Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Rama: Berisha bleu Presidentin. Blushi jep dorėheqjen

10.09.2007 20:20 Politike - Burimi: 24 Ore Politike

Lideri i PS-sė, Edi Rama ka reaguar dje nė mbrėmje lidhur me votimin e Presidentit tė Republikės, tė cilin ai e ka cilėsuar si korruptiv. "Sot ėshtė njė ditė ku ne gjendemi pėrballė njė fakti tė shėmtuar dhe gjendemi nė zgjedhjen e Presidentit pėrmes njė procesi i cili nuk ishte as konsensual dhe as i moralshėm", tha Rama. Kreu i PS-sė deklaroi se pėr dy vjet nuk do kemi mė shumė drita, mė shumė punė, por nė vend tė tyre do tė kemi edhe pėr dy vjet njė qeveri tė korruptuar dhe gėnjeshtare. Rama theksoi me forcė se "sot jeni tė gjithė dėshmitarė qė Presidenti i Shqipėrisė ėshtė blerė". "Jam i vendosur t‘u japim shqiptarėve alternativėn e daljes nga korrupsioni. Do tė doja ta uroja Presidentin e ri tė Republikės, por ai nuk e meriton urimin e PS-sė, sepse ndėrtoi procesin korruptim", tha ai. Rama ka komentuar edhe deklaratėn e parė tė Presidentit tė ri tė vendit, duke thėnė se "nė deklaratėn e tij tė parė nuk foli si President i tė gjithėve, por si vartės i Berishės. Bamir Topit duhet t‘i vijė turp, duke siguruar se do ta meritojė votėn e mirė tė opozitės, ajo nuk do t‘i mungojė". Rama theksoi se pėrballė kėtyre gjėrave do tė jetė njė aleancė e re sė keqes dhe sė vjetrės. Dorėheqjen e kryetarit tė grupit tė PS-sė, Ben Blushi, kreu i PS-sė e ka cilėsuar si "njė akt i cili ėshtė shprehje e njė qytetarie dhe asaj norme politike qė u shkel me kėmbė nė atė Kuvend. Blushi ėshtė arkitekti i transformimit tė mėtejshėm tė PS-sė". Rama e ka cilėsuar shumicėn e re tė krijuar me duar tė pista tė politikės sė vjetėr, e cila ka thelluar krizėn e demokracisė sė vendit, e cila do tė zgjatė edhe dy vjet tė tjera vuajtjen e ēdo shqiptari, nėn kėtė mazhorancė qė simbolizon imoralitetin ekstrem tė kėsaj politike tė korruptuar. "Dua t‘i siguroj tė gjithė ata qė kėrkojnė njė politikė tė re, se sot mė shumė se dje, misioni im ėshtė i qartė, vetėdija ime ėshtė e plotė dhe vullneti im ėshtė i hekurt", tha Rama. Ndėrsa nė lidhje me ata socialistė qė votuan pro kandidaturės sė Bamir Topit, Rama u shpreh se ata tashmė janė larguar me kėmbėt e tyre nga Partia Socialiste dhe nuk ka mė kthim mbrapa. Kreu i PS-sė ka deklaruar se Partia Socialiste tashmė ėshtė mė e fortė dhe se ajo do tė luftojė pėr tė mbyllur tė keqen, e cila ėshtė nė prag tė fundit. "Nė vend tė dritave dhe ujit do tė kemi pėr dy vjet njė qeveri tė korruptuar dhe gėnjeshtare", tha ai.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare