USAID ndėrron drejtorin pėr Shqipėrinė
20.08.2008 14:02 Politike - Burimi: SHQIP Politike
Roberta Mahoni (Roberta Mahoney) ėshtė drejtoresha e re e Misionit tė USAID-it nė Shqipėri dhe bashkėshorti i saj, Dejvid MekKlaud (David Mēloud) ėshtė drejtori i ri i misionit nė Bosnjė-Hercegovinė. Ata morėn emėrimin e tyre dje, nė njė ceremoni betimi nėn drejtimin e Henrieta For (Henrietta Fore), administratore e Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID). Nė Shqipėri, Mahoni do tė drejtojė njė mision nė njė vend qė administratorja e quan njė partner paqeruajtės tė vlefshėm nė luftėn kundėr terrorizmit, i cili "luan njė rol vital nė promovimin e paqes, tė sigurisė dhe tė pajtimit etnik nė Ballkan". "Nė Bosnjė-Hercegovinė", - tha For -"MekKlaud do tė marrė nėn kontroll njė mision nė tė cilin USAID-i ka investuar mbi 1 miliard dollarė qė prej vitit 1995, duke restauruar infrastrukturėn e atij vendi dhe ekonominė, si dhe duke fuqizuar zinxhirin e tregut qė ka rezultuar nė mbi 1500 vende tė reja pune dhe investime nė bujqėsi". Gjatė karrierės sė saj, znj. Mahoni ka shėrbyer si oficere ekonomie e USAID-it nė Kenia dhe nė Malaui, si dhe zėvendėsdrejtore e Misionit tė USAID-it nė Egjipt. Nė Uashington ajo ka shėrbyer nė disa poste brenda USAID-it, pėrfshirė ato nė Departamentet pėr Afrikėn dhe Evropėn e Euroazisė.
lajme.parajsa.com


































