Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Tė gjejmė formulėn e bashkimit

29.08.2008 12:08 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Kryetari i PR-sė, Fatmir Mediu, kėrkon riorganizim tė sė djathtės shqiptare

Pėr republikanėt, nė funksion tė zgjedhjeve duhen afruar intelektualėt

Partia Republikane kėrkon qė forca kryesore politike e sė djathtės shqiptare, Partia Demokratike, tė ndėrmarrė hapat e nevojshme, tė cilat do tė sjellin riorganizimin e kėtij spektri politik. Kryetari i republikanėve, Fatmir Mediu, ka theksuar ditėn e djeshme se ky riorganizim duhet tė bėhet jo vetėm si njė nevojė apo domosdoshmėri pėr tė sjellė fitoren nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, po edhe vijimėsinė e bashkėpunimit nė tė ardhshmen. “Tė gjithė kemi arritur nė njė mirėkuptim qė duhet tė kapėrcejmė spontanitetin dhe duhet qė tė krijojmė njė lėvizje tė re politike nė tė djathtė duke pėrfituar edhe nga eksperiencat e vendeve evropiane pėr ndėrtimin qoftė tė federatave tė pėrbashkėta politike apo koalicioneve. Por gjithmonė duke pasur si synim jo vetėm njė raport momental duke parė thjeshtė dhe vetėm zgjedhjet, por edhe njė vazhdimėsi tė sė djathtės nė qeverisje apo nė politikė shqiptare”, ka deklaruar kryetari i republikanėve. Tani qė e gjithė politika po gėlon pėr tė pėrcaktuar bashkėpunimet dhe pėr tė gjetur pikėn e fortė ku mund tė ngrihen marrėveshjet, Mediu nė vlerėsimet e tij sheh se e djathta shqiptare, nė krahasim me oponentėt politikė tė majtė, ėshtė mė e organizuar. Megjithatė, ai nėnvizon se tė jesh mė i mirėorganizuar se kundėrshtarėt nuk ėshtė e mjaftueshme. Kryetari i PR-sė kėrkon qė tė gjendet njė formulė e qartė politike e cila do tė rregullonte mė shumė marrėdhėniet e partive nė koalicionin e djathtė. “Tė gjejmė atė formulė, e cila bashkon jo vetėm tė djathtėn, por jep ide mė racionale tė funksionimit tė sė djathtės dhe njėkohėsisht ofron mė tepėr pėrfshirje tė pjesės intelektuale tė shoqėrisė shqiptare nė politikė. Jashtė Kodit Zgjedhor ne duhet tė shohim njė funksionim total tė sė djathtės bazuar nė idetė qė ajo i ofron shoqėrisė shqiptare, racionalitetin e kėtyre ideve dhe pastaj formula elektorale dhe politike qė ėshtė e ndėrvarur nga Kodi Zgjedhor”, ka deklaruar nė njė intervistė televizive kreu i PR-sė.

Partia Republikane ėshtė konsideruar gjithmonė si aleatja strategjike e demokratėve. Kėsisoj, duket se Mediu kėrkon qė forca politike qė drejton tė vazhdojė tė ketė njė peshė mė tė madhe nė bashkėpunimin me PD-nė, ose tė paktėn tė mos pėsojė ndonjė ulje. Republikanėt kanė konsideruar gjithmonė se pėr tė mundėsuar fitoren e zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare duhen parė me kujdes aleancat, ku secili tė marrė atė qė i takon nė bazė tė fuqisė dhe mbėshtetjes qė ka nė elektorat.

PDR drejt bashkimit me PD-nė

Partia Demokrate e Re prej mbi njė muaji ka shprehur vullnetin dhe dėshirėn pėr t’u bashkuar me PD-nė. Nėnkryetari i PDR-sė, Tritan Shehu, nė atė kohė ka pohuar se PDR ėshtė e hapur pėr bashkėpunim qė mund tė ēojė dhe nė njė bashkim. “Ne jemi tė hapur realisht pėr tė gjetur forma tė reja bashkėpunimi me PD-nė, gjithmonė e mė tė ngushta, pėrfshi kėtu dhe njė bashkim tė plotė tė dy forcave tona politike. Janė tė gjitha hapėsirat pėr hapa tė tjera mė konkrete drejt njė afrimi akoma mė tė madh midis nesh dhe PD-sė, nė njė kohė kur realisht diferencat tona tashmė nuk ekzistojnė, nė njė kohė kur origjina jonė ėshtė e pėrbashkėt dhe e qartė, nė njė kohė kur tė dy palėt bėjnė pjesė nė grupin e Partisė Popullore Evropiane dhe kur qėllimet tona dhe obligimet tona pėr tė ardhmen janė tė njėjta”, ka deklaruar Shehu.

PDK e pėrēarė

Partinė Demokristiane e quajnė tė tyren dy grupime, ēka e bėn tė paqartė situata tek demokristianėt. Kjo parti tashmė ka dy kryetarė, tė cilėt lėshojnė deklarata tė kundėrta. Nga njėra anė ėshtė Nard Ndoka, qė me largimin nga Qeveria ėshtė shndėrruar nė njė ndėr oponentėt e fortė i Qeverisė, madje duke mos kursyer edhe sulmet ndaj saj. Ndoka nuk ka lėshuar asnjė mesazh pėr bashkėpunim me PD-nė pėr zgjedhjet. Nė tė kundėrt ai ka thėnė se mund tė bashkėpunojė me LSI-nė pėr krijimin e polit tė tretė. Nga ana tjetėr ėshtė zv/ministri i Jashtėm, Anton Gurakuqi, i cili ėshtė shpallur kryetar i partisė pas kongresit tė jashtėzakonshėm, por qė nuk ėshtė njohur nga Ndoka. Gurakuqi ka shprehur vlerėsimin pėr Partinė Demokratike dhe ka theksuar mbėshtetjen ndaj saj dhe mazhorancės sė djathtė. Ai kėrkon daljen nė zgjedhje tė njė koalicioni qė tė funksionojė si njė federatė e djathtė.

PBLD dhe PBDNJ

Partia Bashkimi Liberal Demokrat, qė drejtohet nga deputeti Arjan Starova shihet si njė parti e cila padyshim qė do tė pranojė ndonjė ofertė qė mund t’i vijė nga demokratėt. Starova kreu i PBLD-sė merr pjesė rregullisht nė mbledhjet e grupit parlamentar tė PD-sė. Nė koalicionin qeveritar figuron edhe Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, pozicioni i tė cilės nė funksion tė bashkėpunimit me tė djathtėt pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit tė ardhshėm mbetet i paqartė. Deri mė tani nuk ka pasur ndonjė kėrkesė tė drejtpėrdrejtė tė kėsaj force politike drejtuar PD-sė. PBDNJ nuk ka lėshuar asnjė sinjal bashkėpunimi pėr tė ardhmen si me PD-nė, ashtu dhe ish-aleaten e saj para vitit 2005, Partinė Socialiste.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare