Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Xhufi reagon ashpėr: "Omonia" po kthehet nė njė organizatė provinciale

20.08.2008 14:02 Politike - Burimi: SHQIP Politike

"Omonia" po kthehet nė njė organizatė provinciale. Zėvendėskryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Pėllumb Xhufi, mendon se ajo po bie gjithnjė e mė shumė nė pozitat e njė provincializmi qė nuk justifikon objektivat, funksionin dhe nė fund tė fundit, edhe historinė qė ka "Omonia". "Mė duket si njė kėrkesė e bėrė thjesht pėr provokacion, ėshtė provokacioni i radhės, njė kėrkesė qė frymėzohet nga interesa e objektiva, tė cilat mė shumė tė kujtojnė skenarė tė ngjashėm, qė ndodhen, jo aq shumė nė Jug, por nė Veri tė Shqipėrisė", theksoi Xhufi. Sipas tij, ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq, sidomos qė nga momenti kur nė krye tė "Omonias" ėshtė kryebashkiaku i Himarės, kjo organizatė po artikulon kėrkesėn, apo artikulon ide, tė cilat absolutisht nuk janė nė tė mirė tė bashkėjetesės. "Apo nė tė mirė tė paqes sociale kėtu nė Shqipėri, por qė jam i bindur qė kjo bashkėjetesė nuk dėmtohet nga zėra tė tillė", vijoi Xhufi. Pėr mė tepėr, ai shtoi se kjo organizatė, me gojėn e Bollanos, po merr gjithmonė e mė shumė njė rol pėr tė provokuar, pėr tė nxitur armiqėsi, zjarre edhe nė nivel rajonal, jo vetėm brenda Shqipėrisė. "Nė kėtė aspekt, mendoj qė kėto deklarata tė pabaza, tė papėrligjura, tė pambėshtetura askund janė provokacione, tė cilat duhen marrė si tė tilla dhe mbi tė cilat nuk do tė duhet qė tė pėrqendroheshim mė shumė seē meritojnė dhe mendoj qė heshtja ndonjėherė ėshtė pėrgjigjja mė e mirė, qė mund t‘u jepet tė tilla deklaratave", nėnvizoi Xhufi. Sakaq, LSI-ja e Himarės shprehu dje angazhimin e saj se do tė shumėfishojė reagimet dhe denoncimet e veta ndaj abuzimeve, korrupsionit, akteve abuzive administrative tė lėshuara nga kryebashkiaku i Himarės, Vasil Bollano. Ata u shprehėn nė mbėshtetje tė deputetit himarjot, Nikollaq Neranxi, nė angazhimin e tij pėr denoncimin e korrupsionit dhe abuzimit qė po bėhet me tokat e himarjotėve dhe bregasve nė tėrėsi. LSI e Himarės shpreh angazhimin e saj se do tė shumėfishojė reagimet dhe denoncimet e veta ndaj abuzimeve, korrupsionit, akteve abuzive administrative tė lėshuara nga kryebashkiaku i Himarės, Vasil Bollano, dhe ndaj mėnyrės se si po heshtet nga forcat politike lokale nė Himarė. "Ne, si forcė politike, denoncojmė heshtjen e krerėve tė partive politike tė Himarės, duke filluar nga Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Socialiste, Partia Demokracia Sociale, Partia Socialdemokratike, Partia Demokristiane, etj.", thuhet nė deklaratėn e LSI-sė. Ata i bėjnė thirrje drejtuesve politikė lokalė tė Himarės tė reagojnė, duke pėrfaqėsuar spektrin e tyre politik dhe tė dalin sa mė parė nga "kapja" qė kryebashkiaku u ka bėrė atyre dhe misionit tė tyre alternativ. "Ne i bėjmė apel tė ashtuquajturit Komision tė ngritur nga i ashtuquajturi Kuvend i jashtėzakonshėm i Bregdetit, qė i zhvilloi punimet nė selinė e bashkisė, tė mos ushqejnė iluzione se afatin e pėrcaktuar pėr zgjidhjen e problemit tė tokės, do ta kalojė me premtim tė pa mbajtur", vijon deklarata.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare