Total: (528,242)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Vendimi pėr IMEI-n, PD: Kėrcėnohet jeta private e qytetarėve

Pėrmes deputetit Eduard Halimi, PD thotė se shpreson qė Gjykata Kushtetuese do ta rrėzojė atė. »»


Dėmshpėrblimi i tė pėrndjekurve, pėrgjigje ēdo dosjeje brenda vitit

Dėmshpėrblimi i tė pėrndjekurve, pėrgjigje ēdo dosjeje brenda vitit

20.10.2009 16:01 - Kategoria: Politike



Procesi i verifikimit tė dosjeve tė ish-tė pėrpjekurve politikė qė presin dėmshpėrblimin, po vijon me shpejtėsi nė Komisionin e posaēėm dhe brenda kėtij viti shqyrtimi do tė pėrfundojė. Instituti i Ish-tė Pėrndjekurve Politikė bėn me dije se dosjet e ish-tė pėrpjekurve janė nė shqyrtime e sipėr dhe brenda kėtij viti tė 17 mijė dosjet do tė kenė njė pėrgjigje zyrtare nga shteti. Kjo do tė thotė se ish-tė pėrndjekurit do tė marrin njė pėrgjigje pėr sasinė e dėmshpėrblimit qė u takon sipas ligjit. Puna e Komisionit tė posaēėm konsiston nė shqyrtimin e vėrtetėsisė sė dosjet. Mė parė kjo dosje do tė duhet tė kalojė nė 6 institucione pėr verifikim tė thelluar. Kėshtu dosja kalon pėr verifikim krahas Ministrisė sė Drejtėsisė edhe tek Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave, Hipoteka, Shėrbimi Informativ si dhe Arkiva e Shtetit. Verifikimi ka pėr bazė qė tė nxjerrė sasinė e pėrfitimit, sepse nė bazė tė ligjit mund tė ketė zbritje nė rast se ish-tė pėrndjekurit kanė pėrfituar mė parė. Konkretisht, nė rast se ndonjė familje e pėrndjekur politikisht nė kohėn e regjimit komunist ka pėrfituar gjatė viteve tė demokracisė letra me vlerė, banesa banimi etj., kėto pėrfitime zbriten nga dėmshpėrblimi. Pra, pasi bėhet zbritja e sasisė sė dėmshpėrblimit qė merr sipas ligjit me pėrfitimet e mėparshme, del sasia e plotė e dėmshpėrblimit qė pėrfiton njė ish-i pėrndjekur. Nė kėtė proces ka pasur familjet tė cilat nuk pėrfitojnė gjė, pasi pėrfitimi i tyre ka qenė i barabartė me sasinė e dėmshpėrblimit qė u takon me ligj.

Procesi

Dosjet pėr dėmshpėrblimin e ish-tė pėrpjekurve politikė kanė hyrė nė njė proces tė shqyrtimit tė plotė tė tyre. Komisioni i posaēėm nė Ministrinė e Drejtėsisė po shqyrton nė kohė tė plotė tė 17 mijė dosjet e aplikuara nga ish-tė pėrndjekurit pėr dėmshpėrblim financiar. Drejtori i Institutit tė ish-tė Pėrpjekurve Politikė, Simon Miraka, ka deklaruar se puna po vijon me ritme tė shpejta nė mėnyrė qė ēdo dosje tė ketė njė vendim final pėr dėmshpėrblimin e saj. “Dosjet qė po verifikohen nga komisioni nė Ministrinė e Drejtėsisė, kalojnė pėr verifikim edhe nė shumė institucione tė tjera siē ėshtė Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave, Hipoteka, Shėrbimi Informativ si dhe Arkiva e Shtetit”, - ėshtė shprehur Miraka. Pas kėtij procesi, krijohet lista e plotė qė mė pas kalon nė procesin e dėmshpėrblimit financiar sipas ligjit. Me shqyrtimin e plotė tė tė gjithė emrave, do tė nisė procedura e kompensimit financiar sipas ligjit, e ndarė nė kėste pėr 8 vite me radhė.

1 muaj verifikim

Procesi i verifikimit ėshtė i parashikuar me ligj. Kėshtu, nė vijimėsi do tė ketė lista ish-tė pėrndjekurish qė do tė kalojnė pėr dėmshpėrblim financiar. Por, pėrgjigja e shqyrtimit tė njė dosjeje nuk mund tė kalojė 30 ditėt. Nė momentin qė Komisioni nis shqyrtimin e njė dosjeje, jo mė vonė se 30 ditė, pas verifikimit nė 6 institucione, dosja duhet tė ketė njė shqyrtim final dhe njė pėrgjigje pėr pėrfituesin.

Dėmshpėrblimi, deri tani, 4 mijė ish-tė pėrndjekur
Procesi i dėmshpėrblimit ka vijuar dhe deri tani kanė marrė parė nė bankė kėstin e parė rreth 4 mijė ish-tė pėrndjekur politikė. Njė fakt tė tillė e ka konfirmuar drejtori i Institutit tė Ish-tė Pėrndjekurve Politikė, Simon Miraka. Sipas tij, aktualisht jemi nė listėn e dytė tė dėmshpėrblimit. Miraka tha se ka pasur njė vonesė nė procesin e dėmshpėrblimit qė, sipas tij, ka ardhur pėr shkak tė procesit ligjor tė verifikimit tė dosjeve. Aktualisht, kanė pėrfituar 1440 ish-tė pėrndjekur politikė, tė cilėt kanė marrė kėstin e parė tė dėmshpėrblimit nė listėn e parė. Nė listėn e dytė ku u miratuan 3200 emra, deri tani kanė tėrhequr paratė mbi 2 mijė ish-tė pėrndjekur. Miraka konfirmoi se mbeten edhe 1 mijė ish-tė pėrndjekur pėr tė tėrhequr paratė nė listėn e dytė tė pėrfitimit. Janė 20 milionė dollarė qė po shpėrndahen pėr tė ish-tė pėrndjekurit kėtė vit, ndėrsa nė vitet e tjera kjo shifėr do tė shtohet edhe nga 10-pėrqindėshi i privatizimeve. Ndryshimi i ligjit qė bėri Parlamenti ka bėrė tė mundur qė tė shtohen pėrfituesit me disa mijėra. Viti 2010, dėmshpėrblim pėr 17 mijė tė pėrndjekurit
Vitin e ardhshėm tė gjithė ish-tė pėrndjekurit do tė kenė mundėsi tė pėrfitimit tė njė kėsti tė plotė. Procesi i verifikimit si dhe ligji do tė bėjė tė mundur qė dėmshpėrblimit tė jepet. Kėshtu, nė vitin paguhet kėsti i parė dhe mė pas, siē e parashikon edhe ligji, brenda 8 viteve paguhet e gjithė shuma e dėmshpėrblimit me kėste tė barabarta. Sipas ligjit, dėmshpėrblimi ėshtė i ndarė nė 8 vite nė mėnyrė tė barabartė. Ēdo vit do tė merret njė e teta e dėmshpėrblimit. Procesi do tė financohet nga dy komponentė, nga buxheti i shteti si dhe nga privatizimet. Konkretisht, pėr vitin e ardhshėm janė mbi 20 milionė dollarė tė dhėna nga buxheti pėr ish-tė pėrndjekurit si dhe 10 milionė euro plus do tė vijnė nga privatizimi i OSSH-sė. Nė total pėr vitin e ardhshėm do tė jenė nė dispozicion mė shumė se 30 milionė dollarė pėr ish-tė pėrndjekurit politikė.
20/10/2009




Burimi: Standard Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

mirisena
mirisena
06.11.2010 17:55

sa per vitin 2010{kesti i dyte}deri tani ne nentor s'kemi marre gje.ne vitin 2011 sa keste bashke do marrim?




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!