Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Spiunėt, nesėr shqyrtimi tek Ligjet

02.09.2008 12:02 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Hapja e dosjeve dhe statusi pėr minatorėt, ēelin axhendėn e punimeve tė Kuvendit

I vlerėsuar si njė prioritet i Kuvendit pėr kėtė sesion tė saponisur parlamentar, Komisioni parlamentar i Ligjeve do tė nisė punimet e tij, pikėrisht aty ku e la sesionin e kaluar; nė diskutimin dhe miratimin e ligjit pėr pastėrtinė e figurave. Sekretari i kėtij komisioni, Sali Shehu, u shpreh pėr gazetėn se komisioni do tė vijojė nė mbledhjen e sė mėrkurės me debatin pėr projektligjin “Pėr pastėrtinė e figurės sė funksionarėve tė lartė tė administratė publike tė tė zgjedhurve”. Drafti i paraqitur nė komision nga Partia Demokratike ėshtė kontestuar nga opozita, e cila ka vlerėsuar se projekti ėshtė ilustrativ dhe se nuk respekton rezolutėn e Kėshillit tė Evropės. Mazhoranca ka miratuar vetėm dy nenet e para tė projektit dhe ėshtė pritje edhe tė konsensusit tė opozitės pėr nenet e tjera, nė tė kundėrt siē ka paralajmėruar ajo, do ta miratojė projektin edhe pa votat e opozitės. Nėse mazhoranca do tė vendosė tė mos marrė parasysh votat e opozitės, atėherė ėshtė e detyruar tė ndryshojė tė paktėn projektin, konkretisht nė nenin qė flitet pėr pėrbėrjen e Autoritetit tė Kontrollit tė Figurave, i cili nė pėrbėrjen e tij prej 5 vetėsh ka edhe dy anėtarė nga opozita. Nė projektin e demokratėve ngritja e kėtij autoriteti propozohet pėr zbatimin e ligjit nė fjalė, nė pėrbėrje tė tė cilit janė dy nga mazhoranca, dy nga opozita dhe njė i zgjedhur me konsensus. Ky autoritet fillon procedurėn pėr subjektet e ligjit, me kėrkesė tė titullarit tė institucionit tė emėrtesės dhe me kėrkesė tė vetė subjektit. Procesit tė verifikimit i nėnshtrohen edhe kandidatėt pėr emėrimin nė postet qė i nėnshtrohen sipas kėtij ligji verifikimit. Kur subjekti i verifikuar ka figurė jo tė pastėr morale, sipas kuptimit tė kėtij ligji, atėherė ai duhet tė paraqesė dorėheqjen nga detyra. Nė kėtė rast materialet verifikuese mbeten konfidenciale. Nėse ai refuzon tė dorėhiqet nga funksioni, marrėdhėniet e tij tė punės pėrfundojnė me motivacionin “padenjėsi e figurės sė funksionarit”. Autoriteti publik bėn publike nė faqen e vet zyrtare identitetin e tė gjithė zyrtarėve tė kualifikuar si tė papajtueshėm pėr tė vazhduar detyrėn. Veprimtaria e kėtij Autoriteti vazhdon deri mė 31 dhjetor tė vitit 2014. Po tė mėrkurėn, Komisioni parlamentar pėr Shėndetėsinė, Punėt dhe Ēėshtjet Sociale planifikoi gjatė mbledhjes sė djeshme futjen nė procedura tė komisionit tė shqyrtimit tė projektligjit “Pėr statusin e minatorit” tė propozuar nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim. Projekti nė fjalė sipas zyrtarėve tė kėsaj lėvizjeje, ėshtė hartuar nga Sindikata e Minatorėve tė Shqipėrisė dhe trajton problemin e statusit tė minatorit nė detaje. Ai detyron Qeverinė tė ulet me minatorėt, tė diskutojė pėr situatėn dhe tė punojė pėr t’i dhėnė statusin e minatorit kėsaj shtrese shoqėrore.

Spiunėt

Komisioni i Ligjeve do tė vijojė nė mbledhjen e tė mėrkurės debatet pėr projektligjin “Pėr pastėrtinė e figurės sė funksionarėve tė lartė tė administratė publike tė tė zgjedhurve”. Debate tė forta pritet tė zhvillohen nė kėtė komision, duke iu referuar pikėpamjeve krejt tė kundėrta qė opozita dhe mazhoranca kanė pėr kėtė projekt.

Statuti i minatorit

Kuvendi pasi rrėzoi disa amendamentet pėr statutin e minatorit, tė propozuar nga njė grup deputetėsh tė Partisė Socialiste, do tė nisė nga shqyrtimi i projektligjit “Pėr statutin minatorit” tė propozuar nga LSI-ja. Ai parashikon tė gjitha tė drejtat dhe detyrimet qė shteti duhet tė ketė parasysh pėr trajtimin e kėsaj shtrese shoqėrore nė vend.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare