Total: (550,056)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
qeveria

Qeveria rrit pensionet e ndihmėn ekonomike pėr tė pėrballuar heqjen e fashės 300 KV

Qeveria do tė rrisė pensionet e tė moshuarve, pensionet e familjare, ndihmėn ekonomike dhe pagėn pėr aftėsinė e kufizuar. »»


Harta e ēmimit tė tokės do tė pėrdoret dhe pėr shpronėsimet publike

Harta e ēmimit tė tokės do tė pėrdoret dhe pėr shpronėsimet publike

13.12.2007 15:11 - Kategoria: Politike

  Kėshilli i Ministrave miraton vendimin qė unifikon vlerėsimin e ēmimit tė pronės

Shpronėsime publike sipas hartės sė ēmimeve tė tokės

Kompensimi pėr pronarėt qė shpronėsohen pėr shkak tė ndėrtimeve publike do tė realizohet nė bazė tė hartės sė ēmimeve tė pėrgatitur nga Agjencia e Pronave dhe qė ėshtė miratuar nga qeveria. Ky ėshtė vendimi mė i fundit i qeverisė i miratuar gjatė mbledhjes sė djeshme. Nėpėrmjet kėtij vendimi, ekspertėt e Ministrisė sė Punėve Publike kanė arritur tė unifikojnė vlerėsimin e pronės qė kompensohet, nė mėnyrė qė tė zbatohet dhe neni 41 i Kushtetutės pėr kompensim tė drejtė tė pronarėve sipas vlerės sė tregut.

Projekti

Sipas projektit tė qeverisė pėr kriteret teknike tė vlerėsimit dhe tė pėrllogaritjes sė masės sė shpėrblimit tė pasurive qė shpronėsohen pėr interes publik, vlerėsimi i truallit do tė pėrcaktohet sipas ēmimeve tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave pėr trojet urbane brenda vijės sė verdhė, pėr trojet nė qytete e komuna nė zbatim tė ligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronės. Nė rastet ku mungojnė ēmimet e miratuara nė zonat pėrkatėse, vlerėsimi i truallit do tė pėrcaktohet si mesatare e shitblerjeve qė ka Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. Ndėrsa vlerėsimi pėr tokėn bujqėsore, pėr tokėn pyjore, kullotat dhe livadhet do tė pėrcaktohet sipas vendimit tė qeverisė, nė zbatim tė ligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronės. Nė rastet kur mungojnė ēmimet e miratuara pėr pronat pėrkatėse, vlerėsimi i tokės bujqėsore, pėr tokėn pyjore, kullotat dhe livadhet do tė pėrcaktohet si mesatare e shitblerjeve qė ka Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. Edhe vlerėsimi pėr bimėt frutore, pyjet dhe fidanishtet e pėrhershme pėrcaktohet si mesatare e shitblerjeve qė ka ZRPP-ja. Nė pėrfundim, projektvendimi i qeverisė detyron Agjencinė e Pronave qė tė vėrė brenda 7 ditėve nė dispozicion tė subjekteve tė interesuara hartėn e ēmimit tė tokės tė miratuar nga qeveria, nė mėnyrė qė kjo hartė tė pėrdoret pėr shpronėsimet publike.

Ankandet

Kėshilli i Ministrave miratoi gjatė mbledhjes sė djeshme projektligjin pėr ankandet, si njė kėrkesė pėr pėrafrimin e legjislacionit shqiptar me kėrkesat e BE-sė. Ky ligj ka si qėllim miradministrimin e pasurive publike, krijimin e mundėsive tė barabarta nė pėrfshirjen e individėve nė kėto procese, nė nxitjen e konkurrencės, si dhe nė rritjen e transparencės tek publiku. Ky projektligj ėshtė hartuar duke ruajtur tė njėjtėn strukturė ligji pėr prokurimet dhe koncesionet, ku parashikohet mbrojtja e interesave tė mohuara personave qė kanė patur interes. Ky projektligj do tė hyjė nė fuqi nė fillim tė vitit 2008.

Problematika

Vendimi i qeverisė pėrcakton se pėr vlerėsimin e ēmimit tė truallit, tokės bujqėsore, kullotave, livadheve dhe tokave pyjore do tė merret mesatarja e shitblerjeve qė ka ZRPP-ja, bazuar nė rajonin e interesuar ku bėhet shpronėsimi me interes publik. Sipas relacionit qė i bashkėngjitet vendimit, lidhur me kėtė mėnyrė vlerėsimi herė pas here janė hasur probleme, pėr arsye se kėto ēmime nuk pėrputhen me ēmimin real tė tregut. Personat qė kryejnė shitblerje pronash nuk deklarojnė ēmimin real tė transaksionit.

Mungesa e shitblerjeve

Sipas relacionit ėshtė vėnė re nė disa zona qė ZRPP-ja nuk ka mundur tė konfirmojė ēmimet, pasi nuk janė kryer shitblerje pronash, ose ka patur vetėm njė shitje, si dhe raste nė tė cilat nuk janė futur nė proces regjistrimi pasuritė e paluajtshme, duke mos qenė nė gjendje tė japin ēmimin mesatar tė shitblerjes. Nė kėto raste, vlerėsimi duhet tė bėhet nė bazė tė metodės sė krahasimit tė drejtpėrdrejtė me shitblerjet nė rajonet e tjera tė ngjashme. Nė kėto raste ka pasur ankimime tė shumta.

Ankandet

Projektligji pėr ankandin publik ėshtė hartuar duke u mbėshtetur nė modelin mė tė mirė tė vendeve tė BE-sė, duke patur parasysh angazhimin e Shqipėrisė pėr pėrafrimin e legjislacionit me BE-nė. Ky projektligj rregullon procedurat e shitjes sė pasurive publike. Procedurat e ndjekura deri tani kanė lėnė shteg pėr abuzime. Ky projekt i qeverisė ka si qėllim miradministrimin e pasurive publike, krijimin e mundėsisė sė pėrfshirjes sė ēdo individi nė shitjen e tyre, nxitjen e konkurrencės nė shitjen e kėtyre pasurive.





Burimi: Metropol Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!