Total: (547,836)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
basha

Basha takon Casinin: Po shkelet Kushtetuta dhe dhunohet opozita

Kryetari i Partisė Demokratike i kėrkoi mazhorancės qė tė reflektojė dhe tė tė japė garanci se nuk do tė cenojė ligjet dhe do tė bashkėpunojė me opozitėn. »»


Ushtarakėt ligji i plotė pėr pensionet suplementare

Ushtarakėt ligji i plotė pėr pensionet suplementare

25.04.2008 21:08 - Kategoria: Politike

  Botohet i plotė projektligji pėr mbėshtetjen e punonjėsve tė Gardės

Kuvendi do tė nisė kėtė javė diskutimin mbi ligjin pėr pensionet suplementare tė punonjėsve tė Gardės. Nė kėtė projektligj tė paraqitur prej qeverisė janė pėrcaktuar tė gjitha rastet e pėrfitimit suplementar si dhe tė daljes nė pension tė plotė apo dhe tė pjesshėm. Ndėrsa janė sanksionuar gjithė pėrfitimet e tjera qė do tė ketė kjo kategori e ushtarakėve nė Shqipėri. Nė kuadėr tė kėsaj reforme “Metropol” publikon sot projektligjin e plotė tė paraqitur prej qeverisė. Propozimi nė fjalė vjen nė momentin kur mes qeverisė dhe ushtarakėve nė rezervė ka nisur debati mbi pensionin suplementar qė kjo kategori duhet tė pėrfitojė. Debat i cili ende nuk ėshtė konkretizuar me njė projektligj pėrfundimtar.

Projektligj “Pėr sigurimin shoqėror suplementar tė efektivave tė Gardės sė Republikės sė Shqipėrisė”

Nė mbėshtetje tė neneve 78 e 83, pika 1, tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave, Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė

VENDOSI

KREU I

DISPOZIT A TĖ PĖRGJITHSHME

Neni 1

Qėllimi

Qėllimi i kėtij ligji ėshtė t'u garantojė punonjėsve tė Gardės sė Republikės sė Shqipėrisė, qė trajtohen me ligjin nr.8869, datė 22.5.2003, "pėr Gardėn e Republikės sė Shqipėrisė", dhe pjesėtarėve tė familjeve tė tyre, pėrfitime suplementare mbi ato tė pėrcaktuara nė ligjin nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar.

Neni 2

Pėrfituesit

Tė drejtėn e pėrfitimit sipas kėtij ligji e kanė:

1. Punonjėsit e Gardės sė Republikės sė Shqipėrisė, qė janė aktivė ose nė pritje pėr emėrim nė detyrė.

2. Ish-punonjėsit e Gardės, qė kanė dalė nė rezervė ose nė lirim, sipas ligjit nr.8869, datė 22.5.2003, "Pėr Gardėn e Republikės sė Shqipėrisė", dhe qė trajtohen me pagesė kalimtare apo pension, me pėrjashtim tė rasteve kur nė kėtė ligj pėrcaktohet ndryshe.

3. Gardistėt, punonjėsit e Gardės, pėr kohėn e qėndrimit kursantė, dhe studentėt.

Neni 3

Pėrfitimet suplementare

Punonjėsit e Gardės kanė tė drejtėn e pėrfitimeve suplementare pėr:

a) paaftėsi tė pėrkohshme nė punė; b) rehabilitim shėndetėsor; c) pagesė kalimtare;

ē) ndėrprerje tė karrierės, pėr shkaqe shėndetėsore; d) pension tė parakohshėm, pėr vjetėrsi shėrbimi;

dh) kompensim tė shpenzimeve, nė rast dėmtimesh trupore; e) pension suplementar pleqėrie;

ė) pension suplementar invaliditeti; t) pension suplementar familjar;

g) pension suplementar familjar, nė raste humbjeje tė jetės, gjatė dhe pėr shkak tė detyrės;

gj) ndihmė tė menjėhershme; h) shpenzime varrimi.

Neni 4

Kontributi shoqėror suplementar

Punonjėsit e Gardės, aktivė ose nė prit je pėr emėrim nė detyrė, paguajnė njė kontribut suplementar, nė masėn 2 % tė pagės bruto.

Kontributet llogariten nga administrata e Gardės dhe paguhen ēdo muaj nė fondin e sigurimit shoqėror suplementar tė punonjėsve, jo mė vonė se fundi i muajit pasardhės.

Neni 5

Financimi

Shpenzimet pėr pėrfitimet sipas kėtij ligji financohen nga kontributet shoqėrore suplementare tė punonjėsve tė Gardės dhe nga buxheti i shtetit.

Financimi nga buxheti i shtetit ėshtė i barabartė me diferencėn ndėrmjet shpenzimeve pėr zbatimin e kėtij ligji dhe tė ardhurave tė siguruara nga kontributet, qė paguajnė punonjėsit e Gardės.

Neni 6

Periudha e shėrbimit dhe paga pėr efekt tė kėtij ligji:

1. Periudhė shėrbimi, pėr efekt tė kėtij ligji, njihet:

a) periudha si punonjės i Gardės.

b) periudha e njohur si ushtarak i shėrbimit aktiv tė pėrhershėm nė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė, pėrpara fillimit tė karrierės nė Gardė.

c) periudha si punonjės i Policisė sė Shtetit, pėrpara fillimit tė karrierės nė Gardė.

ē) periudha e ndėrprerjes sė karrierės, pėr shkak tė njė vendimi tė padrejtė.

d) periudha e qėndrimit nė dispozicion, pėr shkak tė pritjes pėr sistemim nė njė funksion, nė pėrputhje me gradėn.

dh) gjysma e periudhės sė kaluar si punonjės nė sektorėt e tjerė, jashtė strukturave tė Gardės, pėrpara fillimit tė karrierės nė Gardė, pėr ato funksione, qė, domosdoshmėrish, kėrkojnė arsimim e kualifikim tė veēantė.

e) periudha nga data e pranimit si kursant, student a gardist, vetėm pėr efekt tė pėrfitimeve pėr shkak tė njė dėmtimi shėndetėsor apo pėr shkak tė humbjes sė jetės, nė krye ose pėr shkak tė detyrės.

2. Pagė ėshtė:

a) paga bruto, qė, pėr efekt tė llogaritjes sė kontributeve dhe pėrfitimeve sipas kėtij ligji, ėshtė paga bazė mujore pėr funksionin/gradėn, sė bashku me shtesat, me karakter tė pėrhershėm.

b) paga referuese, qė, pėr efekt tė llogaritjes sė pėrfitimit, ėshtė paga bruto pėr atė funksion/gradė tė punonjėsit tė Gardės, nė ēastin kur i lind e drejta e pėrfitimit.

Pėr efekt tė pėrfitimeve nga ky ligj, paga pėr gardistėt dhe kursantėt do tė jetė paga bruto pėr funksionin/gradėn mė tė ulėt tė punonjėsit tė Gardės.

KREU II

PĖRFITIME SUPLEMENTARE

Neni 7

Paaftėsia e pėrkohshme nė punė

1. Punonjėsi i Gardės pėrfiton tė ardhura pėr sėmundje deri nė 14 ditėt e para kalendarike, kur vėrtetohet, me raport mjekėsor, se ėshtė pėrkohėsisht i paaftė pėr punė. Shuma e tė ardhurave ėshtė e barabartė me 100 % tė pagės bruto mesatare, ditore.

2. Punonjėsi i Gardės, kur vazhdon tė jetė i paaftė pėr punė mbi ditėn e 14-tė, merr pėrfitime suplementare, qė llogariten mbi pagėn bruto mesatare ditore, tė pėrfituar nė muajin e fundit kalendarik tė shėrbimit, nė masėn:

a) 20 % nga dita e pesėmbėdhjetė e paaftėsisė e nė vazhdim; b) 10 %, kur gjatė kėsaj periudhe ėshtė i shtruar nė spital.

Neni 8

Rehabilitimi shėndetėsor

Punonjėsi i Gardės sė Republikės pėrfiton kompensim tė shpenzimeve pėr rehabilitim shėndetėsor, nėpėrmjet sistemit tė sigurimeve shoqėrore. Shpenzimet pėr rehabilitim shėndetėsor pėrballohen nga buxheti i shtetit. Kriteret dhe masa e shpenzimeve qė kompensohen pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

Neni 9

Pagesa kalimtare

Punonjėsi i Gardės, kur ndėrpret karrierėn dhe shkėput marrėdhėniet financiare, pėrfiton:

a) shpėrblim tė menjėhershėm, nė masėn e dy pagave bruto, mujore. b) pagesė kalimtare, nė masėn 50 pėr qind tė pagės bruto, mujore, qė kishte nė ēastin e fundit, pėr aq kohė sa ka vjetėrsi shėrbimi, por jo mė shumė se dy vjet, pėr burrat, dhe tre vjet, pėr gratė.

Pagesa kalimtare ndėrpritet para kohės sė pėrcaktuar nė shkronjėn "b", tė kėtij neni, vetėm kur plotėsohen kushtet pėr pension tė plotė pleqėrie.

Kur punonjėsi i Gardės, qė ndėrpret karrierėn, ka, gjithsej, mė pak se dymbėdhjetė muaj shėrbim, pėrfiton vetėm shpėrblimin e menjėhershėm.

Punonjėsi i Gardės nuk pėrfiton pagesė kalimtare, kur:

a) e ndėrpret karrierėn pėr shkelje, qė dėnohet, minimalisht, me masėn disiplinore "pėrjashtim nga Garda", ose pėr kryerje tė veprės penale;

b) me kėrkesė tė tij, dėshiron tė largohet nga Garda, pėr t'u punėsuar nė njė sektor tjetėr apo pėr t'u vetėpunėsuar;

c) braktis detyrėn.

Kur punonjėsi i Gardės transferohet apo lėvizet, jo pėr arsye disiplinore, brenda strukturės sė Gardės sė Republikės apo nė njė funksion tjetėr tė administratės publike, gjė qė shoqėrohet me humbje tė statusit qė kishte, si dhe kur punėsohet, gjatė periudhės sė trajtimit me pagesė kalimtare, pagesa kalimtare reduktohet nė masėn, qė kompenson pagėn, mbi tė cilėn ajo ėshtė llogaritur.

Periudha e ndėrprerjes sė plotė tė pagesės kalimtare e shtyn afatin e pėrfitimit tė saj, por jo mė shumė se, gjithsej, 12 muaj.

Neni 10

Ndėrprerja e karrierės pėr shkaqe shėndetėsore

Kur punonjėsi i Gardės, qė ndėrpret karrierėn pėr shkaqe shėndetėsore, tė vėrtetuara nga komisioni mjekėsor ushtarak, nė Spitalin Ushtarak Qendror Universitar, plotėson kushtet pėr pension tė parakohshėm, por nuk plotėson moshėn, pas pėrfundimit tė periudhės sė trajtimit me pagesė kalimtare pėrfiton pagesė, nė masėn 30 % tė pagės sė tij referuese. Kjo pagesė jepet deri nė riaftėsimin e tij pėr punė.

Neni 11

Pensioni i parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi

1. Punonjėsi i Gardės, qė ndėrpret karrierėn, pėrfiton pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi, deri nė plotėsimin e kushteve pėr pension tė plotė pleqėrie, sipas ligjit nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, kur plotėson kėto kushte:

a) (Burrat) Tė kenė arritur moshėn 47 vjeē dhe tė kenė plotėsuar vjetėrsi nė shėrbim 15 vjet.

b) (Gratė) Tė kenė arritur moshėn 42 vjeē dhe tė kenė plotėsuar vjetėrsi nė shėrbim 12 vjet.

2. Masa e pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi tė jetė, si mė poshtė vijon:

a) 50 % e pagės referuese, kur burrat tė kenė arritur moshėn 47,vjeē e tė kenė plotėsuar vjetėrsi nė shėrbim 15 vjet, dhe gratė tė kenė arritur moshėn 42 vjeē e tė kenė plotėsuar vjetėrsi nė shėrbim 12 vjet.

b) Pėr ēdo vit tjetėr vjetėrsie nė shėrbim, mbi kufirin e pėrcaktuar nė shkronjėn "a", tė kėsaj pike, punonjėsi pėrfiton njė shtesė, nė masėn 2 % tė pagės referuese, par mas a e kėsaj shtese nuk raund tė jetė mė e madhe se 20 % e pagės referuese.

Shuma e pėrfitimit tė pėrllogaritur sipas shkronjave "a" e "b", tė kėsaj pike, nuk mund tė jetė mė e madhe se 70 % e pagės referuese. Pėr efekt tė llogaritjes sė shtesės, periudha mbi gjashtė muaj njihet vit i plotė.

3. Nuk pėrfitojnė pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi punonjėsit e Gardės, qė kanė braktisur detyrėn ose qė janė dėnuar me burg, me vendim gjykate, tė formės sė prerė, pėr shkak tė kryerjes sė njė vepre penale, qė lidhet me detyrėn, qė kryente ose qė ka kryer.

Pensioni i parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi jepet pas pėrfundimit tė periudhės sė trajtimit me pagesė kalimtare.

Nė rast punėsimi nė vende tė tjera pune gjatė kėsaj periudhe, masa e pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi tė jetė deri nė kompensimin e 70 % tė pagės, mbi tė cilėn ėshtė llogaritur pensioni i parakohshėm.

Neni 12

Kompensimi i shpenzimeve nė rast dėmtimesh trupore

Punonjėsi i Gardės, nė rastet e plagosjes ose tė dėmtimeve trupore, pėrfiton kompensim, nė masėn 70 %, pėr tė gjitha llojet e shpenzimeve tė kryera nė institucionet shėndetėsore, brenda e jashtė vendit, tė vlerėsuara tė domosdoshme nga komisioni mjekėsor ndėrspitalor. Kur plagosja apo dėmtimi.shėndetėsor ka ardhur si rrjedhojė e detyrės ose pėr shkak tė saj, kompensimi ėshtė nė masėn 100 %.

Neni 13

Pension suplementar pleqėrie

Punonjėsi i Gardės, qė pėrfiton pension pleqėrie, sipas ligjit nr. 7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, pėrfiton pension suplementar pleqėrie.

Pensioni suplementar i pleqėrisė llogaritet nė masėn 40 % tė pensionit tė plotė tė pleqėrisė, kur punonjėsi ka vjetėrsi 12 vjet, pėr gratė, dhe 15 vjet, pėr burrat.

Pėr ēdo vit tjetėr tė vjetėrsisė nė shėrbim mbi pėrcaktimin e mėsipėrm, mas a e pensionit tė pleqėrisė shtohet me 2 % tė pensionit tė plotė tė pleqėrisė.

Pensioni suplementar i pleqėrisė, nė ēdo rast, nuk duhet tė jetė mė i madh se 70 % e pensionit tė pleqėrisė.

Punonjėsi i Gardės, me vjetėrsi nė shėrbim mė pak se 12 vjet, pėr gratė, dhe 15 vjet, pėr burrat, pėr ēdo vit shėrbimi pėrfiton pension suplementar, nė masėn 2 % tė pensionit tė plotė tė pleqėrisė.

Neni 14

Pension suplementar invaliditeti

Punonjėsi i Gardės, qė deklarohet invalid dhe pėrfiton pension invaliditeti, tė pjesshėm ose tė plotė, sipas ligjit nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, gėzon tė drejtėn e pensionit suplementar tė invaliditetit, qė llogaritet nė masėn 1 % mbi pagėn referuese, pėr ēdo vit shėrbimi, por jo mė pak se 50 % tė pensionit tė invaliditetit, qė pėrfiton, sipas ligjit tė sipėrpėrmendur, dhe jo mė shumė se masa e pensionit tė invaliditetit.

Kur invaliditeti shkaktohet gjatė kryerjes sė detyrės ose pėr shkak tė saj, masa e pensionit suplementar, tė invaliditetit tė plotė ėshtė sa diferenca ndėrmjet pagės referuese dhe masės sė pensionit tė llogaritur sipas ligjit nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar.

Kur invaliditeti ėshtė i pjesshėm, masa e pensionit suplementar ėshtė 50 % e diferencės ndėrmjet pagės referuese dhe masės sė pensionit, tė llogaritur sipas ligjit nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar.

Neni 15

Pension suplementar familjar

Kur punonjėsi apo ish-punonjėsi i Gardės, qė trajtohej me pagesė kalimtare, me pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi ose pension suplementar, humbet jetėn, pėr shkaqe qė nuk lidhen me detyrėn, personat nė ngarkim tė tij, pėrfitues tė pensionit familjar sipas ligjit nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, gėzojnė tė drejtėn e pėrfitimit tė pensionit suplementar familjar, nė masėn 50 %, bashkėshortja/bashkėshorti, dhe 25 %, ēdo jetim ose person tjetėr pėrfitues, por kjo shumė nuk duhet tė jetė mė e madhe se 100 % e pėrfitimit suplementar, qė merrte apo i takonte tė ndjerit.

Neni 16

Pensioni suplementar familjar, nė rastet e humbjes sė jetės, nė krye apo pėr shkak tė detyrės

Kur punonjėsi i Gardės humbet jetėn nė krye apo pėr shkak tė detyrės, personat pėrfitues tė pensionit familjar, tė pėrcaktuar sipas ligjit nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, pėrfitojnė pension suplementar familjar nė masėn e diferencės ndėrmjet pagės referuese, qė i takonte tė ndjerit, dhe masės sė pensionit, tė llogaritur sipas ligjit nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar.

Personat nė ngarkim tė tė ndjerit, qė nuk plotėsojnė kushtet pėr tė pėrfituar pension familjar, sipas ligjit nr. 7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, dhe janė tė papunė apo pa tė ardhura tė tjera, pėrfitojnė pension suplementar familjar, nė masėn 50 % tė pagės referuese, qė i takonte tė ndjerit.

Neni 17

Ndihma e menjėhershme shtesė

Punonjėsi i Gardės, nė rast sėmundjeje tė rėndė ose plagosjeje tė tij apo tė familjarėve nė ngarkim tė. tij, si dhe nė rastet e njė fatkeqėsie familjare (vdekje e pjesėtarėve tė familjes apo dėmtime tė rėnda tė pasurisė, pėr shkaqe objektive), pėrfiton ndihmė tė menjėhershme financiare, nė masėn deri nė tri paga mujore, brenda njė viti kalendarik.

Nė rast vdekjeje tė punonjėsit tė Gardės, familjes sė tij i jepet njė ndihmė e menjėhershme, nė masėn e katėr pagave bazė mujore, qė pėrfitonte i ndjeri nė ēastin e fundit.

Kur vdekja ka ndodhur nė krye ose pėr shkak tė detyrės, ndihma e menjėhershme jepet nė masėn e 4 pagave referuese pėr gradėn mė tė ulėt tė oficerit, pėr ēdo person nė ngarkim, dhe, pėr ēdo 5 vjet tė pėrkujtimit tė rėnies sė tij, prindėrve dhe fėmijėve, deri nė moshėn 18 vjeē ose deri nė 25 vjeē, kur vazhdojnė shkollėn, u jepet, pėr secilin, njė ndihmė financiare, nė masėn e njė page referuese pėr gradėn mė tė ulėt tė oficerit. Kriteret pėr dhėnien e ndihmės sė menjėhershme, sipas kėtij neni, pėrcaktohen me udhėzim tė ministrit tė Brendshėm.

Neni 18

Pėrballimi i shpenzimeve nė rast vdekjeje

Pjesėtarėt e familjes tė sė ndjerit ose personat e tjerė, qė organizojnė funeralin dhe pėrballojnė shpenzimet e varrimit tė ish-punonjėsit e Gardės, nė pagesė kalimtare, nė pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi apo qė pėrfitonte njė pension suplementar, sipas kėtij ligji, pėrfitojnė shpenzime varrimi, nė masėn e njė page mujore pėr gradėn mė tė ulėt tė oficerit.

KREU III DISPOZIT A TĖ FUNDIT DHE KALIMT ARE

Neni 19

Zbatimi

Llogaritja, caktimi dhe pagimi i pėrfitimeve, qė rrjedhin nga zbatimi i kėtij ligji, bėhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqėrore, me pėrjashtim tė pėrfitimeve tė pėrcaktuara nė nenet 7,8, 9, 10, 12, 17 e 18, tė kėtij ligji, tė cilat bėhen nga Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikės.

Neni 20 Pėrjashtimi nga tatimi

Pėrfitimet nga ky ligj nuk tatohen.

Neni 21

Rritja dhe/ose indeksimi i pėrfitimeve suplementare

Pėrfitimet suplementare, tė pėrcaktuara nė kėtė ligj, rriten dhe/ose indeksohen sa herė qė rriten dhe/ose indeksohen pensionet e pėrfituara sipas ligjit nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar. Masa konkrete e rritjes dhe/ose e indeksimit pėrcaktohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

Neni 22

Njohja e periudhave tė sigurimit

Periudha e trajtimit me pagesė kalimtare, me pagesė gjatė ndėrprerjes sė karrierės, pėr shkaqe shėndetėsore, dhe pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi, njihet dhe llogaritet si periudhė sigurimi, pėr efekt tė pėrfitimit tė pensionit tė pleqėrisė dhe tė invaliditetit, sipas ligjit nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar. Kontributi pėr efekt pensioni pleqėrie dhe invaliditeti pėr kėto kategori pėrballohet nga buxheti i shtetit dhe llogaritet mbi pagėn minimale, tė pėrcaktuar pėr efekt tė derdhjes sė kontributeve tė detyrueshme.

Neni 23

E drejta e zgjedhjes sė pėrfitimit

Personi, tė cilit, sipas kėtij ligji, pėr tė njėjtėn periudhė kohore i lind e drejta pėr mė shumė se njė pėrfitim, ka tė drejtė tė zgjedhė pėrfitimin mė tė favorshėm.

Neni 24

Pėrfitimet pėr shkak tė detyrės

Kur vėrtetohet se pėrfitimet e parashikuara nė kėtė ligj jepen pėr shkak tė detyrės, ish-punonjėsi i Gardės, i pėrfiton ato, pavarėsisht nga ndėrprerja e periudhės sė sigurimit dhe kėrkesa pėr t'i pėrfituar nuk kushtėzohet nė afat.

Pagesa e pėrfitimeve pėr pension familjar ose invaliditeti, sipas paragrafit tė mėsipėrm, kur nuk bie ndesh me dispozita tė tjera ligjore nė fuqi, shtrihet nga ēasti i lindjes tė sė drejtės.

Neni 25

Mėnyrat, afatet e aplikimit dhe pėrgjegjėsitė

Mėnyrat dhe afatet e aplikimit pėr pėrfitimet sipas kėtij ligji, parashkrimi i tė drejtave, pėrgjegjėsitė, qė vijnė nga pėrfitime tė padrejta dhe rregulla tė tjera, janė tė njėjta me ato tė miratuara pėr pėrfitimet, sipas ligjit nr.7703, datė 11.5.1993, "pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar.

Neni 26

Ankimimi

Ankimimet kundėr vendimeve pėr pėrfitime, sipas kėtij ligji, kur nuk zgjidhen nė rrugė administrative, zgjidhen nė gjykatė, vendimi i sė cilės ėshtė pėrfundimtar.

Neni 27

Njohja e periudhave tė shėrbimit

Pėrfitimet e ish-ushtarakėve, efektivė tė Gardės sė Republikės, qė e kanė ndėrprerė karrierėn para datės sė hyrjes nė fuqi tė ligjit nr.8869, datė 22.5.2003, "pėr Gardėn e Republikės sė Shqipėrisė", dhe tė punonjėsve tė Gardės, qė e kanė ndėrprerė karrierėn para datės 1.7.2006, tė hyrjes nė fuqi tė pagave pėr gradė, pėrllogariten, nė ēdo rast, nė bazė e pėr zbatim tė ligjit nr.8087, datė 13.3.1996, "Pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė", tė ndryshuar.

Neni 28

Pėrjashtimi

Ligji nr.8087, datė 13.3.1996, "pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė", i ndryshuar, nuk zbatohet pėr punonjėsit e Gardės sė Republikės.

Neni 29

Miratimi i akteve

Ngarkohet Kėshilli i Ministrave, qė, brenda 3 muajve nga data e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, tė nxjerrė vendimin, nė zbatim tė nenit 8, tė kėtij ligji.




Burimi: Metropol Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!