Total: (548,823)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Katėr kandidatėt pėr nė krye tė AMA-s

Nė fillim, nėnkryetari i komisionit, Peza i bėri sėrish thirrje opozitės tė vijė dhe tė ushtrojė tė drejtėn e saj ligjore pėr tė eliminuar dy nga katėr kandidatėt. Anėtarėt e komisionit u pėrzgjodhėn me dyer tė mbyllura, katėr anėtarė, nga shtatė qė ishin nė garė. »»


Reforma nė Drejtėsi, nė Kuvend vjen ligji pėr Policinė Gjyqėsore

Reforma nė Drejtėsi, nė Kuvend vjen ligji pėr Policinė Gjyqėsore

22.06.2010 16:04 - Kategoria: Politike

Reforma nė Drejtėsi, nė Kuvend vjen ligji pėr Policinė Gjyqėsore


Njė ligj tjetėr shumė i rėndėsishėm, po nė kuadrin e reformės sė sistemit tė drejtėsisė, qė pritet tė diskutohet sė shpejti nė komisionet parlamentare, ėshtė ai pėr Policinė Gjyqėsore. Kryeministri Berisha e cilėsoi kėtė ligj si shumė tė rėndėsishėm pėrsa i pėrket reformės nė sistemin e drejtėsisė. "Vjen kėto ditė te ju ligji i Policisė Gjyqėsore, i cili ka njė rėndėsi tė madhe nė kuadrin e zbatimit mė tė mirė tė ligjit tė konfiskimit tė pasurive tė krimit tė organizuar apo tė ligjit antimafie. Ligji pėr Policinė Gjyqėsore, nė njė bashkėpunim intensiv tė Ministrisė sė Drejtėsisė, Ministrisė sė Brendshme, Prokurorisė sė Pėrgjithshme, por edhe organizmave ndėrkombėtarė, ėshtė sjellė te ju nė formėn mė tė mirė tė mundshme, nė pėrputhje tė plotė me Kushtetutėn e vendit, e cila hetimin dhe udhėheqjen e tij ia atribuon Prokurorisė nė sistemin qė ne kemi tė miratuar. Edhe me kėtė ligj unė gjykoj qė shėnohet njė hap i madh pėrpara nė drejtim tė zbatimit me seriozitetin mė tė madh tė ligjit tė konfiskimit tė pasurisė sė krimit tė organizuar", - ėshtė shprehur kreu i qeverisė, ndėrsa bėri tė ditur se edhe agjencitė e tjera po shqyrtojnė ligjet e funksionimit tė tyre. "Agjencitė e tjera po shqyrtojnė ligjet e tyre. Nė kėtė kontekst po e shqyrton ligjin e saj Agjencia e Luftės Kundėr Pastrimit tė Parave, duke marrė modelet e atyre vendeve qė kanė njė ligj tė ngjashėm me ne apo si tonin dhe qė janė tė pakta, pėr konfiskimin e pasurive tė krimit tė organizuar. Po hartohen dhe finalizohet e gjithė baza ligjore dhe aktet ligjore tė Agjencisė sė Trajtimit tė Pronave tė Konfiskuara, tė krimit tė organizuar. Pra po thellohet reforma nė fushėn e drejtėsisė dhe zbatimit tė ligjit", - ėshtė shprehur kreu i qeverisė.

"Opozita ti lėrė inatet, tė votojė heqjen e imunitetit"

Kryeministri Berisha i ėshtė rikthyer edhe njėherė ēėshtjes sė imunitetit tė deputetėve dhe zyrtarėve tė lartė. Ai i ka bėrė thirrje opozitės qė tė lėrė mėnjanė inatet dhe tė miratojė heqjen e imunitetit, pasi ėshtė nė interesin e saj mė tė mirė. "Kam shpresė se opozita do tė shqyrtojė qėndrimin, sikundėr thirrja ime ėshtė qė ti lėmė inatet mėnjanė dhe tė heqim imunitetet. Sot kemi njė ekspertizė tė shkėlqyer nga Komisioni i Venecias mbi mekanizmin e heqjes sė imunitetit. Ejani ta zbatojmė atė. Ēdo ditė do tė jetė mė e vėshtirė pėr opozitėn tė justifikojė mbajtjen e imunitetit pėr qeveritarėt dhe pushtetarėt. Ajo smund tė bėhet kurrė kėrrabė e pushtetit. Nė bindjen time mė tė thellė ajo duhet tė promovojė dhe tė insistojė pėr heqjen e imuniteteve. Ky ėshtė interesi i saj mė i madh sot. Ky ėshtė interesi i saj permanent nė ēdo lloj rrethane", - ėshtė shprehur Berisha.

Reforma
Qeveria do tė shkurtojė inspektoratet, nga 36 do tė mbeten vetėm 12

Gjatė fjalės sė mbajtur dje nė mbledhjen e Grupit tė PD-sė, Berisha i informoi deputetėt mbi reformėn e inspektorateve qė ka ndėrmarrė qeveria. Ai tha se do tė shkurtohet numri i inspektorateve dhe nga 36 tė tillė do tė mbeten vetėm 12 inspektorate nė tė gjithė vendin. "Kjo periudhė duhet tė jetė periudhė reformash intensive dhe tė mėdha. Ne do tė finalizojmė sė shpejti reformėn e inspektorateve. Ėshtė absolutisht njė nga reformat mė themelore, e cila do tė organizohet nė njė mėnyrė tėrėsisht tjetėr. Nga 36 inspektorate, Shqipėria do tė ketė 11 ose 12 tė tilla me njė sistem tė plotė transparent, bazuar gjithēka nė procedura dixhitale. Inspektorati nė Shqipėri krijon njė ndihmė tė madhe pėr bizneset", - ėshtė shprehur Berisha, ndėrsa e cilėsoi kėtė njė reformė nė ndihmė tė bizneseve pasi shmang arbitraritetet dhe mungesėn e eficiencės. "Kjo ėshtė njė reformė themelore pėr ekonominė dhe shėrbimet dhe nė tėrėsi pėr tregun. Kjo reformė ėshtė mbėshtetur nga ekspertėt mė tė mirė tė Europės, tė cilėt prej mbi njė vit e gjysmė asistojnė pa ndėrprerje qeverinė shqiptare dhe sė shpejti, ligji i ri pėr inspektoratet vjen nė Parlament", - ėshtė shprehur Berisha. Ai gjithashtu njoftoi edhe krijimin e agjencisė sė investimeve tė huaja. "Njė transformim tėrėsor pėson sistemi i investimeve tė huaja nė Shqipėri. Krijohet njė agjenci me njė bord tė ri, e cila synon tė funksionojė si One Stop Shop, pra synon tė lehtėsojė investimet dhe investitorėt e huaj nė Shqipėri, por edhe vendas. Ky bord do tė pėrbėhet tashmė jo vetėm nga gjyqtarė, qeveritarė, por edhe nga pėrfaqėsues tė biznesit. Si model ėshtė marrė modeli mė i suksesshėm i Irlandės. Edhe ky ligj shpresojmė tė marrė votėbesimin tuaj para mbylljes sė kėtij sesioni dhe ky do tė ishte njė mesazh i shkėlqyer dhe shumė i mirėpritur pėr biznesin kombėtar dhe ndėrkombėtar, i cili po dėshmon njė besim tė madh nė Shqipėri", - ėshtė shprehur Berisha. 22 Qershor 2010




Burimi: Gazeta Albania Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!