Referendumi i noterėve
13.05.2008 20:07 Politike - Burimi: Mapo Politike

Referendumi i noterėve
Shkruan : Revista Mapo Nėse do tė mbahej nė parametrat e premtuar, do tė ishte pa asnjė dyshim referendumi mė i kushtueshėm nė historinė e Shqipėrisė. Plot 6 milion euro, vetėm kostoja e noterizimit, pa harruar makinėn e madhe elektorale qė do tė ngrihej nė kėmbė nė cdo cep tė vendit.
Iniciativa e partive tė vogla opozitare pėr tė organizuar njė referendum nė lidhje me anullimin e ndryshimeve kushtetuese, qė u formalizuan nė 21 prill nė Kuvend me votat e PD-PS, duket se do tė jetė dicka mė shumė se njė sfidė personale ndaj Ramės dhe Berishės. Nė fakt, duke parė se cfarė energjish kėrkon pėr realizimin e tij, ky referendum mund tė jetė para sė gjithash njė sfidė financiare. “Bazuar nė nenin 150 tė Kushtetutės, ne do tė mbledhim jo 50 mijė firma tė shtetasve shqiptarė, qė kanė tė drejtė vote, por do tė mbledhim minimumi 500 mijė deklarata noteriale tė qytetarėve shqiptarė, qė kanė tė drejtė vote pėr tė kėrkuar referendumin, i cili do tė mbrojė lirinė e popullit shqiptar, do tė mbrojė sovranitetin e tij nga nėpėrkėmbja qė i ėshtė bėrė nė natėn e errėt tė 21 prillit”, kėshtu deklaronte pak ditė mė parė kreu i LSI Ilir Meta, nė vigjilje tė shpalljes sė nismės referendare.
Njė deklaratė impenjuese, madje shumė impenjuese pėr njė grusht partish qė nuk zotėrojnė vecse burime tė kufizuara financiare. Tė paktėn nė letėr. Nėse deklarata e zotit Meta do tė merrte njė formė konkrete, nė pėrmasat e premtuara, atėhere mund tė thuhet pa frikė se kėto parti, bashkė me anullimin e ndryshimeve kushtetuese (nė rast vote pro nga ana e zgjedhėsve), do tė duhej tė shpallnin falimentin financiar. Gjithnjė me kusht qė t’i gjejnė dhe t’i angazhojnė paratė e duhura. Nėse i hedh njė sy procedurės sė noterizimit tė firmave pėr shpalljen e referendumit, tė premtuar nga paneli opozitar, do tė vesh re se ky ėshtė njė proces nė vetvete mjaft i kushtueshėm. Njė procedurė noterizimi firme, si ato qė kryhen me shumicė nė zyrat e noterėve nė dy anėt e Lanės, kushton sot 1200 lekė. Njė shifėr e vendosur nga ministria e drejtėsisė, e palėvizshme dhe e pandryshueshme. Gjysėm milioni firma tė noterizuara, sic premton zoti Meta, bėjnė hic mė pak se rreth 5 milion euro! Njė shifėr tejet e lartė pėr buxhetin (zyrtar) tė cdo partie politike nė Shqipėri. A janė tė gatshėm tė shpenzojnė njė shifėr tė tillė armiqtė e Ramės e Berishės?! Vėshtirė tė thuhet, megjithėse ka shumė gjasa qė iniciativa pėr t’i noterizuar format tė ndalet shumė mė poshtė se shifra 500 mijė.
Kjo ėshtė ana tekniko-financiare e ceshtjes. Pasi ka edhe njė anė procedurale, parimore e ligjore. PS dhe LSI janė pėrplasur shpesh ditėt e fundit, lidhur me ligjshmėrinė e kėtij referendumi. Nė mė shumė se njė rast, socialistėt kanė vėnė nė dukje se referendumi per ndryshimet kushtetuese kryhet vetėm pėrmes mbledhjes se 28 votave tė deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Ata theksojnė gjithashtu se kodi zgjedhor nuk lejon, pėr shkak tė afateve kohore, mbajtjen e njė referendumi tė tillė nė rrugė popullore. Por LSI dhe partitė rreth saj deklarohen tė vendosura nė aplikimin e nenit 150 tė Kushtetutės, i cili lejon mbajtjen e referendumeve pėr ceshtje tė rėndėsishmė, pas mbledhjes sė 50 mijė firmave popullore.
Sic shihet pra, problemi duket i mbetur nė njė pikė tė vdekur. Nga njėra anė PS, e cila nuk duket se ka ndėrmend tė rimendojė atė qė bėri nė 21 prill, kur votoi njė sistem zgjedhor qė i godet rėndė tė vegjėlit, e nga ana e tyre ish-aleatėt e saj politikė, tė cilėt duken po aq tė vendosur qė tė luajnė kartėn e presionit mbi Ramėn, me qėllim qė plani i dy partive tė mėdha pėr njė parlament tė ardhshėm me sa mė pak deputetė tė partive tė treta, tė mos marrė jetė pėrfundimisht. Njė element i rėndėsishėm nė kėtė lojė tėrheqjeje litari, duket se luan edhe definimi i Kodit Zgjedhor, mbi bazėn e sistemit tė ri tė aprovuar. Ky mesa duket ėshtė momenti i padukshėm mbi tė cilin po luhet kėto orė. Dhe kush mė mirė se njė lider si Gjinushi, mund ta bėjė kėtė nė kėtė moment kolapsi brenda tė majtės.
I parė kėshtu, referendumi i kushtetutės duket mė shumė si njė kėrcėnim, sesa si njė alternativė konkrete. Partitė e vogla e dinė se pėrtej vėshtirėsive financiare dhe organizative, do tė jetė shumė e vėshtirė tė fitohet njė kauzė referendare, duke i dhėnė remave kundėr rrymės sė tė mėdhenjve. Ka shumė mundėsi qė duke kėrcėnuar papushim me referendumin, Meta tė jetė duke menduar strategjinė paralele tė negociimit, sic ka ndodhur rėndom nė politikėn shqiptare nė situata tė ngjashme. Njė zgjidhje kjo qė do tė ishte e mirėpritur dhe qė do tė qetėsonte ujrat nė krahun e majtė, nė kushtet kur zgjedhjet po afrojnė dhe kur elektorati i majtė po risheh edhe njė herė simptomat e vitit 2005, kur carja e atėhershme Nano-Meta, solli de facto nė pushtet Berishėn. Kushtet nuk janė mė ato tė vitit 2005, kjo ėshtė e vėrtetė, porse opozita e sotme nuk duket se i ka tepėr votat, qė t’i lejojė vetes luksin e vajtjes nė zgjedhje si njė cetė e shpartalluar dhe ku tė gjithė luftojnė tė gjithė.
lajme.parajsa.com
































