Supermarket Meico
07.09.2008 18:47 Politike - Burimi: Mapo Politike

Supermarket Meico
Shkruan : Lorenc Vangjeli Pėr herė tė fundit, nė publik ato janė treguar nė paradėn ushtarakėve qė Enver Hoxha organizoi pėr 35 vjetorin e ēlirimit tė vendit nė 29 nėntor 1979. Tani dhe ato do tė duhet tė largohen”. Mė tepėr me nostalgji sesa me bindje, njė nga ushtarakėt mė tė vjetėr shqiptarė, ende nė detyrė, tregon se dhe raketat SAM – 2, tokė-tokė, me rreze tė shkurtėr veprimi deri nė 300 kilometra, do tė dalin pa lavdi nga depot. Fati i tyre ėshtė i parashkruar dhe ato do tė asgjesohen nė poligonė tė specializuar jashtė vendit. “Pak kohė mė parė raketave, mbasi ju ishte bėrė dhe ēarmatimi nga koka shpėrthyese, ju hoq dhe mishela (karburanti) speciale qė i niste nė fluturim. Tani mbetet qė tė largohen dhe trupi i tyre dhe shtretėrit e lėshimit. Sipas specialistėve tė ushtrisė ky lloj karburanti ishte i dėmshėm pėr shkak tė pėrbėrjes sė tij dhe mund tė rrezikonte popullatėn. Nė bazė tė njė marrėveshjeje me shtetin suedez, ky karburant ėshtė dėrguar aty pjesė pjesė pėr t“u asgjesuar. Nuk dihet ende destinacioni i pjesėve tė tjera tė raketave. Largimi i SAM-2 nga arsenali i ushtrisė shqiptare ėshtė hapi i fundit qė plotėson ēarmatimin total tė saj nga pajisje qė dikur ishin pjesė krenarie dhe sot janė kthyer nė hedhurina pothuaj pa vlerė. Tė ardhura kryesisht nė periudhėn e marrėdhėnieve me sovjetikėt dhe kinezėt, kėto relike tė Luftės sė Ftohtė qė nuk u pėrdorėn kurrė, tashmė kanė vetėm njė destinacion: asgjesimin. Njė numėr mė parė, revista MAPO mundi tė sigurojė provat pėr largimin nga vendi nė drejtim tė SHBA-sė pėr t“u asgjesuar tė plot 273 raketave tė tjera tokė – ajėr MAINPAID dhe 450 raketave tė tjera kundėrtanke, tė blera nė Kinė nė vitin 1995 dhe me vit prodhimi 1992.
Pėrfshirja nė skandal
Pėrfshirja e Shqipėrisė nė skandalin e tregtimit tė municioneve tė dyshimtė me kompaninė amerikane AEY, ėshtė bėrė dhe ėshtė lejuar edhe nga njė vendim shumė pak i cituar dhe deri tani, krejt i panjohur i qeverisė shqiptare. Nuk ėshtė vetėm problemi i origjinės kineze tė tyre, tė ndaluar nga ligji amerikan pėr t“u tregtuar dhe blerė me fonde amerikane, por ėshtė dhe mosha e tyre. Ky vendim, me numėr 17, i datės 13 janar 2006 dhe sidomos tabelat qė e shoqėrojnė atė, veē tė tjerash, pėrcakton dhe jetėgjatėsinė e tė gjitha pajisjeve ushtarake nė pėrdorim tė forcave tė armatosura. Ēuditėrisht, nė kėtė vendim mungojnė afatet e pėrdorimit tė skadencės sė municioneve, konkretisht tė fishekėve pėr armėt automatike AK-47, tamam ato qė morrėn rrugėn pėr nė Afganistan. Specialistėt pohojnė se fishekė tė tillė, varėsisht mėnyrės sė ruajtjes sė tyre, mund tė garantojnė cilėsi tė pranueshme luftarake deri nė 25 vjet nga data e prodhimit. Mė pas, ato edhe nėse realizojnė qitje, nuk kanė efektshmėrinė e paracaktuar nė manualet e prodhimit. Por ky ėshtė vetėm njė detaj dhe ėshtė e vėshtirė tė hamendėsohet njė lidhje mes tregtisė me AEY dhe “harresės” pėr pėrfshirjen e tyre nė vendimin e qeverisė, qė merret deri dhe me kohėn e pėrdorimit qė nga avionėt stėrvitorė dhe luftarakė, anijėt katėr siluruese e silur kapėse e deri tek dushet fushorė dhe sobat e gatimit.
Depoja qė duhet zbrazur
Mosha e madhe mesatare e arsenalit tė ushtrisė, por dhe teknologjia relativisht e vjetėruar e tyre, kanė bėrė qė depot e Forcave tė Armatosura tė shndėrrohen nė depo hedhurinash, qė pėrveē rrezikut qė afrojnė, tė kenė pak vlerė tregtare. Megjithėse ato i janė afruar tė gjitha ndėrmarrjes shtetėrore MEICO, pėr tė siguruar treg shitjeje, duket se njė vendim i kėshillit tė ministrave, i klasifikon ato pikėrisht si vjetėrsira pa vlerė pėrdorimi luftarak ose vetėm me vlerė tė reduktuar pėr prodhim tė ricikluar. Vendimi i kėshillit tė ministrave, me numėr 17, i datės 13 janar 2006, pėrcakton nė mėnyrė tė detajuar afatet e pėrdorimit tė armėve, teknikės dhe pajisjeve tė forcave tė armatosura. Ai ėshtė nė njė farė mėnyre lopata e fundit me dhe“ nė gropėn ku ėshtė fundosur krenaria e dikurshme luftarake. Revista MAPO ka mundur tė sigurojė kėto tė dhėna dhe afron, njė pjesė tė tyre, pa koment pėr lexuesit e saj.
Kush ėshtė MEICO
Ndėrmarrja shtetėrore nė varėsi tė Ministrisė sė Mbrojtjes ka hyrė nė vitin e 17 tė ekzistencės sė saj. Military Export Import Company ėshtė krijuar me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave nė 5 tetor 1991 dhe nė objektin e saj ka plotėsimin e nevojave me mjete ushtarake tė Forcave tė Armatosura, por dhe institucioneve tė tjera, si pėr shembull Ministrisė sė Brendshme. Kėto nevoja plotėsohen nėpėrmjet importeve tė kontrolluara. Fondet pėrkatėse sigurohen nga buxheti i shtetit pėr llogari tė Ministrisė sė Mbojtjes dhe me fondet qė krijohen nga shitja e mallrave ushtarake stoqe qė janė nė pronėsi tė Ministrisė sė Mbrojtjes.
Blerėsit e pajisjeve ushtarake nga MEICO, ėshtė e pėrcaktuar qė tė jetė njė subjekt qė vjen nga njė vend qė nuk ėshtė nėn embargo armėsh nga OKB-ja apo dhe i ndalohet armatimi me konventa ndėrkombėtare ku ėshtė palė dhe Shqipėria. Dy kushtet e tjera pėr tė marrė armatim nga Shqipėria, janė licensa e subjektit qė i blen ato dhe konfirmimi pėr End User-in, pėrdoruesin e fundit, ēka vėrteton qė blerėsi nuk mund t“i pėrdorė armatimet shqiptare pėr t“i rishitur apo pėr t“i tranzituar diku gjetkė.
Vendimi i fundit i Kėshillit tė Ministrave, i shumėdebatuari me numėr 138, datė 14 mars 2007, qė ėshtė konsideruar dhe si hapi i parė legal qė parapriu tragjedinė e Gėrdecit, rikonfirmon gjithashtu se blerėsi duhet tė plotėsojė po kėto kushte.
Nė praktikė, shitjet nga MEICO, duhet tė marrin njė konfirmim nga Ministria e Jashtme pėr qėnien ose jo tė End User-it nė listėn e vendeve nėn embargon e OKB-sė, por dhe njė miratim joformal nga disa prej partnerėve tanė nė NATO.
lajme.parajsa.com


































