare nė tregje. Ai u shpreh se qeveria nuk garanton dot infrastrukturėn minimale pėr tė shpėtuar bujqėsinė shqiptare dhe fshatin. “Ēdo bujk sot sjell si shqetėsim kryesor mungesėn totale tė rrugėve, energjisė dhe sistemit ujitės nė ndihmė tė prodhimit tė tij, qė nuk mbėrrin dot deri nė treg. Niveli kritik i zhvillimit tė infrastrukturės rurale bėn tė pamundur leverdinė ekonomike tė prodhimit nė bujqėsinė shqiptare”, - tha Bushati. Sipas tij, kjo ndėshkon si prodhuesit nė fshat, qė nuk arrijnė tė shesin me fitim prodhimet qė i kanė kultivuar me aq mund, ashtu dhe konsumatorėt nė qytete, qė u duhet tė paguajnė gjithmonė e mė tepėr nė tregjet ushqimore nga tė ardhurat e tyre. Ai tha se infrastruktura rurale ėshtė nė nivele mesjetare dhe nuk mund tė sjellė asnjė ndihmė pėr bujkun shqiptar. “Do tė ishte e udhės qė qeveria tė ndalte demagogjinė dhe t’u kėrkonte falje fermerėve nė mbarė vendin pėr mosmbajtjen e premtimeve”, - tha Bushati.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare