Presidenti Sarkozi letėr Berishės
19.07.2008 18:30 Politike - Burimi: Metropol Politike
Presidenti i Francės Nikolas Sarkozi i ka dėrguar njė letėr Kryeministrit Sali Berisha pėr ta falėnderuar pėr rolin aktiv nė Samitin Bashkimi pėr Mesdheun. Zoti Kryeministėr, pas Samitit tė Parisit pėr Mesdheun dėshiroj tju falėnderoj personalisht pėr rolin tuaj aktiv nė suksesin qė pati ky takim. Ishte shumė e rėndėsishme qė ky samit ti jepte njė vrull tė ri bashkėpunimit pėrreth Mesdheut. Nė e arritėm kėtė falė vullnetit politik tė pėrbashkėt pėr tė nisur pėrpjekjet pėr ta transformuar Mesdheun nė njė rajon paqeje, demokracie, bashkėpunimi dhe prosperiteti, pavarėsisht vėshtirėsive dhe skepticizmave, - thuhet nė letrėn e Presidentit Sarkozi. Kreu i shtetit francez thekson se ky rezultat i jashtėzakonshėm sigurisht qė nuk shėnon njė mbyllje, pėrkundrazi, ai shėnon njė premtim tė ri, qė i angazhon tė gjithė. Na takon tani tė punojmė mbi kėto baza tė rinovuara pėr tė realizuar projektet konkrete qė u miratuan nė Samit. Ju mund tė mbėshteteni nė vendosmėrinė e Francės pėr tė mbikėqyrur kėto angazhime tė reja, nė cilėsinė e saj si presidente e Kėshillit tė Bashkimit Evropian dhe nė atė tė bashkėpresidentes sė Procesit tė Barcelonės: njė Bashkim pėr Mesdheun, - thuhet nė letrėn drejtuar Kryeministrit Berisha.
lajme.parajsa.com
































