Zina Sollaku mban peng Ministrine e Drejtesise
20.07.2008 12:04 Politike - Burimi: Koha Jone Politike
Redinalda CaushajE Diele, 20 Korrik 2008
Tirane - Gruaja e ish-prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, po i fshihet shkeljeve te konstatuara nga ana e inspektoratit te Ministrise se Drejtesise. Mesohet se kjo e fundit ka marre leje te gjate dhe nuk dihet se kur do te kthehet. Nga ana tjeter, ajo nuk ka dorezuar ende pretendimet e saja ne lidhje me relacionin e derguar nga ministria per te gjitha shkeljet e kryera, duke u bere edhe pengese qe Ministria e Drejtesise te dergoje per mase disiplinore 12 emrat e gjyqtareve ne KLD. Pas inspektimit ne Gjykaten e Apelit Tirane, ka rezultuar se 12 gjyqtare ishin kapur me shkelje. Midis tyre edhe Zeqine Sollaku, e cila qendronte e para ne listen e ministrise. Pas evidentimit te ketyre shkeljeve, ministri i Drejtesise i ka derguar nga nje relacion te gjithe gjyqtareve, ku edhe i vinte ne dijeni per shkeljet e konstatuara, si dhe pretendimet e tyre. Ne Ministrine e Drejtesise kane mberritur pergjigjja e 11 prej gjyqtareve, ku nje pjese e tyre kane pranuar se kane kryer shkelje. Ndersa, ne krahasim me koleget e tjere, Zeqine Sollaku nuk ka kthyer asnje pergjigje, por ka marre leje te gjate. Mesohet se kjo e fundit ka marre nje leje 6-mujore ne KLD, dy muaj me pare, fill pas perfundimit te inspektimit ne kete gjykate. Nga ana e saj, Ministria e Drejtesise do te prese deri sa Sollaku te rikthehet ne detyre dhe me pas te paraqese relacionin e saj, nese ka apo jo kundershtime ne lidhje me shkeljet e kryera. Nga verifikimet e kryera nga ana e Inspektoratit te Ministrise se Drejtesise ka rezultuar se 12 gjyqtare te kesaj gjykate kane zbardhur 45 vendime per 7 muaj e 23 dite, qe nga dita e dhenies se tyre. Ndersa ligji e parashikonte zbardhjen e vendimit vetem 10 dite qe nga dita e shpalljes se tij, ne menyre te tille qe t'u linte mundesi paleve per te bere rekursin ne Gjykaten e Larte. Nga inspektimet e bera nga ana e ministrise ne Gjykaten e Apelit Tirane, ka rezultuar se nje numer i madh dosjesh jane dorezuar minimalisht ne nje afat kohor mbi dy muaj nga dhenia e vendimit dhe maksimalisht 6 muaj nga dhenia e vendimit. Nderkohe qe, i njejti burim ka bere te ditur se gjyqtarja Sollaku eshte nje nder pese gjyqtaret, qe pritet te propozohen per largim nga detyra, pasi eshte nje nder gjyqtaret e gjetura me nje numer te madh vendimesh te zbardhura 6 muaj pas shpalljes. Kerkesat per mase disiplinore do te dergohen ne Keshillin e Larte te Drejtesise pas pergjigjes se Zeqine Sollakut, ne lidhje me shkeljet qe jane kryer prej saj.
Gjyqtaret me shkelje
1. Zeqine Sollaku
2. Rrahman Qinami
3. Aleksander Muaskaj
4. Alaudin Malaj
5. Bashkim Caka
6. Dalip Bushi
7. Pajtim Hoxha
8. Fatos Qato
9. Flutura Skenderi
10. Edmond Islamaj
11. Seit Xhaxho
12. Lefter Jahja
6 muaj leje ka marre gjyqtarja Zina Sollaku. Kerkesen per leje e ka bere ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Ndersa mesohet se kjo e fundit ka me se dy muaj qe vazhdon pushimet e saj te gjata.
12 gjyqtare jane kapur me shkelje nga ana inspektoratit te Ministrise se Drejtesise. Gjyqtaret kane zbardhur vendimet pas 7 muaj e 23 dite qe nga dita e shpalljes se tyre, kur me ligj eshte percaktuar vetem 10 dite.
lajme.parajsa.com
































