Rama: Bordi, asnje presion partise, dialog individual
07.09.2008 00:03 Politike - Burimi: Koha Jone Politike
E Diele, 07 Shtator 2008
FIER- Eshte krijuar ne Fier bordi i "Dialogut me Shoqerine", nje tjeter iniciative e PS e cila synon te bashkoje qytetare te paangazhuar politikisht qe duan te kontribuojne me ide dhe sugjerime ne vendimmarrjen e PS. Ky rrjet bordesh qe po krijohet ne te gjitha qytetet e vendit, synojne te afrojne qytetaret tek politika dhe ta beje politikberjen me te prekshme per qytetaret. "Eshte koha qe politika te mos qendroje e ndrydhur, e deformuar brenda kostumit te ngushte te politikanit, por te jete me permasen e qytetarit me bindjen se njerezit e jashtezakonshem te ndertojne sebashku gjera te jashtezakonshme", tha kreu i Partise Socialiste, Rama, ne takimin me qytetaret fierake. Gjate takimit me anetaret e ketij bordi, kryetari socialiste Rama eshte shprehur gjithashtu pro rritjes se angazhimit qytetar. Sipas kreut socialist, Bordi i Dialogut me Shoqerine, eshte nje ure mes partise dhe shoqerise, mes partise, e cila eshte nje organizate me strukture dhe rregulla te caktuar dhe shoqerise, e cila ka ne gjirin e vet plot mbeshtetes e simpatizante, por qe shpesh here gjendet ne nje hendek mes tyre dhe partise. "Na takon ne t'i gjejme rruget per t'i marre keto kontribute, duke ruajtur lirine, pavaresine e cdo individi qe deshiron te kontribuoje ne nje menyre te caktuar, por nuk deshiron te rreshtohet per nje kohe me te gjate se sa ai moment", ka qene deklarata e djeshme e Rames. Ai ka kembengulur edhe njehere se eshte shume e rendesishme qe te percohet jo vetem me fjale, por me nisma dhe veprime konkrete, se partia eshte instrument ne duart e te gjitheve, jo vetem anetareve, se partia eshte nje mundesi qe i jepet cdo kujt dhe jo thjesht anetareve, per te kontribuar per nje kauze, per realizimin e nje synimi, e nje programi, e nje ambicie te perbashket. Per te, ky bord nuk eshte nje organizate me vete, por nje rrjet qytetar, i cili do te funksionoje ne menyre te pavarur, autonome nga Partia Socialiste. "Ne nuk kemi ushtruar asnje lloj presioni te strukturat e partise, sepse nuk jane ato qe mund t'i ngrene keto, por komunikimi individual, i drejtperdrejte si qytetare me qytetare, per te bere te mundur te qe te krijohet berthama e pare, e cila te kthehet me pas ne nje rrjet", tha Rama. Xh.Beharaj
lajme.parajsa.com


































