Total: (145749) Pershendetje Vizitor | Kreu | Identifikohuni | Regjistrohuni | Na Shkruani
Lajme
... arkiva informative

Rregullorja e re e Kuvendit, jo para vjeshtės

Ndonėse kaherė ėshtė thėnė se ka pėrfunduar sė hartuari teksti i rregullores sė re tė Punės sė Kuvendit, disa procedura qė arsyetohen si tė natyrės teknike, ka shumė gjasa qė miratimin e kėtij dokumenti tė shumėpėrfolur ta zvarrisin deri nė vjeshtėn e kėtij viti, e mbase... »»


Ligjet nuk po zbatohen

Kendi i Reklamave

Ligjet nuk po zbatohen

09.02.2010 08:03 - Kategoria: Politike

Institucionet e Kosovės nuk e konsiderojnė ndonjė sfidė ritmin e hartimit dhe miratimit tė ligjeve nė pėrafrimin me standardet e BE-sė, ndonėse vendet qė kanė kaluar procesin e integrimit, sė paku nga 300 ligje nė vit kanė shqyrtuar deri nė anėtarėsimin e tyre tė plotė nė BE. Gjatė kėtij viti, Qeveria ka planifikuar nxjerrjen e 123 projektligjeve, por qė, sipas deputetėve, njė nga sfidat mbetet zbatimi i tyre nė praktikė. Njė nga deputetėt mė tė zėshėm nė Kuvend, Riza Smaka, thotė se ėshtė vėshtirė pėr akėcilin deputet tė thotė nėse ėshtė numėr i mjaftueshėm apo i pamjaftueshėm nė kuptimin kuantitativ. "Gjithsesi, ėshtė fjala pėr rregullimin e sferave shoqėrore tė pambuluara ose tė parregulluara qartė dhe qė janė nė kolezion me normat juridike tė BE-sė", thotė ai. Njė nga vėrejtjet e tij ėshtė se shumė akte ligjore miratohen, por numri i madh i tyre ka defekte sidomos nė pėrkthime. "Ka akte ligjore qė mė shumė bėhen amendamente sesa ka nene. Problem ėshtė se nuk pėrgatiten nė aspektin teknik si duhet projektligjet, tė cilat i servohen Kuvendit", tha ai. Smaka konsideron se ka mundėsi qė njė numėr ligjesh, qė janė nė aplikim, tė mos hartohen pėrsėri nėse nuk janė nė kundėrshtim me parimet ndėrkombėtare. "Ka shumė akte ligjore shumė serioze dhe nė harmoni me tė drejtėn ndėrkombėtare qė mund tė aplikohen pa kurrfarė pengese. Vetėm do tė duhej tė bėheshin plotėsime, ndryshim tė caktuara dhe jo tė bėjmė akte ligjore komplet tjetėr fare pėr nga pėrmbajtja dhe shkel e shko.

Hyseni: Kuvendi
nė rrugė tė mbarė
Kryetari i Komisionit pėr Legjislacion, Bahri Hyseni, konsideron se Kuvendi ėshtė nė rrugė tė mbarė pėr tė plotėsuar agjendėn legjislative dhe pėr kėtė ka njė plan pėr afatet kohore kur do tė shqyrtohen nė komisione. "Pėr ēdo ligj kemi paraparė edhe dėgjime publike, me qėllim qė tė angazhojmė edhe ekspertė dhe shoqėrinė civile, qė tė jenė mė afėr projektligjeve", tha Hyseni. Ai konsideron se ėshtė pak vėshtirė qė brenda dy viteve tė mund tė plotėsohet e gjithė infrastruktura ligjore, tė cilėn e kanė shtetet me njė traditė dhe me njė demokraci parlamentare me vite tė tėra. "Nėse Kuvendi i Kosovės arrin qė vetėm pėr vitin 2010 tė jetė nė pėrfundim tė agjendės legjislative qė e ka paraparė, konsideroj qė jemi nė rrugė tė mbarė pėr ta plotėsuar legjislacionin nė Kosovė", tha Hyseni.

Gashi: Zbatimi
i ligjeve - alarmant
Ndryshe nga aprovimi i legjislacionit dhe pėrafrimi me standardet e BE-sė, pjesa qė Kosovėn e mban larg BE-sė, sipas deputetit Ibrahim Gashi, ka tė bėjė me mbikėqyrjen parlamentare tė zbatimit tė ligjshmėrisė nė Kosovė. "Kjo ėshtė pjesa ku Kuvendi duhet tė dėshmojė, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė Kosova mund ta rrisė efikasitetin e institucioneve. Kryesisht fjala ėshtė pėr institucionin e gjyqėsisė, prokurorisė dhe institucionet e pavarura qė janė ngritur nga parlamenti e qė duhet tė jenė mė aktive, nė mėnyrė qė tė funksionalizohet ajo qė ėshtė standard bazik i BE-sė. "Ky ėshtė vit kur Kuvendi duhet tė mbikėqyrė mė tepėr zbatueshmėrinė e ligjshmėrisė se sa aprovimin e ligjeve, i cili pėr nga numri nuk dallon nga viti i kaluar. Funksionimi i shtetit ligjor ėshtė parakusht esencial qė e ndėrrojnė perceptimin e BE-sė dhe KE-sė pėr Kosovė", tha Gashi. Pėr tė ėshtė mjaft i rėndėsishėm zbatimi i ligjeve, i cili reflektohet nė raportet e progresit.
I. KRASNIQI

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:





Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Ballkan
  • Alsat TV
  • Telegrafi
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • TV Klan