Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

Bollano-Berishės: Mandatin tjetėr investo nė Himarė

Ēėshtja e pronave dhe kėrkesat e shoqatės "Omonia" pėr gjuhėn greke nuk kanė qenė pjesė e bisedės mes kryeministrit dhe kryebashkiakut tė Himarės. »»


Socialistėt rinovojnė drejtuesit e Partisė

10.09.2007 20:17 Politike - Burimi: 24 Ore Politike

Figura tė njohura tė Partisė Socialiste, qė pėr vite tė tėra kanė patur poste tė larta drejtuese brenda partisė dhe ekzekutivit shqiptar, nuk do jenė mė anėtarė tė Asamblesė Kombėtare tė kėsaj Partie.
Asambleja ėshtė forumi mė i lartė vendimmarrės mes dy kongresve.

Nė prurjet e reja pėr Asamblenė Kombėtare tė PS bien nė sy emrat e mbėshtetėsve tė njohur tashmė tė kryetarit socialist Edi Rama si Dashamir Peza, Eduard Shalėsi, Mimi Kodheli, Auron Tare, Artan Lame apo Saimir Tahiri e Valbona Sulēe.

Mungojnė ndėr tė zgjedhurit ish ministrat e brendshėm Spartak Poēi, Igli Toska apo Luan Rama si dhe emrat e tjerė tė njohur, ish ministrat e deputetėt si Anastas Angjeli, Makbule Ēeco, Bardhyl Agasi, Hamdi Jupe, Gjergj Koja, Sherif Bundo, Luiza Hoxha, Zamira Ēaka etj.

Asambleja Kombėtare e socialistėve do tė ketė 160 anėtarė, ndėrsa nga votimet e tė dielės dalin direkt vetėm 60 anėtarė.

Pjesa tjetėr do tė plotėsohet me emrat e 42 deputetėve socialistė si dhe tė ish drejtuesve tė lartė tė partisė dhe tė shtetit tė cilėt futen nė asamble automatikisht.

Nė mediat e Tiranės ka spekulime se tė pėrjashtuarit nga drejtimi i partisė socialiste po grupohen pėr t’u rikthyer sėrish nė drejtimin e partisė apo pėr t’ju bashkuar ish kryetarit socialist Fatos Nano, nėse ai nuk fiton postin e Presidentit tė Republikės dhe krijon njė parti tė re.




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare