Total: (468,191)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation

Artikulli i Perzgjedhur

MASH bėn kėrkesė nė KQZ pėr zhvendosjen e KZAZ-ve

Fatmir Vejsiu, drejtor i Arsimit Parauniversitar nė MASH nė njė prononcim pėr gazetėn "Shqiptarja.com", ka ngritur shqetėsimin e realizimit tė provimeve tė maturės shtetėrore nė disa prej gjimnazeve nė vend, kjo pasi data e zgjedhjeve, pėrkon me datėn e provimeve tė tyre. »»


Reforma Zgjedhore, Ēuēi: Nuk ka asnjė negociatė me PD-nė

Reforma Zgjedhore, Ēuēi: Nuk ka asnjė negociatė me PD-nė

27.05.2012 18:07 - Kategoria: Politike

Bledi Ēuēi

Partia Socialiste shprehet se nuk ka asnjė negociatė midis palėve duke lėnė pezull gjithė procesin pėr Reformėn Zgjedhore. Nė njė intervistė pėr "Shekullin", eksperti i PS-sė, Bledi Ēuci thekson se mungesa e konsensusit dhe ndėrprerja e komunikimit midis dy palėve vazhdon edhe pas mė shumė se 10 ditėsh nga pėrfundimi i afatit tė Komisionit, megjithė pritshmėritė e mėdha edhe tė kancelarive ndėrkombėtarė nga Shqipėria apo Brukseli. Opozita akuzon mazhorancės pėr mungesė vullneti pėr ndryshimin e formulės sė kompozimit tė KQZ-sė. Pėr juristin Ēuēi, Partia Demokratike synon ta mbajė me ēdo kush KQZ-nė me pėrbėrje politike pėr tė pasur njė armė mė shumė nė zgjedhjet e ardhshme.

Reforma zgjedhore ka ngecur ku PD-ja dhe PS-ja ndajnė qėndrime tė ndryshme. Sa shanse ka qė tė zgjidhet pa rrezikuar integrimin e vendit?

Pas njė pune shumė voluminoze Komisioni pėr Reformėn Zgjedhore nuk arriti qė tė propozonte nė Kuvend njė paketė amendimesh tė Kodit Zgjedhor, megjithėse arriti tė hartojė dhe tė miratojė gjatė periudhės sė funksionimit tė tij mė shumė se 60 nene. Pėr fat tė keq, nė mbledhjen e fundit tė Komisionit, siē dihet tashmė, nuk u arrit konsensusi pėr miratimin e tė gjithė paketės. Ēėshtjet kryesore pėr tė cilat palėt nuk ranė dhe nuk po bien sot e gjithė ditėn dakord kanė tė bėjnė me pėrdorimin e teknologjisė nė zgjedhje, mėnyrėn e kompozimit tė KQZ-sė dhe tė drejtat e palėve nė ankimin dhe shqyrtimin administrativ post- zgjedhor. Pėr sa i pėrket pėrdorimit tė teknologjisė, ne e kemi dhėnė konsensusin pėr njė zgjidhje qė kėnaq edhe komentet e ekspertėve tė ODIHR-it nė mėnyrė qė kjo ēėshtje tė mos bllokojė tė gjithė reformėn. Ndėrsa, pėr dy ēėshtjet e tjera, pėrfaqėsuesit e mazhorancėn nuk pranojnė tė ulen pėr tė gjetur njė zgjidhje kompromisi madje, pėr kompozimin e KQZ-sė, ata nuk kanė paraqitur asnjė variant alternativ, ndonėse rikompozimi i tij ėshtė ndėr rekomandimet kryesore tė OSBE/ODIHR-t nė 2011-ėn. Kjo situatė ka vazhduar e vazhdon edhe pas mė shumė se 10 ditėsh nga pėrfundimi i afatit tė Komisionit, megjithė pritshmėritė e mėdha edhe tė kancelarive ndėrkombėtarė nga Shqipėria apo Brukseli.


OSBE/ ODIHR-i ėshtė shprehur kundėr futjes sė teknologjisė nė tė gjithė vendin duke sugjeruar disa zona pilot. Cili ėshtė qėndrimi juaj?

Nė fakt, ekspertėt e ODIHR-it qė kanė asistuar Komisionin, kanė qenė qė nė fillim tė herės skeptik pėr pėrdorimin e teknologjisė nė zgjedhjet e radhės dhe e kanė shprehur gjithmonė kėtė skepticizėm (nė tė pestė takimet qė kemi pasur qė prej muajit shkurt deri nė maj). Megjithatė, duke hequr dorė nga optimizmi i parė i njė lloj metafizike shientiste dhe, sė bashku me ekspertėt e  mazhorancės, ramė dakord qė ta pėrdorim teknologjinė nė dy procese shumė tė thjeshta dhe njėkohėsisht tė domosdoshme, ku zgjedhėsit dhe administrata zgjedhore tė mos implikoheshin nė pėrdorimin e saj. Kėto momente kanė tė bėjnė me verifikimin e dokumentit tė identitetit me pajisje tė specializuara pėr kėtė qėllim dhe numėrimin e votave me skanera optik. Pra, megjithėse e dinim se ODIHR-i nuk ishte nė favor tė teknologjisė, ne hartuam dhe miratuam me konsensus nė Komision paketėn rregullatore tė nevojshme pėr kėtė qėllim. Mirėpo, vetėm pas takimit tė fundit me ekspertėt e ODIHR-it (tė cilėt nuk thanė asgjė tė re nga ēfarė kishin thėnė mė parė), pėrfaqėsuesit e PD-sė prishėn konsensusin e arritur dhe vendosėn tė rishikonin qėndrimin ndaj teknologjisė, qėndrim i cili tashmė dihet. Gjithsesi, pėr hir tė konsensusit edhe ne ramė dakord qė pėr numėrimin elektronik tė bėhet fillimisht njė pilotim nė zgjedhjet e radhės dhe pastaj tė shikohet mundėsia pėr shtrirje nė tė gjithė vendin ndėrsa, pėr verifikimin e dokumentave nė qėndrat e votimit, ne mendojmė se ajo mund tė aplikohet nė tė gjithė vendin pasi prishja eventuale e pajisjes, nuk cenon integritetin e procesit.

Pėrbėrja e KQZ-sė ėshtė njė nga pikat e nxehta, veēanėrisht pėrbėrja dhe ndėrprerja e mandatit tė anėtarėve aktualė

Rishikimi i formulės sė KQZ-sė ėshtė ndėr rekomandimet kryesore tė OSBE/ODIHR-it tė vitit 2011.  Ne kemi tė paktėn dy javė qė kemi propozuar njė draft pėr mėnyrėn e emėrimit tė kryetarit tė KQZ-sė duke pasur parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Qėllimi ynė ėshtė qė tė paktėn kandidaturat pėr postin e kryetarit tė kalojnė nė njė filtėr i cili tė garantojė deri diku integritetin profesional, etik dhe moral tė tij. Fatkeqėsisht, ky propozim kundėrshtohet pa asnjė argument nga PD-ja, tė cilėt nga ana e tyre, nuk kanė asnjė propozim alternativ.


Po pėr animimin, pse nuk miratohet drafti?

Edhe kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn kemi qėndrime tė ndryshme. Ne duam qė nėpėrmjet anėtarėve tė KQZ-sė, tė garantohet e drejta e palėve pėr tė marrė gjatė procesit administrativ provat qė ndodhen te materialet zgjedhore. Ky ėshtė njė qėndrim parimor pasi nė asnjė rast nuk mund tia kufizojmė hapėsirat e hetimit administrativ palėve nė proces. Aq mė tepėr, qė nė drejtėsinė administrative, barra e provės, ndryshe nga procedura civile dhe penale, i takon organit administrativ dhe jo palėve.  Pala tjetėr do ta kufizojė kėtė tė drejtė duke e lėnė nė diskrecion tė vendimmarrjes sė KQZ-sė, me  pretendimin se ajo (e drejta) mund tė keqpėrdoret nga palėt pėr ta shtyrė nė afat tė papėrcaktuar shpalljen e rezultatit tė zgjedhjeve. Mirėpo, duke ditur se KQZ-ja ėshtė me pėrbėrje politike (gjė tė cilėn PD-ja synon ta mbajė me ēdo kusht), propozimi i PD-sė cenon rėndė parimin e barazisė sė armėve.

Pėrse?

E zėmė se dy forcat politike nė vend kanė qėllim ta keqpėrdorin kėtė moment procedurial nė rast humbjeje.

Sipas propozimit tė PD-sė, nė rast se PS-ja i humb zgjedhjet, ēdo kėrkesė e saj pėr tė marrė prova tek materialet zgjedhore (me qėllim pėr tė zvarritur procesin) do tė rrėzohej nga KQZ-ja pasi PD-ja ka shumicėn dhe nuk do pėrmbysje eventuale tė rezultatit si dhe kėrkon ta mbyllė sa mė shpejt procesin. Ndėrsa, nė rast se PD-ja humb zgjedhjet, ēdo kėrkesė e saj pėr tė marrė prova tek materialet zgjedhore (me qėllim pėr tė zvarritur procesin) do tė pranohej nga KQZ-ja pasi PD-ja ka shumicėn dhe do tentojė pėrmbysje tė rezultatit si dhe zvarritje tė procesit. Pra, mazhoranca ka tė drejtė tė shikojė materialet zgjedhore sa herė tė dojė, ndėrsa opozitės nuk do ti jepet kjo e drejtė. Duket qartė se kemi shkelje tė hapur tė barazisė sė armėve. Pėrsa i pėrket propozimit tonė pėr kėtė ēėshtje, tė paktėn ai i garanton tė gjitha tė drejtat e palėve pėr njė proces tė rregullt. 

Burimi: Shekulli Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Dita
  • Telegrafi
  • Shqiptarja
  • Mapo Online
  • PCWorld Albanian
  • Zeri.INFO
  • Fish Media
  • Ekonomisti
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Keshilla.NET
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Krokodili.com
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • Alsat TV
  • TV Klan
  • Gazeta Ballkan
© 2001- Parajsa.com