Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

Willkommen “Waz Medien”!

Ka nja ca muaj tė mirė qė nė komunitetin e medias shqiptare ka zėnė vend njė togfjalėsh i ri. »»


Rama shpėrndan trakte kundėr mitingut nė mbrojtje tė Kushtetutės

12.05.2008 21:06 Politike - Burimi: SOT Politike

ImageNga Pėrparim HALILI - Mesnatėn e shkuar, nėn dyert e familjeve nė Tiranė (edhe nė shtėpinė time), nė oborret e shkollave, nė autobuzėt urbanė tė Tiranės, nė trotuare, nė mjediset publike, nėn dyer kafenesh e institucionesh nė Tiranė, ishin hedhur disa “fletė volanti” tip kujtesa prej kryesisė sė PS, tė cilat i bėnin thirrje shqiptarėve (tė ndershėm si Edvini, Saliu dhe kompanitė e tyre), tė mos dėgjonin zėrat nė mbrojtje tė kushtetutės si dhe tė mos dilnin nė mitingun e organizuar nė mbrojtje tė saj. Nė formė trakti, si ato tė kohės sė ish-grupeve komuniste, kjo thirrje-kujtesė,kishte njė pėrmbajtje shqetėsuese pėr kreun e PS dhe jo pėr socialistėt. Sipas infromacioneve qė na erdhėn dje nė gazetė, “traktin Rama” e kanė shpėrndarė pėr gjithė natėn fshesarėt e bashkisė, punonjėsit e pastrimit tė plehėrave, gjuetarėt e qenėve dhe disa pijetarė nate tė paguar nga bashkia, por tė drejtuar me korrektesėn mė tė madhe, prej disa nėpunėsve tė besuar tė bashkisė Tiranė e tė Ramės, tė cilėt sipas Kodit tė Punės, pėr kėtė punė, u takon tė marrin edhe orė nate shtesė. Ky trakt i lėshuar rrugėve prej “Lej Fenit” Rama, nuk ėshtė rastėsi qė hidhet vetėm natėn, pėrkundrazi ėshtė njė ankth, nga ato “sėmundjet” qė pėrjeton Edvini, sa herė gjendet keq. Kujtojmė fushatėn e muajit tetor tė vitit 2000, kur Edvini kandidonte pėr herė tė parė pėr kryetar bashkie tė Tiranės, qė nė sheshin “Skėnderbej” ulėrinte “Ooooooo doktor”. Dhe doktor Saliu, i vajti pranė nė vitin 2008, u puth me tė dhe i morri firmėn e socialistėve pėr ndryshimin e Kushtetutės e cila, i duhej pėr tė sunduar nė pushtet. Dhe Edvini i “ēmendur”, qė prishi afro 23 mijė kisokat e ngritura nga “doktor rrumpalla” nė Tiranė, me firmėn pėr ndryshimet kushtetuese, ngriti kėto ditė nė Shqipėri dhe kundėr shqiptarėve, “kioskėn” mė tė mėdhe dhe mė tė shėmtuar. Pikėrisht kėtė “kioskė kushtetuese Berisha-Rama” kėrkon tė “shkul” Ilir Meta. Kjo mundėsi po afrohet dhe lėvizjet e fundit e konfirmojnė kėtė shans, pėr ta kthyer pėrsėri Shqipėrinė e komanduar nga dy horrat e tenderave dhe liēensave, nga republikė kryeminisitore, nė republikė parlamentare. Me kėtė ka lidhje trakti i shpėrndarė dhe i ngjitur shtyllave e trungjeve tė kumbullave tė kuqe, kazanėve tė plehėrave dhe koshave tė rrugės, prej punonjėsve tė pastrimit dhe nėpunėsve tė Edvinit, tė cilėt sipas informacioneve, janė porositur tė ruajnė kėto trakte. Madje dje, kėto trakte i pamė tė ishin ngjitur dhe tek hyrja e PDSH e nė bordurėn e ballore tė kryeministrisė. Ky trakt, sipas pėrmbajtjes ėshtė hartuar nga Edvin Rama, por nė fakt ka pėrmbajtje edhe qė pėrputhet me shqetėsimin e Berishėsm pėr tė evituar lėvizjen e madhe publike, qė ka lindur pėr tė anuluar ndryshimet kushtetuese tė “Haxhi Qamil-Berishės” dhe tė Edvin-Pal Vatės”. Traktet e hedhura mesnatėn e kaluar nėn dyert e familjeve nė Tiranė, janė tipike si traktet qė hidhnin dhe ngjitnin njėsitet guerile nė kohėn e luftės, ose si numri i parė i gazetės “Zėrit i Popullit”. Nė traktin “Rama”, sulmohet kreu i LSI, Ilir Meta. Por ka njė ēudi, nė kėtė trakt: Rama(llahu) i PS, edhe thotė mos e dėgjoni zėrin e Ilir Metės, tė LSI e tė panelit qė po denoncon pazarin e tij “nudo” me Berishėn, por edhe e konsideron LSI, si aleate! Tamam si traktet e njėsiteve guerile qė aktivizonte PKSH, qė edhe i bėnin thirrje popullit tė mos shkonte pas Ballit Kombėtar, edhe thoshte se kėrkonte vėllazėrim! Kreu i PS, ui cili ka kohė qė ka shkėputur dialogun me banorėt e Tiranės si kryebashkiak dhe ka filluar e po vazhdon dialogun me strukturat e PS nė mbarė fshatarat e vendit, duket se ėshtė futur nė alarm. Ashtu si kambistit politik Sali Berisha edhe sekserit Edvin Rama, i janė djegur kartat pėrballė socialistėve, madje edhe pėrballė shqiptarėve. Nėpėrmjet traktit tė hedhur natėn, u kuptua pėrfundimisht, se cila ėshtė fytyra e plotė e species Edvin Rama. Shqiptarėt e njohin kėtė nudist, pėr dy kontribute: pėr pastrimin e Tiranės nga plehėrat dhe pėr pastrimin e pushtetit tė Berishės nga korrupsioni dhe dėshtimet. Ne nuk e dimė, se ku ėshtė bėrė pazari qė kėrkon tė mbulohet me trakte tė tilla, qė dikur hidheshin si thirrje presioni dhe paniku me helikopterė, nga sistemi komunist nė qytetet ku zbuloheshin dhe dėnoheshin “armiqė tė komunizimit”. Por dimė faktin, qė Edvini i shėrbeu Berishės, jo pėr ēėshtjen kombėtare, as pėr Kushtetutėn, madje as pėr tė qėndruar Berisha nė pushtet, por si pazar mes tyre, me qėllim qė “usta” Berisha tė groposte skandalet dhe abuzimet fiannciaro-ekonomike qė ka bėrė vizatues Edvini nė bashki, qė nga mijėra tenderat piratė e deri tek lejet e ndėrtimit. Dhe Berisha ka shanse pėr tė ricikluar interesat e tij, tė cilat nuk janė tė”duarve tė pastra” port ė ndotura. Berishės, e dinė gjithė shqiptarėt“, qė i palsi buza” pėr tė patur njė Kushtetutė sipas oreksit tė tij. I “digjet xhani” pėr tė qėnė edhe njėherė president edhe pa qėnė i tillė nė letra. Kur lexon kėtė trakt, tė cilin e ka tė ngjitur edhe nė derėn e PD, edhe nė derėn e kryeministrisė, Berisha ndihet i qetė, madje dje, nė atė takimin farsė, duket se Berisha ia dha dorėn Ramės pėr pėrmbajtjen dhe misionin e traktit. Sepse fundja, tė dy liderėt e politikės sė sotmė nė pozitė dhe nė opozitė, nga e njėjta “vezė” kanė dalė, nė tė njėjtin “grazhd komunist” kanė kullotur, nė tė njėjtin “furik” dhe nga e njėjta “klloēkė” janė ngrohur. Vetėm njė mendje e shkrehur, si e Edvinit tė PS sė sotme, mund tė komunikojė me shqiptarėt me trakte. Ndoshta, kjo ka lidhje me pėrvojėn qė ka sjellė nė kėtė parti fondacioni “Qemal Stafa”, i ngritr nė Pezė prej Edvinit dhe Dashnorit tė tij, “bashkėvuajtės” tė cilėt, tashmė janė nė aktivitet edhe pėr shpėrndarje traktesh, si dikur natėn, njėsitet guerile.

Image


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare