Pėrplasja PS- LSI, akuza njėra-tjetrės pėr bashkėpunim me Berishėn
19.08.2008 00:03 Politike - Burimi: TemA Politike

Kryetari i LSI, Ilir Meta, tha dje se partia e tij nuk ka frikė nga bashkėpunimi mes Berishės dhe Ramės. Ne nuk i druhemi asnjė lloj bashkėpunimi ndėrmjet Berishės dhe lidershipit tė PS, pasi jemi tė pėrgatitur dhe jemi tė qartė pėr tė gjitha mundėsitė qė mund tė prodhojė njė bashkėpunim i tillė, i degraduar dhe i degjeneruar deri tani, qė degjeneroi Kushtetutėn e shqiptarėve dhe sakrificat e tyre pėr tė patur njė Kushtetutė demokratike dhe evropiane dhe qė synon tė degjenerojė edhe votėn e shqiptarėve pėrmes kulisave qė kanė zhvilluar lidershipet e tyre dhe pėrfaqėsuesit e tyre deri tani, - tha Meta. Kryetari i LSI doli nė konferencė pėr shtyp pėr tė komentuar rezultatet e shtatėmujorit tė qeverisjes. Berisha dhe qeverisja e tij, sponsorizuar fort nga kasta korruptive dhe autokratike qė ka ndėrtuar gjatė kėtyre tre viteve, shkatėrruan edhe sistemin institucional nė vend me atentatin qė i bėnė Kushtetutės dhe institucioneve, duke lėnė pėrfundimisht nė kalendar e matrica ato reforma qė ka kėrkuar prej kohėsh pėrparimi dhe integrimi i mėtejshėm i vendit nė NATO dhe nė BE. Edhe partnerėt tanė ndėrkombėtarė po i bien fort kambanave dhe prej kohėsh e paralajmėrojnė Berishėn dhe tė gjithė shqiptarėt pėr rrezikimin e integrimit tė vendit, por, siē e dini, ai ka futur kokėn si struci dhe vazhdon tė jetojė me delirin e tij jashtė kėtij realiteti tepėr problematik dhe shqetėsues. E si tė mos mjaftonte e gjithė kjo panoramė dėshtimesh dhe shqetėsimesh, duke e paraqitur qeverisjen e tij si sukses, Sali Berisha ka pafytyrėsinė e papėrgjegjshmėrinė tė gėnjejė pėr reforma tė pakryera nė vend apo qoftė edhe pėr reformėn zgjedhore, e cila gjoja do tė pėrfundonte pėrpara Samitit tė NATO-s nė Bukuresht, apo pėr kartat e identitetit qė do tė shpėrndaheshin deri nė fund tė vitit tė parė tė qeverisjes sė tij, por qė duket qartė se nuk do tė jenė gati as pėr zgjedhjet e ardhshme dhe nė kėtė mėnyrė tė vėrė nė njė pikėpyetje tė madhe edhe procesin e zgjedhjeve tė ardhshme, legjitimitetin dhe integritetin e votės sė shqiptarėve, duke rrezikuar realisht riciklimin e krizave tė mėparshme nė vend. Megjithatė, pėr fat tė mirė po hyjmė nė vitin e fundit tė kėsaj qeverisjeje dhe vota e shqiptarėve i ka tė gjitha mundėsitė qė ta ndėshkojė pėrfundimisht Sali Berishėn pėr vuajtjet qė i ka shtuar popullit shqiptar, - tha Meta.
Ai u pyet nė lidhje me njė deklaratė tė Xhafės nė emėr tė PS, i cili ka rikonfirmuar edhe njėherė vullnetin e Partisė Socialiste pėr ta bėrė reformėn zgjedhore me Partinė Demokratike.
Ne kemi vetėm shqetėsimin e votės sė shqiptarėve dhe kemi shqetėsimin qė asnjė votė e opozitės tė mos shkojė dėm. Por, nėse pėrfaqėsuesit e Partisė Socialiste vazhdojnė tė ecin nė drejtim tė gabuar, ne nuk mund ti ndalojmė pėr momentin, por padyshim qė do tua bėjmė tė qartė tė gjithė shqiptarėve rolin e tyre si nėnkontraktorė tė Sali Berishės pėr tė dėmtuar interesat e opozitės, interesat e demokracisė, pėr tė degjeneruar votėn e shqiptarėve. Jam i bindur qė do tė kemi pėrkrahjen dhe miratimin edhe tė shumicės sė elektoratit tė tyre, pėr ti ndėshkuar kėta njerėz tė kapur nga Sali Berisha, - tha Meta.
PS: Meta lėpin atė qė ka pėshtyrė pėr interesa personale
Kanė reaguar menjėherė zyrtarėt e Partisė Socialiste pas deklaratės sė kryetarit tė LSI se Rama ėshtė i kapur nga Berisha. Zėdhėnėsja e PS, Mimi Kodheli, tha se Meta nuk mund tė quajė tė degjeneruar njė bashkėpunim qė kėrkohej prej partnerėve ndėrkombėtarė.
Ajo e akuzoi Metėn se shpif dhe fyen, ndėrsa ėshtė i zhytur vetė nė politikėn e batakut tė interesave personale. Nė qoftė se ka njė bashkėpunim tė degjeneruar nė politikėn shqiptare, janė pazaret e ulėta mes udhėheqėsish qė shahen pėr interesa krejt personale e pastaj lėpijnė atė qė kanė pėshtyrė pėr hir tė pushtetit personal, - tha Kodheli. Ilir Meta quan tė degjeneruar njė bashkėpunim parlamentar qė kėrkohej tash e 17 vjet pėr reformat e integrimit nė NATO e BE, kurse ne degjenerim quajmė politikėn e batakut tė shpifjeve e tė fyerjeve dhe tė pazareve mes atyre qė kanė 17 vjet qė ndahen si armiq e pajtohen si miq pėr kokė, thjesht dhe vetėm pėr interesa personale, - vijoi zėdhėnėsja e PS.
lajme.parajsa.com


































