Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Supermarket Meico

Revista MAPO ka mundur tė krahasojė njė vendim tė qeverisė pėr afatet e pėrdorimit tė armėve dhe pajisjet e Forcave tė Armatosura me ato ēfarė mund tė tregtohen legalisht nga MEICO: nuk ka mbetur asgjė, nga avionėt, anijet, tanket e deri tek municionet. Gjithēka duhet tė dalė jashtė depove dhe tė asgjesohet. Ikin dhe raketat SAM-2, krenaria e dikurshme e paradave komuniste »»


“Rama do largohet shpejt nga politika shqiptare, nuk ka rezistencė psikologjike ta pėrballojė”

20.07.2008 00:04 Politike - Burimi: TemA Politike

Nga Mero Baze“Rama do largohet shpejt nga politika shqiptare, nuk ka rezistencė psikologjike ta pėrballojė”

Flet publicisti dhe kryetari i Komitetit pėr Mbrojtjen e Kushtetutės, Artur Zheji



Sė fundi jeni shfaqur mė shumė nė tribuna se nė media. A ėshtė ky njė pasion i ri apo i momentit?


Jetojmė mjerisht nė mes tė njė kohe qė mė tė turbullt nuk ka si tė jetė. E turbullt dhe me falsitet deri nė kockė. Kornizat mediatike tė ekraneve mė duken tejet tė ngushta dhe shpesh tejet tė kontrolluara pėr tė luftuar kundėr procesit tė leckėzimit tė popullit shqiptar. Sot, duhet njė pėrgjigje radikale ndaj njė tė keqeje qė po pėrparon dhe priret tė kalbėzojė krejt sistemin shtetėror, ndonėse ky sistem i pashėndetshėm ka qenė gjithmonė. Ėshtė njė zgjedhje besoj afatgjatė pozicionimi nė vijėn e parė. Jo detyrimisht nėpėr tribuna, por betejave politike, po. Ka perėnduar tashmė koha e fjalėve tė kadifenjta dhe sintaksės sė mėndafshtė. Sot, Shqipėria ėshtė njė vend i rrezikuar dhe shqiptarėt qė kanė optikėn ta shohin kėtė rrezik, nuk mund tė bėjnė sehir apo tė qesėndisin tavolinave tė begata politikėn e sotme xhahile.

Nuk kam iluzionin se e djeshmja ka qenė parajsė dhe e nesėrmja do tė jetė xhenet, porse aroma e rėndė e paradiktaturės nuk ka kutėrbuar kurrė mė shumė se sot, pavarėsisht kostumeve tė bukura dhe tė shtrenjta tė Berishės dhe parfumeve prej femrash qė pėrdorin ministrat e tij.



Po udhėhiqni njė Komitet pėr Mbrojtjen e Kushtetutės, i cili ka njė objektiv tė rrezikuar nga kapriēot juridike tė injektuara politikisht nė Kushtetutė. Sa shpresė keni tė ndani pėrfitimin politik nga kjo nismė, i cili mund tė jetė i madh, nga bilanci negativ qė mund tė ketė objektivi i kėsaj nisme?


Kushtetuta nė tė gjithė botėn e qytetėruar konsiderohet njė testament, njė akt qė hipotekon tė drejta tė patundshme dhe themelore tė njė populli. Ta shpėrdorosh atė, ta tjetėrsosh nė thelbin e vet, pa pyetur popullin, pa e thirrur “Sovranin”, tė shprehė sovranitetin e vet, do tė thotė ta kesh dhunuar kėtė testament. Do tė thotė tė kesh grabitur dhe vjedhur shqiptarėt nga njė e drejtė, qė ėshtė nėna dhe baba e tė gjitha tė drejtave dhe kjo ėshtė njė paturpėsi sa komuniste, aq edhe fashiste.

Ėshtė paturpėsia klasike e diktaturave, tė cilat gjithmonė gjarpėrojnė drejt pushtetit absolut, me mjete nė thonjėza legale, por duke pėrjashtuar de facto popullin, duke e marrė tė mirėqenė qė ai s’ka pse pyetet, se ai ėshtė bagėti dhe duhet tė ndjekė kokulur dhe duke blegėrirė shefat qė vendosin pėr tė dhe pse jo, edhe nė emėr tė tij, pa e pyetur atė. Kjo ėshtė arrogancė kafshėrore dhe e pistė. Ne si Komitet kemi korrur njė sukses tė rėndėsishėm. E kemi shqyer thesin me erė tė rėndė qė ndrynte brenda kėtė fėlliqėsi, e kemi shqyer dhe e kemi zbrazur nė tryeza publike, ekraneve dhe tribunave. Kemi akuzuar dhe denoncuar kėtė komplot, qė u ngjiz, nuk di se ku, dhe polli natėn e 21 prillit amendimet mė perverse ndaj Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė. Njė martesė e beftė politike, mė spektakolare se e Karla Brunit me presidentin francez, Sarkozy, lidhi zotin Berisha me zotin Rama. Unaza e turpit e kėsaj martese politike, kuptohet, ishte ruajtja e pushtetit nė cilėndo rrethanė, njeri nė bashki dhe tjetri nė Kryeministri. Dhe “paja” e Ramės, qė i blatoi Saliut, ishin amendimet kushtetuese, njė kamerdare “in ekstremis“, pėr tė shpėtuar qeverinė ‘Berisha’ mbas krimit shtetėror tė Gėrdecit.

Nga Berisha kjo pritej, kurse nga Rama, jo. Ngatėrresa e tij nė kėtė zymtėsi mė ka lėnė pa gjumė pėr net tė tėra, nuk e mendoja se Edi pėr pushtetin mund tė jepte edhe grimėn e fundit tė ngrehinės sė tij politike, sė paku tė fasadės sė saj. Mjerim i madh kjo qė ka bėrė, ndonėse besoj se thellė-thellė, ai e vuan, por sa para bėn, e keqja u krye dhe pas kėsaj mjaft tė tjera..

Por, le tė kthehemi te “Komiteti”. Kėtė skandal antikushtetutor dhe antipopullor, kuzhinierėve qė e gatuan, ua kish ėnda ta mbanin tė fshehtė, brenda kornizės sė bashkėpunimit bilateral midis dy forcave tė “mėdha” politike, brenda kornizės sė dialogut. Ne e thyem kėtė kornizė. Nuk ėshtė shumė, por nuk ėshtė edhe fare pak. Me kėrkesat tona legale ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor, ne nė mos tjetėr diagnostikuam edhe njėherė sa rėndė ėshtė gjendja e kėtij shteti-pacient dhe ndodhi ajo qė kishim parashikuar, edhe nė KQZ, votat e socialistėve dhe tė demokratėve ishin njė votė. Populli, zero.

Porse pėr kėtė sė paku populli u informua, le t’i gjykojė ai hajdutėt e sė drejtės sė tij, e sė drejtės sė referendumit tė munguar tė deritanishėm. Sepse vetėm populli drejtpėrsėdrejti duhet tė vendosė pėr tapinė e vet konstitucionale.



Po angazhoheni pėrkrah Ilir Metės, njė politikani, me portretin e tė cilit keni pasur problem, sa herė e vizatonit disa vite mė parė, nė raport me Fatos Nanon. Ēfarė mendon se ka ndryshuar tek ai apo te ju qė tė na bindė se raporti juaj si aleat politik ėshtė i natyrshėm?


Pyetja e juaj ėshtė e saktė dhe pikante. Ilir Meta ishte dhe ėshtė njė akuzator radikal i gjithė kėsaj qė rrėfeva mė lart dhe kjo ėshtė pika mė e rėndėsishme qė na lidh. Ėshtė njė lidhje mbi njė imperativ politik dhe moral, tė ndalojmė marshimin autoritarist tė pushtimit tė institucioneve, tė mbrojmė Kushtetutėn e shqiptarėve dhe tė thyejmė monopolin politiko-ekonomik tė njė kaste tė re, qė po hedh rrezikshėm shtat nė Shqipėri. Edhe ju, zoti Baze, jeni njė akuzator radikal i kėsaj kaste dhe e kuptoni mirėfilli kėtė qė po them. Pra, natyrshmėria e aleancės politike lindi nga emergjenca e pazakontė e krijuar sė fundi nė Shqipėri. Ėshtė mė e rehatshme, nga ana njerėzore apo mikroborgjeze, tė rrish nėn hijen e ombrellės sė Berishės apo nė hiret bashkiake tė Ramės se sa tė bėsh aleance me njė pakicė tė momentit, por qė ka kapur dhe bėrė tė vetin thelbin e shqetėsimit tė shumicės. Tė asaj shumice qė sot nuk e lė tė shprehet. Unė dhe Ilir Meta jemi nė njė mendje pėr kėtė dhe kjo sjell rritje tė forcės goditėse ndaj kastės, dhe ju bėj me dije se nuk jemi pak.



Nėse shtyhemi pak mė tutje nė kohė, nuk shmangim dot nga biseda Fatos Nanon. Keni thėnė dikur se ju ka bėrė pėr vete me fuqinė e tij pėr tė prodhuar lėvizje brenda sė majtės dhe pėr t’i pėrmbledhur tė gjithė, me njė tė rėnė, kundėrshtarėt e tij nė parti qė rrezikuan demokracinė dhe qeverisjen e sė majtės. Sa besoni sot te Fatos Nano?


Kėto qė citoni nuk i kam thėnė asnjėherė kėshtu. Fatos Nanon e kam njohur nga afėr, nė ditė tė vėshtira pėr tė, politikisht e kam fjalėn. Idetė e tij ndodheshin nė njė pakicė tė skajshme, por kjo i bėnte ato mė intriguese. Nė atė periudhė, shpejt mbas ‘97, ‘grushtshtetit berishian tė ‘98 dhe luftės sė Kosovės sė ‘99, Nano tė habiste me aftėsinė pėr tė gjeneruar tolerancė, dukej njė specie e njė lloji tjetėr, qė aksidentalisht kishte hyrė nė politikėn shqiptare. Ishte mė shumė njė tirons, qė kishte pothuajse bezdi nga mbikulturimi i vet qytetar dhe qė kishte po aq bezdi nga tė pakulturuarit qė mbanin kostum tė zi dhe ēorape tė bardha.

E majta shqiptare duhej reformuar sė brendshmi dhe sė jashtmi, dhe unė mendoj se Nano e dekomunistizoi kėnaqshėm kėtė tė majtė, pėr arsye se Fatos Nano ishte dhe ėshtė shumė mė pak ish-komunist se Sali Berisha. Shikoni Partinė Demokratike, ėshtė vetėm njė repart ushtarak, ku ka vetėm njė gjeneral, tė tjerėt mbeten vetėm rreshterė.

Unė mendoj se kėto dy vjetėt e fundit Nano “ka hapur krahun” dhe, si mė ka thėnė nė njė bisedė, “ka prerė biletėn nė rreshtin e parė pėr tė parė” teatrin e sotshėm politik.



Nėse e shihni nga sot lėvizjen e tij pėr katarsis brenda PS nė vitin 2001-2002, i jepni tė drejt atij apo Ilir Metės qė u bė viktimė e asaj lėvizjeje?


Lėvizja pėr katarsis e atyre viteve ka qenė njė lėvizje politike interesante, por nuk mbėrriti qėllimet qė i kishte vėnė vetes. Ajo nuk drejtohej kundėr Ilir Metės, por pėrfshiu edhe Ilir Metėn. Ishte njė dialektikė politike qė synonte balancėn e pushteteve brenda sė majtės. U bėnė ndoshta dhe teprime, porse mendoj se nė thelb tregoi forcėn e sė majtės nė luftėn e vet drejt njė identiteti tė ri. Ilir Meta sot, ėshtė shumė mė politikan i zoti dhe shumė mė i vetėdijshėm se nė vitin 2001. Nė fund tė fundit, ajo eksperiencė, me gjithė nuancat e hidhura personale qė kishte, e rriti individualisht dhe politikisht atė.



Nėse e zhvendosim lėvizjen e Nanos brenda shumicės sė sotme, a do tė ishte Berisha i besueshėm pėr njė nismė tė tillė, meqė kredencialet e qeverisė kanė rėnė, pėr shkak tė rritjes sė perceptimit popullor se ajo ėshtė e korruptuar?


Ėshtė njė pėrqasje teorike shumė e vėshtirė. Mendoj se Berisha ėshtė njė qenie politike mjerisht e pakorrigjueshme. Ai ka krijuar detashmentin e tij ushtarako-partiak, ku, kush mendon ndryshe, dėnohet nga gjyqi ushtarako-partiak dhe asgjėsohet si armik. Partia Demokratike ėshtė njė parti staliniste, ajo do tė mund tė reformohet, vetėm kur tė largohet Stalini i saj.



Njė nga tezat kryesore politike tė opozitės sė Ilir Metės ėshtė se Sali Berisha dhe Edi Rama kanė njė pakt politik pėr tė deformuar rrotacionin politik nė Shqipėri. Deri ku e besoni kėtė tezė?


Nuk e besoj kėtė tezė, por jam i bindur nė vėrtetėsinė e kėtij realiteti dhe kam mbėrritur nė kėtė pėrfundim paralelisht me Metėn, si dhe me mjaft kolegė e analistė tė tjerė. Duket qartė komunikimi i Ramės me Berishėn. Nuk ėshtė njė komunikim tryezash tė hapura, por njė dialog pėrmes korrierėsh tė besuar. Dy-tre biznesmenė kryesisht. Kanė bėrė njė pakt tė dukshėm mossulmimi dhe merren vesh e koordinohen pėr gjėrat mė kryesore. Shikoni se si po veprojnė sė fundi me Kodin Zgjedhor. Duan t’i pėrjashtojnė tė gjithė dhe tė ndajnė tortėn e pushtetit vetėm ata tė dy. Sepse pėr ata, pushteti ėshtė tortė, qė hahet dhe qė ndahet pėr t’u shijuar dhe vetėm kaq. Tė tjerat janė teatėr pėr konsum tė popullit qė e dinė pėr “sylesh”. Por mendoj se edhe shqiptarėt janė nuhatės tė mirė.



Ēfarė mund ta ketė bindur, sipas jush, Edi Ramėn qė t’i miratonte ndryshimet kushtetuese, tė ofruara nga Berisha?


Nuk mund ta di konkretisht, madje mund tė them se jam akoma nėn peshėn dhe efektin e habisė pėr kėtė sa ndodhi. Ėshtė njė kapitullim nga ndonjė frikė e fshehur apo njė marrėveshje bizantine? Di tė them se rezultati ėshtė i tmerrshėm, pėrfitimet e Berishės, tė pallogaritshme, diskreditimi i Partisė Socialiste, tejet i thellė. Humbja e prestigjit demokratik tė vendit dhe sidomos pėrparimi i marshimit autoritarist tė Berishės drejt kapjes sė institucioneve dhe nėnshtrimit tė institucioneve ka hapur mė 21 prill, dhe falė zotit, Rama, portėn e njė rreziku shumė tė zymtė antidemokratik.



Po Berishėn ēfarė mund ta ketė joshur nga oferta e Edi Ramės pėr tė bashkėpunuar me tė?


Cila ofertė? Ėshtė nė gjendje Edi Rama tė bėjė oferta? Ai vetėm pranon oferta nga Berisha dhe i pėrmbush ato.

E shikoni se kjo opozitė socialiste vetėm opozitė nuk ėshtė? Nuk flasin as pėr Gėrdecin mė, as sa pėr tė shpėlarė gojėn pėrpara familjarėve tė viktimave, tė plagosurve dhe tė pastrehėve. Dhe kjo ėshtė dhimbje e madhe qytetare. Nėse ne ankohemi natė e ditė pėr drejtėsinė tonė tė Padrejtė, cili ėshtė mesazhi qė i vjen drejtėsisė nga politika? Kur politika vrau nė Gėrdec? Kur politika vodhi pasurinė e shqiptarėve nė Gėrdec? Dhe, kur politika, nėnkupto nė kėtė rast PD dhe PS, bėhen bashkė pėr tė fshehur krimin shtetėror tė kryer nė Gėrdec? Zoti na ruajtė nga kjo gjendje, ndjehemi tė gjithė tė pasigurt!



Ka akuza absurde ndaj Partisė Socialiste nė opozitė, qė ajo ėshtė aleate e PD dhe duket sikur PS nuk do tė vijė nė pushtet, sipas kėtyre akuzave. Sa mendoni se njerėzit besojnė, se njė opozitė kėrkon tė rrijė nė opozitė pėr shkak tė interesave tė vogla?


Unė mendoj se ky absurd po ndodh nė teatrin e politikės shqiptare. Njerėzit po shohin, ėshtė mirė tė besojnė qė, kur bėhet fjala pėr pushtet e parį, ndodhka edhe ajo qė ju e quani absurde.



Si e shikon Shqipėrinė me Edi Ramėn kryeministėr?


Nuk besoj se Edi e sheh veten kryeministėr. Po tė ishte se e shihte, do tė vepronte politikisht ndryshe. Rama do tė largohet shpejt nga politika shqiptare, nuk ka rezistencė psikologjike ta pėrballojė. Do tė blejė diku ndonjė ishull dhe do bėjė jetėn e tij.



A mendoni se pėrbėn rrezik influenca e tij e madhe nė media dhe aftėsia pėr t’i kontrolluar ato?


Ai nuk ka vetėm aftėsinė teorike pėr tė kontrolluar mediat, porse, fatkeqėsisht, kontrollon de facto shumė prej tyre. Kėtė e kuptova mirėfilli dhe nė kurriz, kur filloi punė Komiteti pėr Mbrojtjen e Kushtetutės. Na quajtėn Komiteti i Shpėtimit, Komiteti i Metės… dhe kurrkund nuk hapeshin hapėsira tė plota televizive pėr pasqyrimin e kėtij evenimenti.

Ka TV qė nuk kanė dhėnė asnjė sekondė tė deklaratave tona, si pėr shembull “News 24” e Babaramos dhe “A1” i Kokėdhimės. Kuptohet as “Gazeta Shqiptare”, as “Zėri i Popullit”, as “Shekulli” dhe as “Rilindja Demokratike”. Besoj nuk ka nevojė pėr koment.



Partia Socialiste ėshtė pėrtėrirė nė ekipin e saj drejtues dhe duket qartė se kemi gjithnjė e mė pak njerėz politikė nė krye tė saj. A shpreson se mund tė funksionojė njė parti vetėm me njė kryetar dhe ekspertė?


E pėrse duhet tė funksionojė? Detyra e saj hėpėrhė ėshtė vetėm tė heshtė dhe tė mos shqetėsojė Berishėn nė bėmat e tij.



Ēfarė mendon se do tė pėrcaktojė zgjedhjet e ardhshme, fryma kundėr qeverisė apo besimi te lidershipi i ri i PS?


Zgjedhjet e ardhshme janė tė rėndėsishme. Ato duhet tė ulin sėrish nė stolin e opozitės Sali Berishėn, qė tė marrė pak frymė e tė “ēlodhet”. Tanimė u kuptua katėrcipėrisht se Berisha dhe stafi i tij erdhi nė pushtet pėr tė marrė, pėr tė marrė shumė, dhe jo pėr tė dhėnė. Porse nuk do tė jetė PS surpriza e zgjedhjeve tė ardhshme, por mendoj formacione tė tjera politike.



Nėse ndodh njė aleancė mes Ilir Metės dhe Fatos Nanos, sa mendoni se do tė trondiste Partinė Socialiste tradicionale?


Nuk besoj se do ta trondiste, por do ta gėzonte bazėn e Partisė Socialiste. Megjithatė, mendoj se nuk ka zėra tė besueshėm qė kjo mund tė ndodhė hėpėrhė.



Fatos Nano ėshtė shumė i ri pėr tė qenė pensionist nė politikė. A mendon se njė e majtė nė pushtet i ka borxh atij mandatin e Presidentit tė Republikės pas ndryshimeve tė fundit kushtetuese?


Fatos Nanon ėshtė mirė qė e lanė gjallė dhe qė e nxorėn nga burgu. Sot, shumė miq sahanlėpirės i kanė kthyer krahėt sėrish. Institucioni i mirėnjohjes ėshtė institucion qė ne shqiptarėt nuk e kemi krijuar akoma. Kush ishte politikisht Edi Rama pa ftesėn dhe mbėshtetjen fillestare dhe jo vetėm fillestare tė Fatos Nanos?

Tani ai e quan atė politika e vjetėr dhe nė krah tė djathtė ka njė mė tė vjetėr nė moshė dhe nė politikė. Berisha ėshtė i rrethuar nga ish-SHIK-sat, qė i mbron si djemtė e tij, Rama ka pėr mbėshtetės babaxhan njė ish-ministėr tė Brendshėm. Ky ėshtė realiteti dhe Nano e njeh mirė kėtė, prandaj dhe i rri larg me zgjuarsi. Por, pėrkohėsisht besoj.



Nėse Edi Rama bėhet deputet nė vitin 2009, kush mendon se do tė promovohet si kandidat pėr Bashkinė e Tiranės?


Nuk e kam idenė. Bashkia e Tiranės e betonoi kryeqytetin, e kreu pra funksionin e vet tė radhės. Rama i ka dhėnė pothuajse tė gjitha lejet monstruoze tė mundshme tė ndėrtimit. Tirana po vdes nga smogu dhe nga densiteti i stėrmadh i betonit, nė kurriz tė hapėsirave tė gjelbra. Unė kam dy fėmijė tė vegjėl dhe nuk di ku t’i shpie tė luajnė. Tė tjera premtoi Edi dhe krejt tė tjera bėri, prandaj dhe banon nė Pezė, pėr t’iu shmangur smogut dhe ndotjes qė ai vetė e shumėfishoi.



Sė fundi, njė grupim i patestuar politik, G99, ka pretendime ambicioze pėr tė qenė pjesė e koalicionit opozitar. Sa mendoni se janė tė instaluar nė infrastrukturėn e sotme politike kėta tė rinj?


Ėshtė ende shpejt pėr ta thėnė. Duken tė kėndshėm, tė veshur mirė dhe tė financuar mirė, kjo ėshtė premisė pozitive. Mė habitėn qė nuk nxorėn asnjė fjalė nga goja pėr referendumin e munguar pėr ndryshimet kushtetuese tė 21 prillit. Ata thonė se kanė nė qendėr tė vėmendjes sė tyre politike qytetarin, por a ka shqetėsim mė qytetar se Kushtetuta?

Me sa duket, nuk kanė dashur tė prishin humore tė ndjeshme nė kėtė sferė dhe ky nuk ėshtė njė fillim interesant, por nuk dua t’i paragjykoj.



Erion Veliaj, qė kur ėshtė bėrė i njohur si lideri i “MJAFT”, ka patur targete tė ndryshme pėr tė goditur, fillimisht Fatos Nanon dhe mbėshtetėsit e tij, pastaj Sali Berishėn dhe njerėzit e tij. I vetmi njeri i pasulmuar kurrė prej tij mbetet Edi Rama. Ėshtė ky pakt mossulmimi, njė adhurim personal apo produkt i ndonjė marrėveshjeje tė nėndheshme?


Mendoj se pyetja e ka pėrgjigjen brenda. Targeti i tyre politik, qė u godit me ashpėrsi patologjike, ishte Fatos Nano. Nuk pamė tė njėjtėn gjė me Berishėn ose e pamė shumė, shumė zbehtė. Me sa duket, detyra e tyre politike ishte asgjėsimi i Nanos, pra hapja e udhės sė lidershipit tė Partisė Socialiste. Megjithatė, unė mendoj se Veliaj do ta kapėrcejė kėtė fazė, ai dhe 98 tė tjerėt janė ambiciozė, tė aftė e tė shkolluar. Nėse kanė pasur njė Usta, si thonė kundėrshtarėt e tyre, Ustai duhet t’i ketė frikė mė shumė se Berisha.



Sidoqoftė, G99 ėshtė njė ofertė e re e sė majtės, ndėrkohė qė e djathta ėshtė krejt e zhytur nė njė kėnetė, ku nuk lėviz asgjė. A mendon se njė lėvizje e re nga e djathta, realisht jashtė ndikimit tė Berishės, mund tė prodhonte politikė nė kėto moment?


Sigurisht qė po, por nuk po duken nė horizont. E djathta pėsoi njė tragjedi tė dytė kėto vitet e fundit. Mbas asgjėsimit ekonomik dhe fizik, gjatė komunizmit, u falsifikua dhe u tradhtua paq nga ish-komunistėt, si dhe ish-sigurimsat e “djathtėsuar” befas.

Ky ėshtė njė nga mėkatet e rėnda tė Sali Berishės, ai nė thelb mashtroi dhe mė pas u tall me emocionet dhe tė drejtat e nėpėrkėmbura tė tyre. Prandaj dhe mė duket politikisht bajate njė e ashtuquajtur ish- e persekutuar si Jozefina Topalli. Ajo i di shumė mirė kėto gjėra, por bėn megjithatė e nėnshtruar lojėn e ish-komunistėve dhe ish-sigurimsave. Dhe ngre edhe tonet, bėn edhe show. Njė komedi pėr tė qarė ose, sė paku, nėse Berishėn e bėn tė qeshė, mua jo.

E djathta? Ajo ėshtė varfėruar dhe jeton pėrgjithėsisht nė mjerim. Pasuria ka hedhur shtat gjetkė. Ju zoti Baze e dini mė mirė se unė, ku.



Kur flasim pėr angazhime tė shoqėrisė civile nė politikė, tė gjithė kemi parasysh njė kufi, pėrtej tė cilit nuk kalohet. A ke njė kufi nė mendje, deri ku do tė shkosh apo mendon se politika ėshtė stacioni i fundit?


Politika ėshtė njė stacion i rėndėsishėm. Unė jam i mendimit se sot, krijimi i njė Kaste tė gjithėpushtetshme, njerėzish tė paprekshėm, ėshtė njė rrezik pėr vendin.

Ka grupime politike dhe biznesi me pasuri pėrrallore pėr njė vend si Shqipėria. Tė kallin datėn me etjen e tyre tė pakufishme pėr parį, por edhe pėr pushtet absolut qė tė garantojė mirėqenien e tyre. Kėshtu qė janė bėrė tė vetėdijshėm qė iu intereson njė e ashtuquajtur paqe sociale, nė mėnyrė qė tė numėrojnė dhe gėzojnė paratė e tyre nė qetėsi. Kjo ėshtė njė frymė diktatoriale, sepse vetėm njė diktaturė garanton qetėsinė e duhur qė tė bėsh gjithēka tė duhet, dhe vetėm tė duartrokitesh. Ky monopol duhet goditur sa nuk ėshtė vonė dhe politika ėshtė njė mjet shumė efikas pėr ta bėrė kėtė.



Nėse do t’ju ofronte njė vend thuajse tė sigurt nė listat e kandidatėve pėr deputetė Rama Berisha, Meta, ose Nano, nėse del mė vete, kė listė do tė zgjidhje?


Ėshtė pyetje e parakohshme. Me Berishėn sigurisht qė jo, as me Ramėn.



Ju vini nga njė familje qė ka kontestuar, sė paku dhe me biografinė e saj, komunizmin. Babai juaj, Petro Zheji, ėshtė njė nga muzeumet e gjallė tė kontestimit tė regjimit. Si u gjende mes tė majtės pas vitit 2000, mes njė tė majte qė familja jote s’do tė ndjehej rehat?


Petro Zheji ėshtė njė mendimtar i madh dhe, ta kesh pėr baba, ėshtė lumturi e madhe, por edhe peshė e madhe. Ai ėshtė njė patriot qė do mbi tė gjitha dhe mbi gjithēka Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Ai e di mirė se kufijtė midis sė Majtės dhe sė Djathtės, janė kufij tė rremė. Miqtė e tij ai i ka zgjedhur kryesisht pėr kah karakteri, pėr kah dijet dhe pėr kah shqiptarizmi. Kush ėshtė pėr triumfin dhe njohjen e madhėshtisė sė gjuhės shqipe, ėshtė miku i tij dhe njė shqiptar i mirė.

Por nė kėtė vend tė drejtuar dhe tė zymtuar nga shpirtra biologjikė qė duan pushtetin e rrafshėt tė vdekatarit tė rėndomtė, kush ka kohė tė kthejė sytė nga njė Kalorės vetmitar, qė zbulon dhe ruan thesaret e vėrteta universale tė shqiptarėve?



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare