Xhafaj: Vota e detyruar me ligj, e parakohshme
18.08.2008 12:02 Politike - Burimi: Shekulli Politike
Socialistėt vlerėsojnė se vendi ynė nuk ofron infrastrukturėn e duhur pėr tė detyruar shtetasit tė votojnė
Deklarata e kryeministrit Berisha se do tė marrė sanksione ligjore pėr ata qė nuk votojnė, ka tė bėjė me njė ēėshtje qė nuk ėshtė pėrfshirė nė axhendėn e punės sė Komisionit tė Reformės Zgjedhore. Sipas socialistėve, ideja e Kryeministrit pėr tė detyruar me ligj qytetarėt tė votojnė (ky i fundit u detyrua njė ditė mė pas ta mohojė njė nismė tė tillė, pavarėsisht se e deklaroi vetė gjatė punės prezantimit tė bilancit tė punės sė qeverisė gjatė 7 muajve tė parė) ėshtė krejtėsisht e parakohshme pėr shkak tė pamundėsive qė ofron Shqipėria pėr tė plotėsuar tė gjitha kushtet e duhura zgjedhore, por edhe pėr shkak tė infrastrukturės dhe mekanizmave tė tjerė detyrues. Bashkėkryetari socialist i Komisionit parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore, Fatmir Xhafaj mohon qė njė gjė e tillė tė jetė diskutuar ndonjėherė midis forcave politike, jo vetėm gjatė takimeve zyrtare, por edhe nė bisedat informale. Megjithatė ai shprehet se nė rast se njė ide e tillė do tė mund tė realizohej, atėherė kjo do tė sillte rezultate pozitive nė pjesėmarrjen e votuesve nė zgjedhje, ashtu siē ka sjellė edhe nė vendet ku tashmė e drejta pėr tė votuar nuk ėshtė thjesht njė detyrim moral, por edhe ligjor. Edhe nėse kėtė do ta konsiderojmė njė opsion pėr tė cilin ia vlen tė diskutohet dhe tė debatohet, ėshtė ende herėt pėr tė thėnė se cili ėshtė dhe cili do tė jetė qėndrimi qė do tė mbahet nė kėtė rast,- tha Xhafaj. Xhafaj thekson se pavarėsisht se njė praktikė tė tillė detyruese e aplikojnė shumė vende tė tjera, midis tė cilėve dhe vendi ynė fqinj, Greqia, pėr Shqipėrinė ajo mbetet ende njė opsion i pamundur pėr shkak tė pamundėsisė sė shtetit pėr tė siguruar kushtet e domosdoshme dhe tė barabarta pėr tė gjithė ata qytetarė qė ditėn e zgjedhjeve kanė mbushur moshėn 18 vjeē. Qė nė krye tė herės, lind njė problem i madh. Ėshtė e vėrtetė qė vendet e tjera e kanė njė praktikė tė tillė, dhe qė kjo ka efektet e tjera pozitive, por duhet tė kemi parasysh se vende tė tilla, detyrime tė tilla tė rėndėsishme kushtetuese i shoqėrojnė edhe me njė sėrė masash tė tjera tė rėndėsishme, siē janė infrastruktura zgjedhore, siē janė regjistrat e shtetasve, siē janė listat zgjedhore dhe natyrisht edhe mjetet e identifikimit tė zgjedhėsve,- tha Xhafaj. Nė shumė raste ku ky model ėshtė praktikuar, ka rezultuar si shumė i vėshtirė pėr t’u zbatuar. Kjo bėn tė dyshimtė zbatimin e tij edhe nė Shqipėri, sidomos nė kushtet e infrastrukturės sonė ku detyrime tė rėndėsishme si vjelja e taksave apo edhe detyrimet e tjera, mbeten problem. Problem mbetet nė kėtė rast edhe vota e emigrantėve. Kėshtu, nė rast se do tė aplikohej njė detyrim i tillė ligjor, kjo do tė kėrkonte detyrimisht, krijimin e kushteve tė barabarta pėr tė votuar si pėr ata qė jetojnė nė Shqipėri, por edhe ata shtetas tė tjerė qė janė rezidentė nė vendet e tjera. Ajo qė vlen tė theksohet nė kėtė rast, ėshtė se pėrqindja e shtetasve qė nuk preferojnė ta ushtrojnė kėtė tė drejtė vazhdon tė rritet nga njėra palė zgjedhje nė tjetrėn. Kėshtu, nė vitin 1991 pjesėmarrja shėnonte shifrat rekord, prej afro 98 pėr qind, ndėrsa nė zgjedhjet e korrikut 2005 arriti rekordet negative, me rreth 48 pėr qind.
lajme.parajsa.com


































