Demaēi: Lidershipi kosovar di vetėm aq sa i tregon EULEX-i
03.08.2009 08:01 - Kategoria: Politike
Ēka nuk duhet shitur "Kosova Sot': Cilat janė, sipas jush, interesat kryesore tė Kosovės
Adem Demaēi: Kosova ka dhe duhet tė ketė shumė interesa, mirėpo disa prej tyre janė mė tė rėndėsishme. Do tė pėrpiqem qė tė rreshtoj ata mė tė rėndėsishmet. Interesi i parė ėshtė ai qė ata qė merren me politikė e ata qė janė nė pushtet dhe ata qė mundohen qė tė vijnė nė pushtet, nė praninė e medieve, tė takohen dhe tė pėrcaktojnė interesat mė tė rėndėsishme tė shtetit tė ri tė Kosovės, nga tė cilėt askush prej tyre nuk do tė guxonte tė hiqte dorė dhe me tė cilėt askush nuk do tė guxonte qė tė bėnte tregti me askėnd, me qėllim qė tė vihet nė pushtet, ose me qėllim qė tė mbetet nė pushtet. Ky takim do tė ishte vetėm hapi i parė i domosdoshėm pėr t'ia bėrė tė qartė dhe pėr ta bindur kėtė popull hjeka-keq e martir se ata qė sot, nė skenėn tonė politike, janė duke luftuar pėr pushtet, janė nė rend tė parė bij e bija tė kėtij populli dhe se me tė vėrtetė e duan kėtė popull dhe se nė synimet e tyre politike kanė dhe do ta kenė parasysh nė rend tė parė interesin e pėrgjithshėm e pastaj interesat e tyre grupore e individuale. Kėta politikanė duhet tė na japin prova konkrete se jo vetėm e duan popullin e vet, por edhe se midis tyre nuk janė armiq, por janė vetėm konkurrentė qė pėrpiqen qė si e si e sa mė shpejt ta ndihmojnė popullin e vet qė tė dalė nga prapambetja nė tė gjitha fushat. Hapi tjetėr do tė ishte qė kėta zotėrinj e zonja, tė tė gjitha partive politike, tė merreshin vesh midis tyre dhe tė pėrcaktonin se cilat janė pasuritė e kėtij populli qė duhet tė ruhen bashkėrisht dhe tė cilat nuk guxojnė, nė asnjė mėnyrė, tė tjetėrsohen a t'u shiten tė huajve, qofshin ata edhe miqtė tanė mė tė mėdhenj. Pra, konkretisht, cilat janė kėto pasuri a interesa nga tė cilat, jam i bindur se nuk duhet hequr dorė assesi Kėto janė:
1. Ajri, uji e toka jonė, pa tė cilat nuk mund tė jetohet. E, lidhur me kėtė, a duhet tė ruajmė pastėrtinė e ajrit, ujit e tokės sonė Padyshim e me ēdo ēmim! Pra, po del pėrfundimi se energjetikėn tonė duhet ta zhvillojmė duke shfrytėzuar ajrin, ujin e diellin e jo, kurrsesi, kryesisht, linjitin qė ėshtė ndotėsi mė i madh i ajrit, ujit e tokės sonė. Nėse na duhet tė hyjmė borxh pėr energjetikė, atėherė le tė hyjmė borxh e le tė aktivizojmė kapacitetet ujore qė ka Shqipėria nė interesin e ndėrsjellė.
2. Pasuri jona, a interes yni ėshtė PTK-ja, e cila po punon mirė dhe me fitim. Mirėpo, kush janė ata qė na i kanė vėnė gjunjėt nė bark e po na detyrojnė qė tė shesim firmėn e cila, nė kėtė thatėsirė tė tmerrshme ekonomike, po na sjell fitime Kush ėshtė ai i shkretė qė shet pulėn qė bėn ve Vetėm ai tė cilit i ka ardhur shpirti nė fyt! A janė miq tanėt ata qė na detyrojnė tė shesim kapacitetin qė na sjell fitime A kėshtu mendojnė ata qė tė ndihmojnė zhvillimin e Kosovės
3. Pasuri jona e interes yni ėshtė e duhet tė jetė Aeroporti i Prishtinės, i cili gjithashtu po punon mirė dhe me fitime. Duhet tė jemi tė gatshėm qė tė bashkėpunojmė me botėn nė tė gjitha mėnyrat, por jo tė shesim kapacitetet qė ne na sjellin fitime, sepse me ato fitime ne, mund dhe duhet ta zhvillojmė ekonominė tonė dhe jo vetėm me kredi, qofshin ato edhe mė tė butat, sepse nuk duhet harruar se kredia nėnkupton edhe pagesėn e kamatave.
4. Pasuri tonat e interes yni janė tokat bujqėsore, malet e kullosat. Pra, interesi ynė duhet tė jetė shfrytėzimi i ēdo pėllėmbe tė tokave tona e jo tė na ndodhė si po na ndodh e tė bėhemi importuesit mė mėdhenj tė prodhimeve ushqimore nė rajon! Interesi ynė duhet tė jetė mbrojtja e bujqėsisė, blegtorisė, kopshtarisė, vreshtarisė, pemėtarisė, peshkatarisė, bletarisė e gjahtarisė.
5. Pasuri jona e interes yni janė e duhet tė jenė paratė e kursyera tė mėrgatės sonė, e cila ėshtė e shpėrndarė anekėnd botės. Interesi ynė, pra, duhet tė jetė gjetja e formave e mundėsive tė aktivizimit tė kėsaj pasurie nė interes tė Kosovės e tė bashkatdhetarėve tanė, tė cilėt pėr fajin e korrupsionit e tė kriminalitetit qė po mbretėron tek ne kanė humbur entuziazmin dhe interesin pėr tė investuar nė vendlindjen e tyre. Nuk duhet harruar kurrė qė shumė prej tyre nuk u kursyen as me gjak, as me para pėr tė mirėn e Kosovės.
6. Interes yni duhet tė jetė mbrojtja shėndetėsore e popullit tonė. Kėshtu si deri mė tash, po shihet se nuk po shkon dhe se nuk duhet tė shkojė.
7. Interes yni ėshtė e duhet tė jetė shkollimi e edukimi i tėrė popullit tonė. Shkollat e tė gjitha institucionet arsimore e edukative duhet tė lirohen nga ēdo lloj politizimi. Kuadri arsimor e edukativ duhet tė ketė vetėm orientim kombėtarė dhe duhet tė jetė jashtė ndikimeve partiake e ideologjike tė kohės.
8. Interes yni ėshtė e duhet tė jenė kultura e mediet. Edhe kėto duhet tė jenė tė lira nga ēdo ndikim i brendshėm ose i jashtėm. Duhet tė jenė tė lira nga kopjimi i verbėr i skemave e programeve tė jashtėm tė cilėt janė tė sajuar pėr vendet e rrethanat pėrkatėse e jo pėr vendin e rrethanat tona konkrete.
"Kosova Sot': Kohėve tė fundit ėshtė ngritur pluhur rreth bisedimeve EULEX - Beograd. Qeveria thotė nuk ka qenė nė dijeni, ndėrsa Piter Fejt tha se lidershipi ka qenė nė dijeni. Sipas jush, ēfarė ka prapa gjithė kėsaj
Adem Demaēi: Prapa kėsaj nuk ka asgjė. EULEX-i i di tė gjitha, kurse tanėt dinė vetėm aq sa u tregon EULEX-i.
"Kosova Sot': Me zhvillimin e bisedimeve me Beogradin, a po e vazhdon EULEX-i punėn aty ku ka mbetur UNMIK-u
Adem Demaēi: Po.
"Kosova Sot': Kosova ėshtė pėrjashtuar nga liberalizimi i vizave. Kush ėshtė, sipas jush, mė shumė fajtor lidhur me kėtė qėndrim, Kosova qė nuk i ka pėrmbushur kriteret, apo Komisioni Evropian po i diskriminon disa nga vendet e Ballkanit
Adem Demaēi: Komisioni Evropian nuk mund ta trajtojė beben si gocėn e rritur.
"Kosova Sot': Kur do tė hiqen, sipas jush, vizat pėr Kosovėn
Adem Demaēi: Kur tė rritet e tė zhvillohet bebja.
"Kosova Sot': Serbia po vazhdon me retorikėn e saj tė ashpėr kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Kur do tė mbushet mend Beogradi njėherė e pėrgjithmonė ndaj Kosovės
Adem Demaēi: Kur tė mbushen mend shtetet mė tė mėdha perėndimore e ta kuptojnė se kėta qė janė, sot, nė pushtet nė Serbi, thelbėsisht janė vazhduesit mė besnik tė Milosheviqit dhe se kėta nuk mund tė ndryshojnė e tė pėrmirėsohen duke u bėrė lėshime e pėrkėdhelje nė llogari tė viktimave shqiptare, por me njė qėndrim konsekuent e tė vendosur siē meritojnė tė gjithė kriminelėt e botės.
Serbia, pararojė e
hegjemonizmit rus
"Kosova Sot': Serbia ėshtė kundėr daljes sė serbėve nė zgjedhje pasi, sipas saj, nuk ka kushte pėr njė gjė tė tillė. Me kėtė, a po pėrzihet Serbia nė punėt e brendshme tė Kosovės dhe cili duhet tė jetė reagimi i diplomacisė kosovare
Adem Demaēi: Diplomacia kosovare nuk mund ta ndalė Serbinė qė tė shkaktojė e tė vazhdojė me krizėn politike nė kėto hapėsira. Kėtė mund ta bėjnė miqtė tanė tė perėndimit, tė cilėt nė mėnyrė tė programuar e tė qėllimshme e mbajnė Kosovėn tė dobėt, kurse Serbinė e lejojnė qė tė forcohet ushtarakisht. Kjo mos barazi forcash regjimin serb e mban nė pushtet, ndėrsa kėta e mbajnė nė mashtrim popullin e gjorė serb se pėrsėri mund tė kthehet nė gėzhojė zogu qė pėrgjithmonė ka dalė nga gėzhoja. Derisa shtetet kryesore tė Evropės perėndimore me njėqind mėnyra ia bėjnė me dije Serbisė se duan qė, - me ēdo kusht - ta kenė Serbinė nė NATO e nė BE, regjimi serb do ta shantazhojė Evropėn me kushtin e Kosovės. Evropa perėndimore e pjesėrisht edhe Amerika, me lėshimet e veta tė gjata e joparimore qė i bėnė hegjemonizmit serb, e pollėn Milosheviqin. Falė kryengritjes sė popullit tonė dhe intervenimit tė Amerikės e tė shteteve evropiane, Milosheviqi u hoq, por tash me lėshimet e pėrkėdheljet nė vazhdim qė po i bėhen Serbisė aktualisht, pėrsėri po vazhdohet milosheviqizmi pa Milloshin. Zotėrinjtė e nderuar tė Evropės duhet tė pushojnė tė pėrsėrisin gabimet e Ēemberlenit, sepse Serbia e sotme ėshtė vetėm njė pararojė nė Ballkan e hegjemonizmit rus i cili po rri gati qė porsa tė bindet se perėndimi nuk ėshtė sa duhet i vendosur, tė lėshohet nė aventurėn e rrezikshme tė rikthimit tė shteteve qė dikur i kishte nėn tutelėn e vet.
Po pėrgatis fjalėt qė po i mungojnė himnit tė Kosovės
"Kosova Sot': Kur jemi te diplomacia, zotėri Demaēi, a ka Kosova diplomaci tė fortė
Adem Demaēi: Diplomacia ėshtė derivat, ose tė themi me njė fjalė tė bukur shqipe, rrjedhojė e forcės sė shtetit pėrkatės. Izraeli ėshtė i fortė pėrbrenda dhe forca e tij reflektohet edhe jashtė. Prandaj, Izraeli ka edhe diplomaci tė fortė.
"Kosova Sot': Ēfarė po bėn zotėri Demaēi kohėve tė fundit
Adem Demaēi: Po pėrgatis fjalėt qė po i mungojnė himnit tė flamurit tė Kosovės qė tė na shėrbejė pėr intervalin kohor derisa tė bashkohemi me Shqipėrinė.
"Kosova Sot': Planet tuaja pėr tė ardhmen
Adem Demaēi: Tė kompensoj kohėn time tė kaluar burgjeve duke pėrkujtuar tė kaluarėn me shkrime, duke analizuar tė sotmen e duke parashikuar tė ardhmen e kombit tonė dhe tė tė gjithė njerėzimit.
"Kosova Sot': Ku do t'i kaloni pushimet verore, nėse nuk i keni kryer ende
Adem Demaēi: Tė gjithė e dinė se e kam njė banesė nė Sarandėn e bukur, tė cilėn ma ka pas blerė miku im i madh Hetem Ramadani. Porsa tė kalojė kulmi i sezonit turistik, do tė shkoj tė punoj e tė pushoj atje.
Intervistoi: R. Bala
Burimi: Kosova SOT Politike
lajme.parajsa.com




























































