Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Zina Sollaku mban peng Ministrine e Drejtesise

Zina Sollaku mban peng Ministrine e Drejtesise

Tirane - Gruaja e ish-prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, po i fshihet shkeljeve te konstatuara nga ana e inspektoratit te Ministrise se Drejtesise. Mesohet se kjo e fundit ka marre leje te gjate dhe nuk dihet se kur do te kthehet. Nga ana tjeter, ajo nuk ka dorezuar ende pretendimet e saja ne lidhje me relacionin e derguar nga ministria per te gjitha shkeljet e kryera, duke u bere edhe pengese qe Ministria e Drejtesise te dergoje per mase... »»


Rama: Heqja e imunitetit, jo ēėshtje e veēuar

15.05.2008 19:44 Politike - Burimi: Shekulli Politike

Kryetari i PS-sė tha se heqja e imunitetit s'mund tė jetė ēėshtje e veēantė, por pjesė e njė pakete tė plotė nė sistemin e drejtėsisė

TIRANĖ- Kufizimi i imunitetit tė deputetėve dhe zyrtarėve tė tjerė tė lartė, duket se do tė jetė pjesė e njė debati tė gjatė midis pozitės dhe opozitės. Kur dukej se dy forcat e mėdha po shkonin drejt miratimit tė kėsaj nisme brenda kėtij tre javori, Partia Socialiste kushtėzon dhėnien e konsensusit tė saj pėr kėtė ēėshtjeje me vazhdimin edhe tė reformave tė tjera nė sistemin e drejtėsisė. Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, duke folur gjatė tryezės me temė "Shqipėria drejt Integrimit Evropian" tė organizuar nga Fondacioni "Qemal Stafa" dhe Komisioni pėr Politikėn e Jashtme pranė Asamblesė Kombėtare tė kėsaj force, duke shprehur vullnetin e socialistėve pėr tė hequr imunitetin e deputetėve, ka bėrė tė qartė se kjo nuk mund tė arrihet si njė ēėshtje e veēantė, por si pjesė e njė pakete tė plotė reformash nė sistemin e drejtėsisė. "Ēėshtja e imunitetit, pėr tė cilėn ne e kemi deklaruar publikisht se jemi tė hapur tė diskutojmė, nuk mund dhe nuk do tė jetė, pėr sa na takon, njė ēėshtje e veēuar nga diskutimi i thelluar i tė gjithė problematikės sė Paktit Kombėtar pėr Drejtėsinė. Nuk do tė jetė as njė arsye pėr t'u rifutur nė Kushtetutė, pėr njė element tė vetėm. Por, do tė jetė pjesė e njė ndėrhyrjeje mė tė gjerė, pėr tė cilėn duhet tė ketė njė diskutim tė madh, publik dhe e cila duhet tė vijė si rrjedhojė e asaj vetėdije qė mishėrohet nė Paktin Kombėtar pėr Drejtėsinė dhe atij angazhimi qė forcat politike duhet tė marrin pėr kėtė pakt", - u shpreh kryesocialisti Edi Rama. Ndėrkohė duke folur pėr detyrat e "shtėpisė" qė ka Shqipėria nė kuadėr tė procesit integrues nė BE, kryesocialisti nė prani edhe tė Kryetarit tė Delegacionit tė Komisionit Evropian nė Shqipėri, ambasadorit Lohan dhe nėnkryetarit tė Komisionit tė Jashtėm tė Parlamentit Evropian, Libor Roucek, ka theksuar se, "politika duhet tė largojė njė herė e mirė duart nga drejtėsia". Pėr kėtė ai ka shprehur nevojėn qė forcat politike nė vend duhet tė mbėshtesin tė gjitha reformat qė pėrmban Pakti Kombėtar pėr Drejtėsinė i propozuar disa muaj mė parė nga PS. "Ky duhet tė jetė njė angazhim i tė gjitha forcave politike, qė solemnisht duhet ta kthejnė kėtė Pakt Kombėtar, nė njė angazhim konkret tė miratuar nė Parlamentin e Shqipėrisė, si njė axhendė afatgjatė pėr tė gjitha forcat politike, pavarėsisht se kush ėshtė nė pushtet dhe kush ėshtė nė opozitė, apo anasjelltas", - tha Rama. Ndėrkohė, drejtori Ekzekutiv i Fondacionit "Qemal Stafa", Saimir Tahiri nė fjalėn e vet deklaroi se klasa politike 18-vjeēare ka dėshtuar tė ndėrtojė Evropėn kėtu. Gjithashtu kryetari i Komisionit tė Politikės sė Jashtme nė Asamblenė Kombėtare tė PS-sė, Taulant Balla, theksoi se socialistėt, pėrmes kėtyre tryezave me ekspertė tė tė gjitha fushave, synojnė pėrgatitjen e njė programi qeverisės tė implementueshėm dhe efektiv.

PS po pėrgatit njė projektrezolutė, ku t'i kėrkohet qeverisė ēėshtja e statusit tė vendit kandidat

Lammert- Ramės: Konsensusi pėr reformat, pozitiv

TIRANĖ- Kryetari i Bundestagut gjerman, Nobert Lammert, nė ditėn e fundit tė vizitės sė tij nė Shqipėri ėshtė pritur nė njė takim tė veēantė edhe nga lideri i opozitės, Edi Rama. Gjatė kėtij takimi, kryetari i Parlamentit gjerman i ka shprehur Ramės vlerėsime nė lidhje me qėndrimet qė ka mbajtur opozita nė pėrgjithėsi dhe Partia Socialiste nė veēanti, nė raport me reformat e mėdha integruese. Nė vijim tė kėtij qėndrimi, kryeparlamentari gjerman ka pėrshėndetur konsensusin politik tė arritur mes pozitės dhe opozitės, nė drejtim tė reformave themelore integruese tė vendit. Pas takimit, Kryetari i PS-sė, Edi Rama ka bėrė tė qartė edhe njė herė pėr mediat se socialistėt janė duke pėrgatitur njė projektrezolutė, qė do tė paraqitet nė Kuvend, me anė tė sė cilės do t'i kėrkohet qeverisė qė tė aplikojė qė Shqipėria tė marrė statusin e vendit kandidat pėr nė Bashkimin Evropian. Kjo, sipas Ramės, duhet tė ndodhė jo mė vonė se vjeshta e ardhshme, pasi, siē njihet nga praktika e vendeve tė tjera, marrja e kėtij statusi do tė angazhonte forcat politike nė Shqipėri pėr tė punuar mė fort nė drejtim tė realizimit tė reformave integruese. "Unė mora pėrshėndetjen pėr konsensusin politik tė arritur nė drejtim tė reformave dhe nxitjen pėr tė vijuar nė rrugėn e bashkėpunimit mes palėve, nė funksion tė aspiratave tė popullit shqiptar pėr njė integrim tė shpejtė nė NATO dhe nė BE, dhe nga ana tjetėr, rishtrova pikėpamjen tonė se Shqipėria duhet tė aplikojė jo mė vonė se vjeshta e ardhshme pėr tė marrė statusin e vendit kandidat pėr nė BE, gjė pėr tė cilėn ne po pėrgatisim edhe njė Projekt-Rezolutė pėr Kuvendin e Shqipėrisė", - u shpreh Rama pas takimit.

F.B



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare