Zgjedhjet, Alibali: PR gati pėr koalicion tė pėrbėrė
27.08.2008 12:11 Politike - Burimi: Shekulli Politike
Republikanėt shprehen pro formulės, ndėrkohe sugjerojnė qė koalicioni tė jetė vetėm i djathtė
TIRANĖ- Republikanėt janė partia e parė e koalicionit qeverisės qė shprehen nė mbėshtetje tė koalicionit tė pėrbėrė. Edhe pse asgjė nuk ėshtė konfirmuar zyrtarisht nga PD, PR i paraprin qėndrimit tė saj se ėshtė nė mbėshtetje tė njė formule tė tillė. Nėnkryetari i Partisė Republikane, Neritan Alibali, tha dje se ėshtė nė interes tė tė gjitha partive si tė vogla ashtu dhe tė mėdha, nga tė dy krahėt e spektrit politik shqiptar qė tė futen, nė zgjedhje mbi bazė koalicionesh. Madje nėnkryetari i republikanėve duke iu referuar fenomenit tė Dushkut, aq tė dukshėm nė zgjedhjet e 2005-ės, deklaroi dje se ligji i ri do tė jetė njė dushk nė favor tė partive tė mėdha. Nė qėndrimin e tij publik, Alibali ka bėrė edhe njėherė tė qartė qėndrimin e PR-sė se ajo nuk do tė shkrihet me Partinė Demokratike, pasi nuk ėshtė njė parti e dalė prej saj dhe se secila ka fizionominė e saj politike. Partia Republikane nuk ėshtė parti e dalė nga PD, dhe ėshtė njė forcė politike qė ka fizionominė e saj, luftėn e saj, historikun e saj ,- tha Alibali. Megjithatė nėnkryetari i PR-sė shprehet pro mundėsisė sė shkrirjes sė disa partive tė djathta me PD-nė, njė lėvizje qė nė fakt do t’i leverdiste jo pak PR-sė pėr tė qenė ndėr tė vetmet aleate tė PD-sė nė koalicionin e pėrbėrė, nga ku pėrfitimet do ishin edhe mė tė mėdha. Megjithatė, nėnkryetari i PR-sė ka njė shpjegim publik pėr kėtė ēėshtje teksa mbėshtet fenomenin nė fjalė. Ai sqaron se me shkrirjen e disa partive, koalicioni i pėrbėrė do tė ishte mė kompakt dhe nė fund tė fundit do tė pėrfaqėsonte mė sė miri njė koalicion me pėrfaqėsues tė interesave tė grupimit tė djathtė. PR ka qenė gjithmonė qė forcat politike, grupimet e interesit tė cilat janė shkėputur dikur pėr arsye tė rrethanave politike historike, tė bashkohen me PD-nė nė mėnyrė qė koalicionet qė do tė bėhen tė mos jenė koalicione tė shumė partive, por tė jenė koalicione qė janė mė pėrfaqėsuese tė interesave tė grupimit tė djathtė, -tha ai.Nė vijim tė deklaratės sė tij, Alibali ka shpjeguar se koalicioni i pėrbėrė ėshtė i mirė pėr faktin se brenda koalicionit ka njė skeptėr partish tė djathta tė cilat pėrfaqėsojnė interesat e grupeve tė ndryshme tė interesit qė jetojnė brenda tė djathtės. Pėrmes njė deklarate tė tillė, republikanėt kanė lėnė tė kuptojnė se nė kėtė koalicion nuk duhet tė ketė vend pėr parti tė majta si ajo e Partisė Agrare Ambientaliste apo edhe ndonjė parti tjetėr qė rėndom mirėpriten nga kryeministri Sali Berisha pėr interesa politike. -------------------------------------------------------Me koalicionin e pėrbėrė eliminohen partitė inekzistente
Koalicioni i pėrbėrė,avantazhet e formulės
TIRANĖ- Nė rast se nė Kodin e ri Zgjedhor do tė bėhet njė rregullim nga ai i vjetri pėr koalicionin e pėrbėrė, atėherė votuesit nė fletėn e votimit, krahas koalicionit, zgjedhin edhe partinė. Nė fletėn e votimit do tė jetė e shėnuar koalicioni pėrkatės dhe brenda saj do tė radhiten tė gjitha partitė anėtare tė koalicionit me kutitė pėrkatėse pėrbri. Zgjedhėsi nė kutinė e votimit vendos shenjėn te njėra nga kėto parti anėtare tė koalicionit. Duke bėrė kėtė zgjedhje, ai ka votuar automatikisht pėr partinė qė dėshiron, por edhe pėr koalicion pjesė e sė cilės ėshtė kjo parti. Nė kėtė rast, llogaritjet e vendeve nė Kuvend, kryhen nė dy faza: fillimisht, llogariten vendet e fituara nga koalicioni mbi bazėn e votave tė fituara nga i gjithė koalicioni dhe mė tej vendet e fituara nga koalicioni i shpėrndahen ēdo partie nė pėrbėrje tė tij, sipas votave tė fituara nga secila parti. Nė kėtė mėnyrė nė Kodin e ri Zgjedhor pritet qė tė ketė njė riformulim tė nenit qė flet pėr koalicionet zgjedhore nė tė cilėn pritet qė tė citohet: Dy ose mė shumė parti politike tė regjistruara nė KQZ,mund tė regjistrohen nė KQZ si koalicion zgjedhor, duke paraqitur 35 ditė pėrpara datės sė zgjedhjeve, marrėveshjen pėrkatėse tė koalicionit ku partitė pėrbėrėse tė tij do tė paraqiten nė votimin veēmas nė fletėt e votimit dhe me listat e tyre tė kandidatėve. Nė kėtė mėnyrė, ashtu siē janė shprehur edhe pėrfaqėsues tė PS-sė, kombinimi i sistemit proporcional-rajonal me koalicionin e pėrbėrė do tė krijojė mundėsi qė politika shqiptare tė pastrohet njė herė e mirė nga partitė virtuale.
lajme.parajsa.com


































