Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


"Rruget, investimi 7 miliarde leke"

07.09.2008 00:03 Politike - Burimi: Koha Jone Politike


E Diele, 07 Shtator 2008

Ne krye te turit "Shqiperia po ndryshon", kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje nje sere perurimesh e inaugurimesh ne Librazhd. Kreu i qeverise, peruroi perfundimin e shkolles se mesme "Muhedin Sherifi" ne komunen Polis ne fshatin Gosime, investim i buxhetit te shtetit me vlere 7.8 milione leke. Ne ceremonine e organizuar, Berisha u premtoi banoreve se qeveria qe ai drejton do te mbeshtese cdo perpjekje te drejtuesve vendore per lehtesimin e jetes se tyre. Me pas, kryeministri, peruroi dhe perfundimin e punimeve te lotit te pare te rruges nacionale Librazhd-Stebleve, investim i buxhetit te shtetit me vlere 77 milione leke. "Kjo rruge ka nisur ne dy drejtime, nga Librazhdi deri ne Stebleve dhe Shupenze. Do te nisin punimet per lotin e dyte nderkohe eshte edhe loti i trete qe do te nise nga Tropoja ne Krume dhe pastaj drejt Kukesit", tha Kryeministri. Sipas tij shume shpejt do te nise dhe rikonstruksioni i rruges Korce-Permet, nderkohe qe po behet projekti per segmentin Korce-Tepelene.

"Kjo qeveri po investon dhe do te vazhdoje te investoje ne fshatra me shume se cdo qeveri tjeter ne historine e ketij vendi. Vetem kete vit ne rruget e fshatrave te Shqiperise ne investojme mbi 7 miliarde leke dhe ne nuk do te bejme dallim. Ne vertet po investojme dhe po ndertojme akset kombetare sepse ato duhen, por absolutisht po investojme dhe po ndertojme te gjitha rruget e rendesishme te fshatrave", u shpreh kryeministri. Sipas tij, Ministria e Transporteve ka marre porosi qe nuk duhet te kete asnje rruge kombetare nen 6 metra gjeresi.

Investimet

Kryeministri Sali Berisha tha dje se qeveria e tij po investon kete vit ne rruget e fshatrave 12-14 here me shume se tre vite me pare. "Po investojme 7 miliarde leke ne rruget e fshatrave te vendit vetem per vitin 2008, krahasuar me 500 milione leke qe u investuan ne vitin 2004", theksoi kryeministri.

"Ftesa ne NATO, Shqiperia tani me e besueshme"

Ne viziten e tij te djeshme ne Librazhd, kreu i qeverise nuk mundi te mos permende realizimet e kabinetit te tij ne keto 3 vite ne pushtet. Sipas kryeministrit Berisha, Shqiperia sot nuk eshte me ajo qe ishte tre vite me pare. "Shqiperia sot ka marre ftesen per ne NATO dhe eshte 100 here me e besueshme se tre vjet me pare. Se Shqiperia po ploteson kushtet e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit dhe vitin e ardhshem pritet qe ju qytetaret e Librazhdit dhe mbare Shqiperise te levizni ne mbare Evropen si qytetare te saj", u shpreh ai. Ne kete kendveshtrim ai ka nenvizuar faktin se Shqiperia di te anetaresohet ne NATO ne samitin e radhes.




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare