Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


"Qeveria nė shtatė muaj", pėrplas Kryeministrin me opozitėn

17.08.2008 07:17 Politike - Burimi: SHQIP Politike

Bilanci i qeverisė nė shtatė muajt e parė tė vitit 2008 ka pėrfshirė nė polemika Kryeministrin dhe opozitėn. Teksa Berisha e cilėsoi kėtė si njė periudhė suksesi, selia rozė nuk hezitoi tė ironizojė nė maksimum shefin e mazhorancės. Siē ndodh zakonisht nė tė tilla raste, dy kahet e kundėrta tė politikės e shohin realitetin me syze tė ndryshme.

Kryeministri

Shefi i qeverisė bėn bilancin e shtatė muajve punė gjatė kėtij viti.

Ftesa e Shqipėrisė nė NATO, pavarėsia e Kosovės, rritja e eksporteve janė disa nga sukseset e kabinetit qeveritar gjatė kėtij viti. Nė listėn e sukseseve, Kryeministri Berisha ka renditur edhe rritjen e pagave, duke pranuar mė pas se ėshtė bėrė indeksimi i ēmimeve nė treg nė pjesėn mė tė madhe tė tyre. Pėr rreth 120 minuta, kreu i qeverisė Sali Berisha prezantoi nė njė konferencė pėr shtyp arritjet e kabinetit tė tij nė shtatė muajt e parė tė vitit 2008. Nėn moton "7 muajt qė ndryshuan Shqipėrinė", Kryeministri tha se, gjatė kėtyre muajve, vendi ynė bėri ndryshimet transformuese mė tė mėdha nė vitet e fundit. Shefi i qeverise deklaroi se gjatė kėsaj periudhe u miratuan 1150 ligje, marrėveshje dhe vendime, dy herė mė shumė se nė vitin 2005, duke nėnvizuar se "Shqipėria pėsoi ndryshime transformuese nga mė tė mėdhatė, nė 16 vitet e fundit". Berisha krahason punėn e tij me qeverinė e Fatos Nanos nė vitin 2005, duke u shprehur se kabineti i tij ka punuar mė shumė sesa qeveria e vitit 2005 dhe janė miratuar mė shumė ligje sesa nė kohėn e qeverisė socialiste.

Opozita

PS-ja vlerėsoi se Kryeministri Sali Berisha vijon tė rrėshqasė nė drejtim tė paditur dhe nuk po arrin tė kuptojė qė, edhe sipas vlerėsimit tė organizmave ndėrkombėtarė tė specializuar, korrupsioni nė vend vazhdon tė rritet. Nėnsekretari pėr programin, Ilir Beqja, tha se shefi i qeverisė nuk po arrin tė kuptojė qė Gėrdeci ishte shembulli mė tipik i kapjes sė tij dhe qeverisė sė tij nga trafikantėt e tė korruptuarit. "Dhe hetimi kapilar pėr kėtė krim monstruoz shtetėror s‘mund tė jetė i plotė pa Kryeministrin nė listėn e personave nė hetim", nėnvizoi Beqja. PS-ja mendon se nė korrik 2008, kundrejt korrikut 2007 tė punėsuarit, tė papunėt, invalidėt dhe pensionistėt shqiptarė shpenzojnė 30 pėr qind mė shumė pėr njė kg bukė, 40 pėr qind mė shumė se pėr njė kg vaj, 25 pėr qind mė shumė pėr njė kilovat energji elektrike. Socialistėt ironizuan pėrfshirjen qė i bėri Berisha pavarėsisė sė Kosovės nė bilancin e arritjeve tė tij nė kėta muaj. "Po kėtė prepotencė, por edhe me mendjelehtėsinė prej aparatēiku tė Luftės sė Ftohtė, nuk do tė ēuditeshim nėse nė 5- mujorin e ardhshėm tė na fliste pėr ēlirimin e Gjeorgjisė", tha Beqja.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare