Topi-Topalli: "Spiunėt", larg politikės dhe drejtėsisė
04.07.2008 00:00 Politike - Burimi: Observer Politike
Shfaqja e kėtij dokumentari homazh pėr mijėra shqiptarėt qė u eliminuan nė gjyqe politike apo pa gjyq fare ishte vendi i duhur qė kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, njė nga tė paktėt drejtues tė Partisė Demokratike, qė i pėrket kėsaj shtrese, tė pėrsėriste edhe njėherė kėrkesėn e saj qė tė hapen dosjet e "spiunėve". E ndėrsa kryeparlamentarja ishte mjaft e ashpėr nė deklaratat e saj, kreu i shtetit duke refuzuar tė bėjė komente pėr emrat e rinj tė anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė, ka preferuar tė kėmbėngulė nė dėnimin e krimeve tė komunizmit.
Qėllimi i ligjit
Por shfaqja e kėtij filmi dokumentar nė nderim tė tė pushkatuarve dhe tė tė persekutuarve tė regjimit komunist ka zbuluar edhe njė nga qėllimet e ligjit pėr "spiunėt". Pengimin e tyre pėr tė qenė nė nivele tė larta drejtuese tė politikes dhe drejtėsisė. "Ligji do tė pengojė qė nė nivele tė larta tė shtetit tė emėrohen kandidatura qė kanė probleme tė tilla. Duhet tė hapen arkivat e diktaturės", theksoi Topalli. "Ne nuk mund tė lejojmė mė, qė, nė institucionet kryesore tė shtetit shqiptar, nė Prokurori, nė Presidencė, nė Parlament, nė Qeveri, nė Gjykatė tė Lartė, nė Gjykatė Kushtetuese dhe nė institucione tė tjera, tė kemi njerėz tė cilėt kanė marrė pjesė nė gjyqe politike dhe qė kanė kontribuar nė atė qė ka qenė gjėja mė e tmerrshme, qė ishte Sigurimi i Shtetit, i drejtuar nga Enver Hoxha. Shoqėria shqiptare duhet t'i drejtohet pajtimit dhe pajtimi bėhet vetėm duke dėnuar kėto krime. Pajtimi bėhet vetėm duke hapur tė gjitha arkivat. Qytetarėt shqiptarė duhet tė dinė se ēfarė ka ndodhur", tha Topalli. Nė pėrfundim tė veprimtarisė, kreu i shtetit duke lėnė mėnjanė ēėshtjen e dekreteve tė Gjykatės sė Lartė, kėrkoi ashtu si Topalli qė krimet e komunizmit tė marrin dėnimin e duhur. "Nė mėnyrė simbolike, unė kam njė grua kėtu pranė, ėshtė nusja e dajės tim qė ka qenė pikėrisht nė ata tė pėrndjekur qė u pasqyruan kėtu, por qė ėshtė vetėm njė nga tė gjithė ata tė persekutuar, tė cilėt realisht duhet tė flasin shumė, por edhe ata qė pikėrisht flasin nė emėr tė tyre dhe po i konsumojnė edhe kartėn morale tė fundit kėtij problemi qė pas gati njėzetė vjet demokraci ka shumė demagogji dhe pėr fat tė keq nuk ka veprime konkrete", deklaroi Topi.
Dokumentari
Filmit dokumentar: "Genocidi mbi elitėn e kombit shqiptar nėn terrorin komunist", ishte njė realizim nga Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė Antikomunistė, Televizioni Publik Shqiptar dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve. Filmi dokumentar, me regji tė Esat Telitit, skenar tė Esat Telitit dhe Tomorr Alikos, me operator Gavrosh Haxhihyseni, hedh dritė mbi jetėt e tjetėrsuara nė mėnyrė ēnjerėzore nė kalvarin e burgjeve dhe internimit nė vitet '44-'51, periudhė kur u eliminua truri i kombit, patriotė e intelektualė, juristė, mjekė, oficerė. Gra e klerikė me gjyqe speciale dhe ushtarake nga ferri komunist.
Bamir Topi
"Nė pasazhet e fundit tė kėtij filmi mjaft interesant ishte shprehja "pėr njė ēast tė heshtim ne dhe tė flasin ata". Nė mėnyrė simbolike, unė kam njė grua kėtu pranė, ėshtė nusja e dajės tim qė ka qenė pikėrisht nė ata tė pėrndjekur qė u pasqyruan kėtu, por qė ėshtė vetėm njė nga tė gjithė ata tė persekutuar, tė cilėt realisht duhet tė flasin shumė, por edhe ata qė pikėrisht flasin nė emėr tė tyre dhe po i konsumojnė edhe kartėn morale tė fundit kėtij problemi qė pas gati njėzetė vjet demokraci ka shumė demagogji dhe pėr fat tė keq nuk ka veprime konkrete".
Jozefina Topalli
"Ne nuk mund tė lejojmė mė, qė, nė institucionet kryesore tė shtetit shqiptar, nė Prokurori, nė Presidencė, nė Parlament, nė Qeveri, nė Gjykatė tė Lartė, nė Gjykatė kushtetuese dhe nė institucione tė tjera tė kemi njerėz tė cilėt kanė marrė pjesė nė gjyqe politike dhe qė kanė kontribuar nė atė qė ka qenė gjėja mė e tmerrshme, qė ishte Sigurimi i Shtetit, i drejtuar nga Enver Hoxha. Shoqėria shqiptare duhet t'i drejtohet pajtimit dhe pajtimi bėhet vetėm duke dėnuar kėto krime. Pajtimi bėhet vetėm duke hapur tė gjitha arkivat. Qytetarėt shqiptarė duhet tė dinė se ēfarė ka ndodhur".
lajme.parajsa.com
































