Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Gjykata Kushtetuese “shkarkon” Gjergj Saulin

Largimi i ish-Kryetarit Gjergj Sauli, pritet tė ndryshojė balancat politike nė Gjykatėn KushtetueseTIRANĖ- Gjykata Kushtetuese ”shkarkon” ish-Kryetarin Gjergj Sauli. »»


Xhudah: UNMIK-u vetėm ndėrron uniformėn

29.11.2008 06:03 Politike - Burimi: Kosova SOT Politike

Plani gjashtėpikėsh, i pėrfshirė nė raportin e KS-sė sė OKB-sė, por i cili fuqishėm kundėrshtohet nga tė gjitha institucionet dhe spektri politik nė Kosovė pa dyshim se krijon njė situatė delikate. Presidenti dhe kryeministri i Kosovės kanė kundėrshtuar fuqishėm planin gjashtėpikėsh, duke theksuar se EULEX-i duhet tė shtrihet nė tėrė Kosovėn nė bazė tė kushtetutės sė Kosovės dhe dokumenteve tė dala nga plani i Ahtisarit. Ndėrsa ish-kryeministri, aktualisht kreu i socialdemokratėve tė Kosovės, Agim Ēeku, tha se plani gjashtėpikėsh ėshtė nė dėm tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. "Plani 6-pikėsh i Ban Ki Munit ėshtė nė dėm tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike", ka thėnė Ēeku. Gjatė njė konference tė mbajtur nė Ēagllavicė, Ēeku tha se me miratimin e kėtij plani Kosova po ngec nė konsolidimin e pavarėsisė dhe nė mos fuqizimin e shtetit nė tėrė territorin. Nė kėtė kuadėr, hap prapa ėshtė edhe nė krijimin e multietnicitetit, e qė ēon nė ndarje. Ēeku tha se Kosova duhet tė konsolidohet nė integrimin e shoqėrisė dhe me ndihmėn e EULEX-it tė bėhet ofrimi i komuniteteve nė vend. Ndėrsa kryetari i Partisė demokratike serbe nė Kosovė, Slavisha Petkoviq, vlerėsoi se plani i Ban Ki Munit ėshtė pasojė e pamundėsisė sė Qeverisė sė Kosovės nė krijimin e njė shoqėrie multietnike. Ai tha se nuk ka pasur vullnet tė sinqertė nga Prishtina zyrtare pėr krijimin e kushteve pėr kthim tė serbeve, prandaj vlerėson se ky plan ėshtė vetėm njė vėrtetim i situatės sė tanishme. Ndėrsa BE-ja ėshtė e kėnaqur me progresin nė pėrgatitjet pėr vendosjen e EULEX-it duke shprehur bindjen nė mbėshtetjen e Prishtinės dhe Beogradit, kėta tė fundit gjykuar nga deklaratat vazhdojnė tė sugjerojnė serbėt e Kosovės pėr tė mos bashkėpunuar me EULEX-in. Qeveria e Serbisė, sipas mediave serbe, nuk do t'i sugjerojė serbėt e Kosovės qė menjėherė tė bashkėpunojnė me EULEX-in. Sipas burimeve tė gazetės serbe "Blic", edhe pse vendimin pėr rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendosjen e misionit tė EULEX-it ka kaluar pėrmes KS-sė, Qeveria e Serbisė do tė insistojė nė implementimin e gjatė pikave pėr UNMIK-un, por edhe pėrfundimin e bisedave me UNMIK-un. Njė nga liderėt e serbėve tė veriut dhe sekretar shtetėror nė ministrinė pėr Kosovė nė qeverinė serbe, Oliver Ivanoviq, thotė se me miratimin e gjashtė pikave nė KS, Serbia pėr herė tė dyte me sukses ėshtė prezantuar pas procedimit tė nismės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė lidhur me legjitimitetin e shpalljes sė pavarėsisė.

Xhudah: OKB-ja injoroi Prishtinėn
Publicisti Tim Xhudah, duke folur pėr problemet e mundshme tė funksionimit tė EULEX-it nėn ombrellėn e OKB-sė, thotė se mund tė ketė probleme nė fillim. "Ndoshta do tė kalojnė disa muaj derisa nuk fillon tė funksionojė. Nė staza afatgjate nuk shoh pse tė paraqiten probleme. EULEX-i, njė pjesė tė mirė do tė bėjė atė qė ka bėrė policia e UNMIK-ut. Nė disa raste madje do tė jenė tė njėjtit njerėz tė cilėt vetėm se do tė ndėrrojnė uniformėn. EULEX-i nuk ėshtė diēka plotėsisht e re. Ndoshta nė fillim do tė ketė serbė nė veri tė Kosovės, tė cilėt do tė refuzojnė tė bashkėpunojnė me EULEX-in dhe shqiptarėt nė pjesė tė tjera tė Kosovės, tė cilėt do tė ofrojnė rezistencė. Kjo nuk ėshtė e mundur tė parashihet, por nuk shoh qė diēka dramatike tė ndryshojė nė atė e cila ka funksionuar vitet e fundit", tha Xhudah pėr BBC-nė. Ai tha se vendimi i fundit i KS tė OKB-sė ka qenė befasues pėr Prishtinėn. "Mendoj se kjo mund tė jetė problematike pėr qeverinė nė Kosovė, e cila ka refuzuar marrėveshjen, ndėrsa tani duket se ėshtė injoruar dhe nuk mund tė ndėrmarrė diēka mė shumė qė t'i kundėrvihet marrėveshjes. Pra, ėshtė befasuese, por nga ana tjetėr Prishtina mund tė thotė se Kosova edhe mė tej ėshtė njė zonė doganore unike dhe se tė gjithė janė pajtuar se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės. Do tė thosha se nė njė mėnyrė kemi bėrė edhe njė hap nė realitetin virtual tė Kosovės, e cila duket kėshtu: Serbia shtiret se Kosova nuk ėshtė e pavarur, ndėrsa Kosova bėhet sikur ka sovranitet nė tėrė territorin e Kosovės. Asnjėra nga kėto dyja nuk ėshtė e vėrtetė", vlerėsoi Xhudah. Deputeti gjerman, Rainer Shtajner, pėrshėndet vendimin e Kėshillit tė Sigurimit pėr shtrirjen e EULEX-it, dhe kėrkon qė misioni i BE-sė tė jetė efektiv nė gjithė territorin e Kosovės. Nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp Shtajner, eksperti i partisė liberale gjermane pėr Evropėn Juglindore, paralajmėron qė nė Kosovė tė mos krijohen dy palė standardesh juridike.
I. KRASNIQI


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare