Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Topi: Klasa politike po futet nė njė rrugė jo-institucionale duke shkelur kushtetutėn

10.09.2007 20:18 Politike - Burimi: 24 Ore Politike

Zėri i Amerikės: Zoti Topi, ju sot pėrfundimisht nuk pranuat qė tė pėrfshiheshit nė njė listė me emrat tė tjerė nga e djathta, listė tė cilėn ju e konsideruat farsė. Cila ėshtė arsyeja ?

Bamir Topi: Unė besoj qė vlerėsimi i figurės sime nė kandidimin pėr president nuk ka qenė njė pėrzgjedhje personale por ka qenė njė vendim politik i Partisė Demokratike me tė cilin kryetari i PD-sė arriti qė tė shpallė si njė sfidė institucionale do tė thoja nė funksion tė njė zgjidhjeje kushtetuese pikėrisht pėr atė qė ishte momenti edhe ėshtė praktikisht momenti mė i rėndėsishėm pėr institucionin mė tė lartė tė shtetit. Ka qėnė njė promovim i figurės gjatė gjithė kėsaj periudhe edhe me njė unifikim tė qėndrimit tė mazhorancės dhe besoj tentativa e fundit pėr tė ēuar jo mė emrin tim nė bazė tė njė linje kushtetuese, mbi bazėn e njė gare reale normale nė parlament, por pėr ta pėrzier me emra tė tjerė, duke qėnė i sigurtė qė do tė futesha nė gijotinėn e xhelatit politik Edi Rama, i cili e kishte prenoncuar disa herė qė nuk pranonte nė mėnyrė kategorike personin tim pėr tė garuar. Them xhelat politik pasi ėshtė e drejta kushtetuese e ēdo njeriu i cili arrin tė marrė 20 firma pėr tė garuar pėr postin e presidentit. Nga kjo pikėpamje duke e parė me shumė preokupacion kėtė situatė ku e gjithė klasa politike po tenton tė futet nė rrugė jo-institucionale duke u kthyer sėrisht tek precedenti i presidentit tė vitit 2002 pra duke bėrė njė recidi tė shėmtuar, duke iu referuar kohė pas kohe dokumentit themeltar tė shtetit dhe duke e shkelur me tė dyja kėmbėt nė ēdo moment, kjo e bėn garėn tė deformuar, e bėn tė papranuar pėr normat dhe parametrat qytetare qė unė kam. Unė vazhdoj tė qėndrojė me tė dyja kėmbėt nė misionin tim pėr tė forcuar demokracinė nė Shqipėri, i bindur edhe nė atė qė kam thėnė sot qė mbas 17 vjetėsh nga momenti i rrėzimit tė murit tė Berlinit klasa politike shqiptare pėr fat tė keq ėshtė e mbushur ende me komunistė, jo nė pikėpamjet e emėrtimit komunist sepse ka pasur edhe komunistė tė ndershėm, por me mentalitetin komunist, njė pjesė e tė cilėve kanė qenė e janė pjesė e nomenklaturės jo vetėm nė organikė por edhe nė mentalitet dhe ēfarė ėshtė mė e shėmtuar akoma, interlokutor tė nomenklaturės sė lartė komuniste dhe tė mentalitetit komunist, janė jo vetėm nė opozitėn e sotme por edhe nė mazhorancė.

Zėri i Amerikės: Zoti Topi ju u shprehėt ashpėr pėr Partinė Socialiste ndėrkohė qė duket se keni probleme vetė nė Partinė Demokratike. Sipas jush cilėt ishin faktorėt qė e shtynė Partinė Demokratike tė mos mbetej vetėm me kandidaturėn tuaj. A kanė qėnė probleme tė brendshme, probleme me aleatėt apo pėr shkak tė kėmbėnguljes sė fortė tė opozitės qė e kundėrshtonte kategorikisht kandidaturėn tuaj?

Bamir Topi: Absolutisht, unė qėndroj nė atė pozicion duke ritheksuar qė partitė politike, qofshin kėto nė mazhorancė apo nė opozitė t'i qėndrojnė fortė linjės kushtetuese, dhe tė mos i nėnshtrohen tavolinave dhe listave farsė. Tentativa pėr t’u shmangur kushtetutės dhe pėr t’u futur nė kulisa politikė ėshtė tentativa mė e shėmtuar jo pėr t'u integruar nė institucionet ndėrkombėtare por ėshtė tentativė pėr t'u larguar kėtyre institucioneve. Ju e keni parė qė kėto tavolina nuk nxjerrin produkte reale, njerėz tė parametrave tė profilit politik, intelektual dhe njerėz tė cilėt e njohin jetėn politike dhe institucionale por tek e fundit bien nė figura tė cilat nuk kontestohen reciprokisht por janė figura tė cilat nuk ofrojnė asnjė lloj shansi qė institucioni i presidentit si institucioni mė i rėndėsishėm tė jetė garant i kushtetutės dhe jo pjesė e lojrave politike.

Zėri i Amerikės: Atėhere zoti Topi cila do tė jetė tani lėvizja juaj? A mund tė thuhet se ju praktikisht jeni jashtė gare apo ekziston mundėsia e grumbullimit tė 20 firmave?

Bamir Topi: Unė nuk e kam pasur dhe nuk e kam problem mbledhjen e 20 firmave. Por unė ende i bėj njė thirrje tė drejtėpėrdrejtė klasės politike dhe atij i cili nė mėnyrė tė pėrsėritur sikurse ndodhi nė zgjedhjet lokale, po ndodh edhe tani nė prag tė zgjedhjes sė presidentit , bėhet pengesa kryesore e procesit, liderit tė opozitės i cili siē edhe e kam thėnė edhe herė tjetėr ka njė handikap shumė tė madh. Duke mbetur gjithmonė nė kornizat e njė pushtetari lokal nuk arrin tė dalė me pėrgjegjėsitė e njė lideri tė njė force kryesore sikurse ėshtė Partia Socialiste dhe me njė handikap tjetėr shumė tė madh qė ėshtė jashtė institucionit dhe parlamentit. Ky njeri duhet tė vijė nė formatin e politikanit dhe tė mos tėrheqė zvarr proceset. Unė nė ēdo moment jam institucional, jam konstitucional, jam gati tė jem nė garė, jo nė garėn e liderave tė cilėt bėjnė pazare jashtė institucionit tė parlamentit. Unė jam i drejtėpėrdrejtė nė komunikim me publikun dhe i kam bėrė thirrje cilitdo politikan i cili ka atributin e vendimeve politike, - le tė dalė nė popull- cilido qė tė jetė ai, sepse unė kam besimin qė populli shqiptar ėshtė nė lartėsinė e koshiencės jo thjesht qytetare por edhe politike dhe ėshtė shumė larg nė distancė me koshiencėn dhe interesat e ngushta meskine tė njė pjese tė politikės shqiptare.

Zėri i Amerikės: A ėshtė kjo zoti Topi fillimi i njė nisme tė pavarur nga ana juaj?

Bamir Topi: Unė pėrderisa them qė jam institucional dhe konstitucional, jam njeri qė kam njė stazh tė gjatė nė politikė, unė besoj se zgjidhjet mė tė mira janė ato qė vijnė nga forumet dhe meqėnėse debatin e kam zhvilluar nė forume – debati kryesor ka qėnė qė ne nuk duhet tė zvarritemi nė procese qė janė jashtė linjės sė kushtetutės. Fakti qė ne kemi njė kushtetutė, bėrtasim ēdo ditė pėr t’ju referuar kushtetutės dhe nga ana tjetėr nė mėnyrė tė qėllimshme dalim jashtė kushtetutės, ky vend nuk ofron asnjė lloj shansi, asnjė lloj perspektive qė qytetarėt shqiptarė tė kenė garanci pėr tė ardhmen. Duhet tė dalim larg interesave dhe pazareve qofshin kėto nė tavolina tė dukshme, qoftė tė padukshme. Kjo ėshtė e ardhmja e Shqipėrisė, kjo ėshtė e ardhmja e shqipėtarėve.

Zėri i Amerikės: Atėhere nė situatėn e krijuar, kjo situatė, kėto zhvillime sa dhe si do ndikojnė nė pozicionin tuaj brenda partisė demokratike? A ndjeheni ju i anashkaluar pasi prej kohėsh nė shtyp ka patur analiza sipas tė cilave qė nė fillim kandidatura juaj u hodh qė ju tė digjeshin nė kėtė garė. Cili ėshtė komenti juaj?

Bamir Topi: Unė kam njė sens orientimi nė jetė dhe natyrisht nuk mė orientojnė ata qė mė ofrojnė njė sfidė politike - unė orientohem vetė dhe orientimi im ėshtė nga qytetarėt, jam pėr tė gjithė sfidat e demokracisė dhe kjo ėshtė arsyeja qė unė ndjehem shumė i fortė nė Partinė Demokratike dhe sidomos nė shoqėrinė shqiptare. Unė do tė vazhdoj tė trajtojė tė gjitha ēėshtjet me shumė preokupacion dhe jo nė interes tė njė karrigeje e cila mund tė jetė momentale pėr interes tė atyre sfidave qė tė gjithė shqiptarėt po i shohin me shumė shqetėsim pėr tė ardhmen. Kėshtu qė unė jam i fortė, jam mbi tė dyja kėmbėt dhe do tė zhvillojė debatin politik qoftė brenda Partisė Demokratike, qoftė nė parlamentin shqiptar pėr tė demokratizuar jetėn politike e cila sot pėr fat tė keq ka mjaft handikape nė kėtė drejtim.

Zėri i Amerikės: Si do tė jetė marrėdhėnia juaj me kryeministrin Berisha pas lėvizjes sė sotme, zoti Topi?

Bamir Topi: Unė natyrisht do tė ruaj tė gjitha linjat qė mė bėjnė tė lidhur politikisht me subjektin tim. Nuk i shoh si lidhje personale ato, absolutisht. Do tė zhvillojė tė gjithė debatin e brendshėm, dhe do tė mbėshtesė ato linja pėr tė cilat gjithė kolegėt e mi janė koshientė dhe nė mėnyrė absolute nuk do tė lejojė qė interesat meskine tė disa njerėzve tė dominojnė interesat madhore sidomos tė misionit tė tė djathtės demokratike nė Shqipėri e cila sot gradualisht ka ardhur nė njė stad ku nuk ka mė identitet. Kjo ėshtė e lidhur drejtėpėrdrejtė me historinė e pronave, me atė tė tė pėrndjekurve politikė, me integrimin e mjaft elementėve tė dyshimtė qė vijnė me mentalitet tė majtė dhe sidomos me njė psikologji materialiste, kur them materialiste e keni parasysh ēfarė dua tė them, nuk vijnė nė qeveri pėr tė kontribuar pėr sfidat e prespektivės por pėr tė joshur interesat e njė grupi tė vogėl njerėzish. Kjo ėshtė sfida ime kryesore dhe besoj se kjo ėshtė ajo qė i intereson njė publiku tė gjerė dhe jo thjesht karrigia presidenciale e cila mund tė ishte nė interes tė njė njeriu qė do tė mbyllte karrierėn e tij.

Zėri i Amerikės: Pas zhvillimeve tė sotme janė tė shumtė ata qė mendojnė se po shkohet drejt njė takimi tė mundshėm mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit socialist Rama. A mendoni se emri juaj mund tė jetė pjesė e kėtyre negociatave.

Bamir Topi: Unė sinqerisht kam dėshiruar, e kam shpallur qė emri im nė mėnyrėn mė absolute nuk mund tė jetė nė duart e xhelatit politik Edi Rama, kėshtu qė nuk pres qė emri im tė shkojė atje e tė eleminohet me njė kryq sepse kjo do tė ishte njė ulje pėr emrin tim dhe njė ulje pėr tė gjithė pasuesit e mi, pėr tė gjithė demokratėt nė Shqipėri. Emri im do tė lartėsohet vetėm nė momentin kur tė futet nė linjė tė njė konkurimi zyrtar dhe sidomos pėr kėtė jam shumė i qartė, nė rast se emri im do tė ishte nė njė fushatė presidenciale tė njė zgjedhjeje nga populli.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare