Total: (193848) Pershendetje Vizitor | Kreu | Identifikohuni | Regjistrohuni | Na Shkruani
Lajme
... arkiva informative
image

Presidenti, LSI "ndahet" nga PD

Partia Demokratike dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim ndahen sėrish, kėtė herė pėrsa i pėrket presidentit tė Republikės. Nėse PD doli dy ditė mė parė me »»


S'ka shkelje tė rėnda

Kendi i Reklamave

S'ka shkelje tė rėnda

03.08.2009 08:01 - Kategoria: Politike

Prishtinė, 2 gusht
Raporti i fundit i Auditorit Gjeneral tė Kosovės pėr Ministrinė e Punėve tė Brendshme ėshtė vlerėsuar pozitiv nga drejtues tė kėsaj tė fundit, tė cilėt kanė thėnė se rekomandimet e auditorit do tė merren parasysh dhe se mangėsitė e evidentuara nė raport nuk do tė pėrsėriten. Nė njė konferencė pėr media, ministri i Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti, e ka vlerėsuar si tė drejtė dhe pozitiv raportin e Auditorit Gjeneral pėr ministrinė qė ai drejton, duke thėnė se pasqyrat financiare tė vitit 2008 janė prezantuar drejt dhe se nuk ka vėrejtje tė auditorit qė komprometon Buxhetin e Kosovės.
"Vlerėsimin e Auditorit Gjeneral tė Kosovės pėr punėn e Ministrisė tė Punėve tė Brendshme, e vlerėsojmė real. Nė kėtė ministri nuk ka pasur keqpėrdorime tė mjeteve buxhetore, madje ėshtė angazhuar edhe auditori i brendshėm pėr tė monitoruar qarkullimet financiare", ka thėnė Pajaziti.
Zyra e Auditorit megjithatė ka gjetur mangėsi, tė cilat kanė tė bėjnė nė kuadėr tė lėmit tė prokurorimit, tė cilat janė tė natyrės serioze dhe duhet tė adresohen urgjentisht. Por, ministri Pajaziti ka thėnė se nė raport nuk bėhet fjalė pėr ndonjė shkelje tė rėndė, apo keqpėrdorim tė buxhetit, pėrveē disa mangėsive tė vogla pėr tė cilat zotohet se nuk do tė pėrsėriten nė tė ardhmen.
Ministri Pajaziti ka theksuar gjithashtu se janė evidencuar edhe disa raste, tė cilat duhet tė reflektojnė qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet qė kryesisht lidhen me ēėshtjet dhe procedurat e prokurimit.
"Auditori ka evidencuar edhe disa mangėsi. Ėshtė fjala te ēėshtjet e rekrutimit, tė cilat paraqiten sfiduese vazhdimisht te ne. Nė ministri kemi shpesh mungesė tė kapaciteteve kualitative, qė kuadrot kualitative qė kėrkojnė tė punėsohen pėr shkak tė specifikave qė i kemi nė disa prej departamenteve, sidomos tė departamenteve tė reja tė themeluara", ka thėnė kreu i MPB-sė. Nė raportin e auditorit pėr vitin 2008 pėr MPB-nė, i cili pėrbėhet nga 26 faqe, theksohet se pasqyrat financiare paraqesin njė pamje tė drejtė dhe tė vėrtetė, nė tė gjitha aspektet materiale, por pėrkujton faktin se pasuritė fikse nuk janė shpalosur nė pasqyra financiare.
Zyra e Auditorit, megjithatė, ka gjetur mangėsi, tė cilat kanė tė bėjnė nė kuadėr tė lėmit tė prokurorimit, tė cilat janė tė natyrės serioze dhe duhet tė adresohen urgjentisht. Sipas raportit tė auditorit, procedurat e prokurimit lidhur me shpenzimet e pėrcaktuara me LPP-nė dhe rregullat e tjera nė fuqi nuk zbatohen nė tėrėsi. Raporti thekson se ka mungesė tė kontrollit dhe verifikimit tė faturave me dokumentet mbėshtetėse tek investimet kapitale, nuk ėshtė bėrė regjistrimi i plotė dhe i saktė i gjithė pasurisė qė disponon MPB-ja nė pasqyrat financiare. Po ashtu, dėshtimi nė mbylljen e avanseve pėr udhėtimet zyrtare nė periudha tė gjata tregon pėr mungesė tė kontrollit tė brendshėm, me mundėsi tė keqpėrdorimit tė parasė publike.
Parregullsi janė gjetur edhe te certifikimi i pagesave me kode joadekuate ekonomike tregon pėr njė proces joadekuat tė autorizimit dhe pėr kontroll tė dobėt tė brendshme, dhe se auditimi i brendshėm duhet tė fokusohet nė fushar materiale me rreziqe mė tė mėdha pėr keqmenaxhim dhe joefektivitet.
R. Bala

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:





Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Ballkan
  • Alsat TV
  • Telegrafi
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • TV Klan