Statusi i ri pėr minatorėt. Pagat, strehimi, pensionet dhe ē'pėrfitojnė
06.09.2008 18:00 Politike - Burimi: Observer Politike
Minatorėt kanė paralajmėruar protesta nė fillim tė sesionit tė ri parlamentar pėr rritje tė nivelit tė trajtimit tė tyre nga shteti. Por pėrpara se tė nisin grevat e urisė, Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka bėrė hapin e parė pėr tė ndihmuar kėtė shtresė tė popullsisė. Projektligji i propozuar nga deputetėt e kėsaj partie ėshtė dorėzuar nė zyrat e Parlamentit dhe pritet tė marrė miratimin nė komisione dhe nė seancė. Por ēfarė parashikon ky projekt? Sipas deputetėve tė LSI-sė, mosha e daljes nė pension duhet tė jetė mė e ulėt pėr minatorėt. Por nėse kjo ėshtė pika e parė e debatit, nė ligj janė parashikuar dhe njė sėrė lehtėsirash tė tjera qė kanė tė bėjnė me uljen e tarifave pėr mjekimin e minatorėve, por edhe sigurimin e kushteve mė tė mira tė jetesės duke nisur qė nga banesat. “Minatorėt / punonjėsit e profesioneve tė vėshtira, qė e ndėrpresin punėn pėr shkaqe qė nuk varen prej tyre pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, deri nė plotėsimin e kushteve pėr pension tė plotė pleqėrie, pėrfitojnė pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi pune, kur plotėsojnė vjetėrsinė e punės nėntokė / profesion tė vėshtirė 10 vjet, pavarėsisht nga mosha, nė masėn e pėrcaktuar nė nenin 21 tė kėtij ligji”, thuhet nė draftin e propozuar nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim.
STATUSI i MINATORIT
Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave/ njė grup deputetėsh
DISPOZITA E PĖRGJITHSHME
NENI1
QĖLLIMI
1. Ky ligj pėrcakton pozitėn juridike, ekonomike, finananciare dhe shoqėrore, kėrkesat e pėrgjithshme, tė drejtat e pėrfitimet e minatorėve dhe tė punonjėsve te profesioneve tė tjera tė vėshtira, tė pėrfshira nė Kategorinė e I ( Grupin A), pėr arsye tė kushteve tė rėnda e tė veēanta tė punės, si dhe garancitė ligjore pėr zbatimin e tyre.
2. Kur minatorėt dhe punonjėsit e profesioneve tė vėshtira e ndėrpresin punėn, t’u garantojnė kėtyre si edhe anėtarėv tė familjeve tė tyre pėrfitime shtesė (suplementare), mbi ato tė pėrcaktuara nė ligjin 4171, dt. 13.09.1996 “ Pėr Sigurimet Shėndetėsore nė Republikėne Shqipėrisė” dhe nė ligjin 7703, dt. 11.05. 1993 “Pėr Sigurimet Shėndetėsore nė Republikėn e Shqipėrisė”.
3. Tė kompletojė garancitė ligjore pėr zbatimin e pikave 1 dhe 2 tė kėtij neni.
NENI 2
PĖRKUFIZIME
Nė bazė tė tė kėtij ligji, termae e mėposhtėn kanė kėto kuptime:
“ Minator” ėshtė shtetas qė punon nė minierė nė nėntokė.
1. “Punonjės i profesioneve tė vėshtira” ėshtė shtetasi, qė punon nė profesione tė ndryshme tė klasifikuara ashtu si dhe minator nė Kategorinė e 1 ( Grupin A).
2. “Minator nė Pesion tė parakohshėm” ėshtė shtetasi, qė ka punuar nė miniera nė nėntokė, qė e ndėrpret punėn pėr arsye tė ndryshme, kur ka poliyėsuar vjetėrsinėminimale tė punės nė nėtokėpėr fitimin e Statusit tė Minatorit.
3. “Punonjės i profesioneve tė vėshtira nė pesion tė parakohshėnm “ ėshtė shtetasi, qė ka punuar nė profesione tė ndryshme tė klasifikuara ashtu si dhe minatori nė Kategorinė 1 (Grupin A), qė e ndėrpret punėn pėr arsye tė ndryshme , kur ka plotėsuar vjetėrsinė minimale tė punės pėr fitimin e Statusit tė Minatorit.
4. “Minator nė Pension” ėshtė shtetasi qė ka punuar nė miniera nėntokė dhe del nė pension kur ka mbushur moshėne pensionit tė pleqėrisė.
5. “Punonjės i profesioneve tė vėshtira nė pension” ėshtė shtetasi qė ka punuar nė profesione tė ndryshme tė klasifikuara ashtu si dhe minatori nė Kategorinė e I ( Grupin A) dhe del nė pesion kur ka mbushur moshėn e pensionit tė pleqėrisė.
NENI 3
FITIMI I STATUSIT TĖ MINATORIT
Shtetasi shqiptar apo i huaj, me banim tė pėrhershėm apo tė pėrkohshėm nė Republikėn e Shqipėqrisė, nga dita qė fillon tė punojė nė Shqipėri nė minierė nėntokė ose nė profesione tė tjera tė vėshtira sipas nenit 2, pika 1 dhe 2 tė kėtij ligji, fiton Statusine Miantorit dhe gėzon tė drejtat e pėrfitimet e pėrcaktuara nė kėtė ligj dhe nė akte tė tjera ligjore e nėnligjore.
NENI 4
HUMBJA E STATUSIT TĖ MINATORIT
1. Minatori dhe punonjėsit e tjerė tė profesioneve tė vėshtira e humbin statusin kur vdesin. Nė kėtė rast familja e minatorit dhe punonjėsit tė profesioneve tė vėshtira ruan disa nga tė drejtat e pėrcaktuara nė kėtė ligj.
2. Minatori dhe punonjėsi i profesioneve tė vėshtira e humb statusin kur dėnohet me vendim tė formės sė prerė nga gjykata pėr krime tė rėnda tė kryera me dashje ndaj kolegve gjatė kohės sė punės ose brenda ndėrmarrjes . Kjo nuk e privon nga ato tė drejta qė i jep ky status pėr aq vjetėrsi sa ka deri nė momentin e shpalljes fajtor.
NENI 5
VJETĖRSIA NĖ PUNĖ
1. I njihet si vjetėrsi nė punė pėr efekt pensioni minatorit dhe punonjėsit tė profesioneve tė vėshtira, koha e kryerjes sė shėrbimit tė detyrushėm ushtarak, kur ky shėrbim kryhet realisht dhe jo kur konvertohet nė vlerė monetar. Kontributi pėr sigurimet shoqėrore pėr kėtė periudhe pėrballohen nga buxheti i shtetit.
2. Vjetėrsia nė punė si minator ose si punonjės i profesioneve tė vėshtira, pėr efekt tė pagės dhe tė pėrfitimit tė pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi pune nė minierė nėntokė ose nė profesione tė vėshtira llogaritet nga data e fillimit tė punės nė minierė nėntokė ose nė profesione tė vėshtira.
3. Koha e kryerjes sė kurseve dhe tė kualifikimeve pėr efekt tė profesionit pas fillimit tė punės nė minierė nėntokė ose nė profesion tė vėshtirė, llogaritet vjetėrsi nė punė si minator.
4. Nė vjetėrsinė e punės pėrfshihen:
a. Koha e ndėrprerjes sė punės pėr shkak tė njė vendimi tė deklaruar si tė padrejtė me vendim gjykate.
b. Koha e plotė e vuajtjes sė dėnimit ose internimit pėr motive politike, pas fillimit tė punės nė minierė nėntokė ose nė profesion tė vėshtirė, kur pėrfitohet sipas ligjit nr. 7514, dt. 30.09.91 “ Pėr pafajsinė, amnistinė dhe rehabilitimin e ish tė dėnuarve dhe tė pėrndjekurve politkė” dhe kur kanė jo mė pak 3 vite punė nė minierė nėntokė ose nė profesin tė vėshtirė.
4. Pėr llogaritjen e vjetėrsisė sė punės pėr efekt pensioni, njė2 vit pune nė minierė nėntokė ose nė profesion tė vėshtirė llogaritet 2 vite punė.
NENI 6
FINANCIMI
1. Pėrfitimet nga ky ligj financohen sipas rastit nga Buxheti i Shtetit, kontribuuesit dhe punėdhėnsit. Pėrfiotimet nga ky ligj garantohen nga Buxheti i Shtetit. Llogaritja, caktimi dhe pagimi i pėrfitimeve, qė rrjethin nga ky ligj bėhen nga Instituti i iSigurimeve Shoqėrore. Mėnyra e llogaritjes dhe e pagimit tė pėrfitimeve pėrcaktohen me vendime tė Kėshillit tė Ministrave.
2. Minatorėt dhe punonjėsit e profesioneve tė vėshtira paguajnė kontribut shtesė mbi atė tė pėrcaktuar nė ligjin nr. 7703 ct. 11.05. 1993 “ Pėr Sigurimet Shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė”, nė masėn 2% tė pagės referuese.
Pjesa qė do tė paguajė Buxheti i Shtetit ėshtė sa diferenca ndėrmjet shpenzimeve pėr zbatimin e kėtij ligji, me tė ardhurat, qė mblidhen nga kontributet qė derdhin minatorėt dhe punonjėsit e profesioneve tė vėshtira. Kontibutet derdhen ēdo muaj nė fondin e Sigurimit Shoqėror shtesė (suplementar) tė minatorėve dhe punonjėsve tė profesioneve tė vėshtira. Afati i derdhjes ėshtė jo mė vonė se fundi i muajit pasardhės. Shpenzimet pėr administrimin e skemės nga Instituti i Sigurimeve Shoqėrore pėrballohen nga Buxheti i Shtetit.
NENI 7
MOSTATIMI I PĖRFITIMEVE
Pėrfitimet qė rrjedhin nga ky ligj nuk tatohen.
KREU II
FUSHA E MBROJTJES
NENI 8
LLOJET E PĖRFITIMEVE SHTESĖ(SUPLEMENTARE) DHE KUSHTET E PĖRFITIMIT
Minatorėve dhe punonjėsve tė profesioneve tė vėshtira, si dhe familjeve tė tyre u sigurohen pėrfitime shtesė, mbi ato tė pėrcaktuara nė ligjin nr. 7703, dt. 11. 05. 1993 “Pėr sigurimet Shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė”, pėr:
a. Paftėsi tė pėrkohshme nė punė;
b. Parandalim pėr sėmundje;
c. Pagesė kalimtare, kur ndėrpresin punėn pėr shkaqe qė nuk varen prej tyre;
d. Pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi pune;
e. Pension shtesė(suplementar) mbi pensionin e plotė tė pleqėrisė;
f. Pension shtėsė(suplementar) invalidateti ;
g. Pension shtesė invaliditeti pėr minatorėt ose punonjėsit e profesioneve tė vėshtira, qė pėr shkak tė punės bėhen plotėsisht tė paaftė pėr punė;
h. Pension shtesė familjar pėr minatorėt ose punonjėsit e profesioneve tė vėshtira, qė pėr shkak tė punės humbasin jetėn;
i. Pension shtesė familjar;
j. Pension shtesė nė rast vdekjeje.
NENI 9
KUSHTET PĖR PĖRFITIM
E drejta e pėrfitimeve shtesė pėr minatorin ose punonjėsin e profesioneve tė vėshtira, sipas, kėtij ligji, varet nga vitet e punės nė miniera nėntokė ose nė profesione tė vėshtira, nga mosha e pagave referuese me shtesat qė ka pėrfituar.
NENI 10
PAGA REFERUESE
1. Paga referuese, pėr efekt tė pėrfitimeve nga ky ligj, pėrbėhet nga paga bazė mujore sipas viteve tė punės, sė bashku me shtesat qė pėrfiton minatori ose punonjėsi i profesioneve tė vėshtira nė ēastin e lindjes sė tė drėjtės sė pėrfitimit.
2. Pėr minatorin ose punonjėsin e profesioneve tė vėshtira, qė ka ndėrprerė punėn pėr shkaqe, qė nuk varen prej tij, qė ėshtė nė pension tė plotė pleqėrie ose me trajtim tė veēantė para apo pas datės sė shtrirjes sė efekteve financiare tė kėtij ligji dhe qė e drejta pėr tė pėrfituar i lind pas kėsaj date, paga referuese pėr efekt tė pėrfitimeve nga ky ligj pėrbėhet nga paga bazė sė bashku me shtesat, qė ka minatori / punonjėsi i profesioneve tė vėshtira, nė marrėdhėnie pune nė atė apo kėtė kategori pune, nė ēastin qė pėrfituesit i lind e drejta pėr tė pėrfituar.
KREU III
PĖRFITIMET SHTESĖ, PAGA, SHTESAT MBI PAGĖ DHE KOMPESIMET
NENI 11
PAGAT DHE SHTESAT MBI PAGĖ
1. Paga e minatorėve / punonjėsve tė profesioneve tė vėshtira, nė kuptim tė kėtij ligji, caktohet nė bazė tė pagės bazė pėr punėn nėntokė dhe nė profesione tė vėshtira.
2. Paga mujore e minatorėve / punonjėsve tė profesioneve tė vėshtira pėrbėhėt nga paga bazė dhe shtesat mbi pagė pėr kushte tė veēanta pune. Paga bazė ėshtė paga pėr punėn e minatorit e tė punonjėsit tė profesioneve tė vėshtira, sipas viteve tė punės nentokė ose nė profesion tė vėshtirė. Shtesa mbi pagė pėr kushte tė veēanta pune jepet nė njė masė fikse.
3. Masa e pagės bazė, e pėrcaktuar nė pikėn 1 tė kėtij neni, kriteret dhe masat e pėrfitimit tė shtesava mbi pagė pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
4. Masa e pagės bazė minimale pa shtesat, nė asnjė rast nuk mund tė jetė mė e vogėl sesa 165% e pagės nė profesionet e zakonshme ose sipėrfaqe pėr tė njėjtėn shkallė kualifikimi profesional personal ose si vend pune.
NENI 12
KOMPESIMET
Minatorėve dhe punonjėsve tė profesioneve tė vėshtira, sipas pėrcaktimeve nė kėtė ligj, ju jepet kompesim pėr ushqim.
Kriteret dhe masa e kompesimit pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, me propozim tė Minisrisė sė punės, tė Ēėshtjeve Sociale e Shanseve tė Barabarta.
NENI 13
TRAJTIMI NĖ RAST TRAJNIMI OSE KUALIFIKIMI
Minatori ose punonjėsi i profesioneve tė vėshtira, pėr pėriudhėn e trajnimit dhe kuakifikimit nė kurse tė ndryshme, pėrfiton pagėn dhe kompesimet pėrkatėse.
Gjatė periudhės sė trajnimit ose kualifikimit, minatori / punonjėsi i profesioneve tė vėshtira pėrfiton tė gjitha rritjet nė pagė, si gjitgė kolegėt e tyre tė tjerė nė punė.
NENI 14
TRAJTIMI ME VESHJE PUNE
1. Minatorit / punonjėsit tė profesioneve tė vėshtira i jepet falas veshja e punės.
2. Veshja e punės falas, nė zbatim tė pikės 1 tė kėtij neni jepet sipas kritereve dhe normave tė pėrcaktuara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
lajme.parajsa.com


































