Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Shkolla 9-vjeēare, pa ligj nga Kuvendi

08.09.2008 06:27 Politike - Burimi: Panorama Politike

• Kuvendi duhet tė miratojė brenda njė kohe rekord ndryshimet e ligjit "Pėr sistemin arsimor parauniversitar", pasi nisja e re e shkollės 9-vjeēare mund tė cilėsohet e jashtėligjshme. 

BLEDAR HOTI

Cikli i ri shkollor qė do tė startojė mė 15 shtator nuk ėshtė ligjėruar ende nga Parlamenti, edhe pse qeveria e ka marrė vendimin pėr ndryshimin e ligjit qė mė 23 korrik tė vitit tė kaluar. Drafti i qeverisė pėr ndryshimin e ligjit nr.7852, "Pėr sistemin arsimor parauniversitar" ėshtė pėrfshirė nė axhendėn e punimeve tė Kuvendit pėr kėto tre javė. Ndėrsa shkolla 9-vjeēare nis mė datėn 15 shtator, Kuvendi e ka parashikuar pėr ta votuar tė enjten mė datėn 11 shtator. Ndėrsa qeveria duhet tė kėrkojė qė hyrja nė fuqi e kėtij ligji duhet tė jetė e menjėhershme, duke mos pritur procedurėn normale tė 15 ditėve dhe tė botimin nė Fletoren Zyrtare. Nė amendimin e paraqitur, nė nenin 3, theksohet se "fjalia e parė e nenit 8, ndryshohet si mė poshtė vijon: 'tė gjithė fėmijėt e moshės 6-vjeēare nė Republikėn e Shqipėrisė duhet tė fillojnė arsimin bazė, i cili zgjat jo mė pak se 9 vjet". Nė relacionin e qeverisė ndryshimi i sistemit tė arsimit bazė nga 8 nė 9 vjet ,cilėsohet si njė arritje madhore e reformės tėrėsore, ku ky ndryshim detyron edhe ndryshimet e duhura nė ligjin pėrkatės. Cikli i plotė 9-vjeēar pėr herė tė parė, do tė realizohet gjatė vitit shkollor 2008-2009, ku arsimi bazė do tė ketė strukturėn 5+4. Ndryshimi qė pritet tė realizohet sipas qeverisė ka disa efekte pozitive. "Aspektin e formimit mė tė mirė qytetar e demokratik, pasi rrit kohėqėndrimin e tyre nė shkollė, si dhe i pajis nxėnėsit me shprehitė, aftėsitė dhe kompetencat e duhura. Rreth 12 mijė nxėnės, qė mbaronin arsimin e detyruar dhe nuk vijonin arsimin e mesėm, do tė vijojnė shkollėn, duke mėnjanuar futjen e tyre tė parakohshme, madje dhe nė kundėrshtim me ligjin, nė tregun e punės dhe heqjen nga rruga e atyre, qė nuk punėsohen", thuhet nė relacionin e qeverisė. Gjithashtu kjo shihet dhe si mundėsi pėr tė zbutur hendekun qė ekziston nė kalimin nga cikli i ulėt nė ciklin e lartė tė arsimit bazė, dhe nga ky cikėl nė arsimin e lartė, si nė planin e ngarkesės javore tė nxėnėsve dhe nė atė tė njohurive. Reforma e sistemit arsimor pėrfshin edhe sistemin e arsimit tė mesėm, i cili do tė ketė njė kohėzgjatje 3-vjeēare, duke i pagėzuar me emrin gjimnaze dhe jo me shkolla tė mesme tė pėrgjithshme.


Kuvendi, nis sesioni i vjeshtės
Sot pasdite pritet tė startojė sesioni i ri parlamentar i vjeshtės. Nė orėn 18.00 Kuvendi do tė nisė punėn me miratimin e kalendarit dhe programit tė punės deri mė 31 tetor. Nė rendin e ditės sė punimeve janė 13 pika, ku 9 prej janė pėr tė votuar projektligje tė ndryshme. Pjesa mė e madhe e projektligjeve janė ratifikim marrėveshjesh, si dhe miratim i disa projektligjeve si "Pėr miratimin e niveleve tė tarifave doganore", pėr disa ndryshime dhe shtesa nė ligjin nr.9461, datė 21.12.2005 "Pėr nomenklaturėn e mallrave dhe tarifėn doganore", tė ndryshuar; Projektligj "Pėr disa ndryshime dhe shtesa nė ligjin nr.8934, datė 05.09.2002, "Pėr mbrojtjen e mjedisit", tė ndryshuar. Ky sesion shihet si mė i rėndėsishmi pėr maxhorancėn, pasi pritet tė realizohet reforma zgjedhore, si dhe miratimi i disa prej projektligjeve qė lidhen me sistemin e drejtėsisė. Ndėrsa pėrplasje pritet tė ketė edhe pėr dy projektet "Pėr Prokurorinė e Pėrgjithshme", "Pėr hapjen e dosjeve tė ish-spiunėve tė sigurimit tė shtetit", si dhe "Pėr kufizimin e imunitetit".



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare