Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Supermarket Meico

Revista MAPO ka mundur tė krahasojė njė vendim tė qeverisė pėr afatet e pėrdorimit tė armėve dhe pajisjet e Forcave tė Armatosura me ato ēfarė mund tė tregtohen legalisht nga MEICO: nuk ka mbetur asgjė, nga avionėt, anijet, tanket e deri tek municionet. Gjithēka duhet tė dalė jashtė depove dhe tė asgjesohet. Ikin dhe raketat SAM-2, krenaria e dikurshme e paradave komuniste »»


Rama: Turi "Shqipėria nė NATO", Berisha po fsheh dėshtimet

17.05.2008 11:49 Politike - Burimi: Shekulli Politike

 

Kryetari i PS-sė komenton turin paralel qė po zhvillon kryeministri Sali Berisha

TIRANĖ- Turi "Dialog me Shqipėrinė" i kryetarit tė PS-sė, Edi Rama, ėshtė ndalur nė qytetin e Durrėsit, ku nė qendėr tė tij ka qenė pikėrisht rinia dhe problemet qė shqetėsojnė atė. Gjatė njė bashkėbisedimi me tė rinjtė durrsakė, kryetari i PS-sė pėr herė tė parė ka pranuar tė komentojė turin paralel qė ka ndėrmarrė kundėrshtari i tij politik, Sali Berisha. Duke ironizuar kėtė nismė, lideri i opozitės ka theksuar se kryeministri po pėrpiqet qė nėpėrmjet kėtij turi tė fshehė dėshtimet dhe premtimet e pambajtura tė qeverisė sė tij. "Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė Kryeministri i Shqipėrisė ka ndėrmarrė njė tur, qė ėshtė njė kopje e keqe e "Dialogut tonė me Shqipėrinė". Pėr mė tepėr ėshtė edhe njė shfaqje realisht e trishtuar, pasi ky ėshtė njė kryeministėr qė po mbyll vitin e tretė tė mandatit tė tij dhe nuk ėshtė njė kryeministėr nga i cili sot shqiptarėt dhe shqiptaret presin premtime tė reja, por njė kryeministėr nga i cili sot qytetaret dhe qytetarėt e vendit presin t'u thotė, ku shkuan premtimet e vjetra?!", - u shpreh Rama gjatė fjalės sė vet. Gjithashtu ai nuk ka ngurruar qė ta akuzojė atė pėr keqpėrdorim tė tė rinjve tė cilėt vazhdojnė tė gėnjehen me premtime tė pambajtura nga kryeministri. "Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė Kryeministri i Shqipėrisė, i vitit 2008, i Shqipėrisė sė shekullit tė ri, i Shqipėrisė sė tė rejave dhe tė rinjve, qė sot e gjithė ditėn janė nė pamundėsi pėr tė udhėtuar lirisht nė Evropė, ka ndėrmarrė njė tur, duke arritur edhe tė keqpėrdorė tė rejat e tė rinjtė e Qytetit Studenti, ku sot jetohet mė keq se 17 vjet mė parė, nga pikėpamja e kushteve", - theksoi kryesocialisti. Ndėrkohė duke u ndalur tek slogani i kėtij turi, pra marrja e ftesės pėr nė NATO, Rama ėshtė shprehur se kjo ngjarje po pėrdoret nga Berisha si njė arritje personale. Ndėrkohė qė, sipas tij, marrja e ftesės nga ana e Shqipėrisė nė samitin e Bukureshtit ishte finalizimi i pėrpjekjeve shumėvjeēare tė shqiptarėve. "Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė sot kryeministri, 3 vjet nga fillimi i punės sė tij, fshihet pas flamurit tė NATO-s. A thua se flamuri i NATO-s, mjafton pėr tė mbuluar tė gjitha mosrealizimet?! Pėr tė fshirė tė gjitha ato premtimet pėr tė cilat ai dhe qeveria e tij, u krijuan?!A thua se flamuri i NATO-s ėshtė njė arritje e qeverisė, jo njė arritje qė aleatėt tanė tė mėdhenj ia njohėn popullit shqiptar?! A thua se flamuri i NATO-s ėshtė flamuri i partisė dhe jo flamuri i njė aleance ku Shqipėria hyri me shumė vonesė, nė radhė tė parė pėr shkak tė politikės sė vjetėr tė Sali Berishės", - ka pohuar Rama. Situata nė vend dhe tranzicioni i pafund, kushtėzon sipas Ramės shqiptarėt qė tė lėnė pas tė shkuarėn dhe tė bėhet pjesė e procesit transformues qė PS ka nisur me politikėn e re. Nė kėtė kuadėr, ai ka garantuar tė rinjtė e kėtij qyteti se PS do tė mund tė hartojė njė program politik dhe qeverisės plotėsisht tė zbatueshėm nė praktikė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare