Total: (563,638)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

"Ish-tė dėnuarit mbi 75-vjeē marrin brenda 2015-ės dėmshpėrblimin e plotė"

Kėshtu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatė njė takimi me veteranė tė luftės dhe ish-tė pėrndjekur nė sallėn e Hartave nė kryeministri. »»


OSBE: Sistemi demokratik dhe me lista te mbyllura

OSBE: Sistemi demokratik dhe me lista te mbyllura

02.03.2008 15:01 - Kategoria: Politike


E Hene, 03 Mars 2008

Sistemi i ri zgjedhor duhet te jete patjeter demokratik dhe jo me lista te hapura! Ky eshte "urdhri" i ardhur dje nga perfaqesuesit e OSBE-se ne Tiranen zyrtare, lidhur me elementet perberes te reformes zgjedhore. Kesisoj, perfaqesuesit e ketij institucioni, me ane te nje kushti te tille, jane radhitur ne perkrahje te propozimit qe ka deklaruar Partia Socialiste, e cila eshte kunder listave te hapura, propozim i mbeshtetur dhe nga Partia Demokratike. E nga ana tjeter, OSBE u kundervihet hapur partive te vogla parlamentare, perfaqesuese te te dy kampeve politike, te cilat ne marreveshjen e perbashket, te nenshkruar dy dite me pare prej tyre, jane te vendosura per te mos hequr dore nga konkurrimi me lista te mbyllura. Gjate dites se djeshme, perfaqesuesit e OSBE-se ne Shqiperi kane reaguar per sistemin zgjedhor, i cili eshte duke u diskutuar nga partite ne vend, duke krijuar njekohesisht dhe nje atmosfere mjaft te ndezur mes partive te vogla dhe dy forcave kryesore ne vend, per shkak te mosmarreveshjeve, lidhur me reformen zgjedhore. Por, nderkohe, sipas ambasadorit te OSBE, Robert Bosch, sistemi zgjedhor duhet te plotesoje 4 kushte perpara se te miratohet. Per kete arsye, Bosch theksoi se "OSBE do te jete dakord me cdo sistem qe do te miratohet me konsensusin e te gjitha partive". Por, nga ana tjeter, Bosch shtoi se "sistemi i ri, si nje nga kushtet e vendosura nga organizmat nderkombetare, nuk duhet te jete "Dushk transparent'. Ambasadori i OSBE ne deklaratat e tij, te leshuara nga qyteti i Shkodres, nuk harroi te theksonte faktin se ende nuk ka ndonje preference per ndonje sistem te vecante. Gjithashtu, Bosch theksoi se "sistemi i ri zgjedhor duhet te jete patjeter demokratik dhe jo me lista te hapura". E ne kete pike, ambasadori i OSBE ne Shqiperi ka qene mjaft i prere, duke deklaruar se nuk duhet te kete me lista te hapura ne Shqiperi. Ne kete menyre, nje nga pikat e marreveshjes se perbashket te partive te vogla parlamentare, ajo e konkurrimit me lista te hapura, nuk do te jete e pranueshme. Nderkohe qe dhe nje tjeter pike, ku kerkohet qe diten e neserme te mblidhet komisioni i posacem per reformen zgjedhore, pritet te mos plotesohet, pasi bashkekryetaret e ketij komisioni nuk do te therrasin mbledhjen e tij.

O.Xhilaga






Burimi: Koha Jone Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!